Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e konsideroi qëndresën e opozitës, vendimin për djegien e mandateve dhe protestat e saj si një nga arsyet kryesore të rritjes së besimit tek PD dhe bashkimit të 85% të shqiptarëve për të refuzuar regjimin e Edi Ramës.
Në takimin me strukturat e PD në Roskovec, Basha e quajti të drejtë vendimin e djegies së mandateve.
“Ne nuk mund të vazhdonim të ishim fasadë e maskaradës ku vidhej nga mëngjesi deri në darkë buxheti i shtetit, ku përdorej parlamenti si leckë për të kaluar ligje vetëm për të vjedhur, si ligji për Teatrin apo ligji për Milot- Balldre dhe dhjetëra ligje të tjera. Dhe çfarë parlamenti!
Një parlament i dalë, siç e di sot gjithë bota nga përgjimet e BILD, Deutsche Welle apo Zëri i Amerikës, jo nga vota e njerëzve, por me përfshirjen e drejtpërdrejtë të grupeve kriminale”, tha Basha, i cili bëri një skaner të njerëzve të Ramës në bashkitë e vendit për të treguar sipas tij, se kryeministri nuk ka vullnet për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme.
“Çdokush që ka iluzionin se me Edi Ramën në krye të qeverisë mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, duhet të ekzaminojë kujtesën dhe të shohë faktet: Shikoni pseudobashkiakët e rinj:
Valdrin Pjetri ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij dhe duhet të ndiqet penalisht. Edi Rama e kandidoi dhe tani urdhëron prokurorinë e korruptuar ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit.
Pjerin Ndreu, në listën e zezë të partnerëve prej vitit 2003 dhe i larguar nga policia për përfshirje në trafiqe, i kapur në përgjime në dosjen 184 duke urdhëruar shkarkimin e mësuesve që nuk votojne për PS, në vend që të ndiqej penalisht, e kandidon dhe e mbron Edi Rama.
Artur Bushi i Krujës mbaroi një mandat si bashkiak trafikant në Itali dhe e rikandidoi.
Dionis Imeraj, Valbona Sako, të dy të kapur në përgjimet e Dibrës, të dy mbrohen dhe promovohen nga Edi Rama.
Tërmet Peçi, Klement Ndoni, trafikantë droge, në vend që të shkojnë para drejtësisë, mbrohen dhe rikandidohen. Agim Kajmaku, i kandiduar në Vorë, i dënuar në Greqi.
Ragip Suli, i kapur në vjedhje flagrante me tendera dhe qira shtetërore, në konflikt të hapur interesi me statusin e deputetit, në vend që të largohej si deputet dhe të ndiqej penalisht, e mbron dhe e promovon Edi Rama.
Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën”, tha zoti Basha.
PO PER VEHTE PSE NUK FLET KE VRARE KE VJEDHUR DHE AKTUALISHT JE I PANDEHUR PER 1 MILIONE DOLLARE
Ky kujton se populli eshte Sali Gelbaza.. Qe te rrezojme thote.. Pret nga populli ti japi tavolinen e kryeministrit aforfe.. Pa ide, pa program, asnje ekonomist verdalle grupit te tij, asnje ekologjist, doktorr (jo penicilina), ambjentalist, jurist etj etj te rinj ti japin ide per cfare ata duan.. Kokebosh.. Retorika boshe.. Do ta rrezojm thote ne bote demokratike.. Ky I beson akoma Ligjit te Kanunit si ai fossili qe e komandon.. Te gjitha fytyra nga ish qeverrisja.. Te perbuzur nga publiku. Te thare idealist dhe barkosur fizikisht.. Te urryer dhe bajat. Bumcja qe e thoshte troc: Skemi fonde te restauronte murin mozaik ne qender te Tiranes si ish minister kulture. Koha ben te sajen thoshte I vjeterson gjerat. Gomar.. Ish minstri I shendetesise blinte pajisje dhe nuk I mirembante.. Blinte 60-70 miljon makineri dhe skishte buxhet ta riparonte. Ai qukapiku me leket ne Qipro e morri buxhetin sikur do shtrinte kablla deri ne Kosove (hajde mo kaderi dreqit po te ishte realitet). E vodhen deri ne palce popullin thene shkurt dhe te njejtat fytyra ky krric gomari I rrine anash kur flet dhe hajde ti besoji ujkut rolin e cobanit..
Eshte turp per gazeten TEMA qe ka botuar kete artikull skandaloz plot vrer dhe xhelozi dhe qe meren me nje psikopat dhe i pa afte si Lul Basha.O popull mos e lexoni kete ngeles ne cdo detyre qe i eshte dhene se i do postet dhe fotoret ne tavoline i perkedheluri i Sales.
Ha ha ha,Rama na qenka hajdut e vetë na
është melaqe(engjëll)!!!!!!.O tempora o mores!