Rrini me gojë hapur tani, na trajtojnë si qenër. Të na kthejnë lekët për Klanin

7 Gusht 2019, 10:05Politika TEMA

Nga Artan Fuga

Mos kujtoni se merrni shërbime televizive pa pagesë!

Mos bëhemi budallenj!

Mijra vetë kanë reaguar vetëm në këtë faqe kundër faktit të një shërbimi të paguar por jo të dhënë në tregun e mediave audiovizive si edhe tentativat për të na e shitur një produkt dy herë, pra tv Klan një herë blerë te dixhitalbi, dhe pastaj ripropozuar për ne nga Tringu!

Klienti ose duhet të jetë qytetar dhe të reagojë, ose do jetë klient skllav që do t’i cpojnë xhepat duke e lënë zbathur.

AMA ka reaguar sot pikërisht në saje të reagimit tuaj qytetar. Mos e lini çështjen!

Ne dualm të na zgjidhet problemi nga ministria e financave dhe AMA. Përndryshe merreni atë bashkëqeverisjen me qytetarët dhe hidheni në wc!

Ne nuk duhet të lemë të na trajtojnë si qenër!

Ne nuk jemi qenër, ne jemi audienca. Me lekët tona funksionojnë televizionet. Mos kujtoni se i keni falas. Asgjë nuk është falas në këtë botë. Privatët i paguajmë me cmimet e mallrave që blejmë ku futen edhe shpenzimet për reklamë, kurse tv publike me taksat sa frëngu pulën.

A e dini se rrjetet dixhitale i kanë bërë operatorët televizivë të cilët kanë marrë nga buxheti i shtetit miliona euro, miliona euro nga xhepat tanë, nga medikamentet e pensionistëve, nga librat e shkollarëve, nga transporti publik, nga ushqimi ynë.

Ne duam transmetime cilësore jo propagandë bajate, ne duam raportim serioz jo kronika limonatë pa asnjë cilësi, ne duam të trajtohen me dinjitet gazetarët dhe jo si skllevër të kohëve antike, ne nuk duam që një televizion të jetë një partner i privilegjuar i qeverisë, por t’i shërbejë publikut sa kohë që edhe si privat funksionon me lekët tona!

Ja ato filmat qesharakë që na vijnë nga vitet 70 të ritransmetuar një milion herë i keni paguar sa frëngu pulën, me miliona euro që ju janë hequr nga goja.

Rrini me gojë hapur tani!

Dhe për një shërbim informativ propagandistik dukshëm në favor të pushtetit, të politizuar kundër interesave qytetare keni paguar miliona euro që qeveria u ka falur operatorëve televizivë pa ju pyetur fare ju.

Ne nuk paguajmë që të na deziinformojnë ose të na bëjnë lavazh trush.

Pikë!

AMA bën mirë me këtë deklaratën por ne duam lekët tona mbrapsht, ta gjej me ministrinë e financave, e cila as mos flejë, as mos merret me propagandë, por të na mbrojë. Ose : “Our money back!”

Përndryshe bojkotojmë të gjitha transmetimet televizive!

Gjithçka është në dorën e qytetarëve, mos paguani parkinge ku nuk ju japin faturë, mos pranoni fatura aforfe energjie elektrike, abandononi të gjitha produktet e kompanive që shkelin të drejtat qytetare dhe bëjnë politika korruptive!

Ne kemi të drejta!

13 komente në “Rrini me gojë hapur tani, na trajtojnë si qenër. Të na kthejnë lekët për Klanin”

  1. Ketij i mungon nje vide says:

    Une them qe kur na vjen fatura afrofe mos shkojme ta bejme problem por ta bojkotojme, duke mos perdorur me energji elektrike. Them te kthehemi tek kandili. Edhe kur rrobat dalin te cilesise se dobet mos te sqarohemi dhe te ankohemi deri tek komisioni parlamentar i tregtise, por te vishem me lekure kafshesh ose te mbulohemi me gjethe fiku. Nuk mund te tolerojme me. Do ti marrim frenat e jete sone ne dore.

  2. O prof,per nderzimin artificial do na thuash ndonje gje si i shumditur qe je se per klanin nuk na plas…
    Ti me ato horrat shpellar qe e ndiqni ,rregullojeni me salikomunistin.
    Shyqyr qe ke te drejten e botimit dhe na can trapin cdo dite per hallet e tua personale.
    Ti qe ke pare qyl vetem ankohesh per me shume qyl…
    Ti do enverin dhe babain tend qe te duartrokasesh gjithe diten.

  3. Agron says:

    Me prof.jam plotsisht dakord kete here, kush I kontrollone keta telvizjone qe bejne siduane?

  4. Po qenke i trash more peofesor,te gjithe po te thone(mqs je i varfer)blej nje anten dhe aparatin dhe shiko kanalet publike,bashke me klanin tend ,sa te plasi koka
    Te fala sandrit o idiot.

  5. BRSS says:

    TI JE KALUAR QENIT O LLAPAQEN

  6. 1962 says:

    Je akademik o idiot, nuk je analist gazetash. Merru me ceshtje akademike, lerua OJQve dhe gazetave problemet e perditshme. Nuk paguhesh per te llapur neper media, paguhesh per te hedhur dhe zhvilluar ide te reja dhe per ti shtruar nga ana akademike. Po cfare them edhe une, ti nuk e di as vete se per cfare paguhesh, perderisa nuk publikon asnje produkt akademik, por vetem llogje te tipit Ylli Rakipi. Mos harro o Akademik: njerzit e medhenj merren me idete, njerzit e mesem merren me ngjarjet, njerzit e vegjel merren me njerzit. Deri tashti ti mund te klasifikohesh diku midis kategorise se dyte dhe te trete, vazhdo keshtu se do shpikim per ty nje kategori te re.

  7. Tapa13 says:

    Oooooo profesor “filozof”…..Klani yt ka detyrimin te transmetoje falas…nderkohe ka marre leke nga platforma digitalb….

    Mos duhet te na ktheje Klani yt leket ooooo (l ose k)-oqeeeeee….

  8. Lala says:

    Mos paguani per nje qime [email protected]@ke miliona dhe nena e re vdese ne fshat sepse nuk ja mami per ndihme .

  9. qytetar says:

    AMA nuk ka idene se cfare funksioni ka…
    Ka kontrata, ka ligje, kush nuk i zbaton te gjobitet dhe te futet ne burg. I mbron kryeministri apo familja Berisha ???
    Frangaj e hapi dikur nje platforme me pagese, e mbajti disa muaj sa i zhvati milionat popullit , dhe e mbylli.
    Po keshtu pislliqe te tilla ka bere dhe ABCOM dhe te tjere, por ata qe duhet te kerkojne llogari , marrin rryshfet dhe qepin gojen.
    Shtet hajdut, rrumpalle, kush vjedh me shume

  10. loni says:

    Po i jep motorit pa kaske mbrojtese,si te marim shembull ne te tjeret ,se ne te grabitur jemi.Ne vende si Shqiperia e mbushin barkun me tv,me fjale boshe nga kokeboshe.”Po keputi nje kokerr molle gjenerali,ushtria sheshon gjithe plantacionin”(nqs e ka thene Dritero Agolli).

  11. malokëria = qenëria says:

    Ha mut ha o profesor, na plasi hajdari per Klanin, Tringun apo Digitalbin. Te kishe bertitur kaq fort ti dhe zagaret e tjere kur u vrane 4 vete ne 21 Janar, mbase ndryshe do kishin shkuar gjerat. Digitalb te ka sqaruar qe ne kontrate nuk ke liste emerore kanalesh dhe qe lista eshte subjekt ndryshimesh ne cdo kohe. Prandaj me ligj nuk ke cfare kerkon. Per shijet personale pastaj, eshte zgjedhja jote, ik shqyej bythen lart e poshte me kanoce apo sac.

  12. Ed tironci says:

    Gezuar baftjar….profesor perdor piraterine sic ben gjithe bota ose ndryshe mos ha m….aleksander frangaj i ka bere leket…se rruan trapin nese ti abonohesh te TRINGU…

  13. ©KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Prishja e kontrates nga ALBtelekom si dhe subjektet qe kane marre persiper trasmentimin e sinjalit te tv.klan .brenda plateformes dixhitalb,duhet ti pergjigjen klienteles.
    Ne kontratat cdo klient qe largohet nga platforma digital ka sanksione

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje