Metoda Vishinskij e PD-së nuk fuksionon me Ramën, Veliajn, Lleshajn, Spiropalin!

7 Gusht 2019, 09:21Politika TEMA

Nga Albert P. Nikolla

Brenda PD-së, që në lindjen e saj, krahas tribalizmit të theksuar, ka pasur një ngarkesë të fortë ideologjike staliniste e ardhur kjo nga përvoja vetjake e krerëve të saj të brumosur përgjatë komunizmit enverist. Dëshmi konkrete e saj ka qënë lufta e pabesë për pushtet që në orët e para të themelimit të PD-së dhe ajo që unë e quaj tradhëtia e madhe e shtysës shpirtërore demokratike të studentëve shqiptarë!

Ishin studentët që në ’90-n i dhanë jetë lëvizjes së një 68-te të vonuar shqiptare duke u barazuar në dinjitet e pasion për liri me moshatarët e tyre perëndimorë. Orëzezë ishte ardhja në krye të kësaj lëvizje e krerëve që ishin të lidhur me grupimet konservatore staliniste të regjimit i cili kishte mbetur tashmë pa dhëmbë në gojë dhe kërkonte hapësira të reja pushteti politik!

Besoj, nisur nga studimet e mia të fenomenit komunist në Shqipëri, se PD-ja është e vetmja bartëse e atavizmave dhe reminishencave staliniste të enverizmit. Do të përpiqem ta ilustroj këtë lidhje logjike me një shëmbëlltyrë që ka të bëjë me dukurinë e metodës së hetuesisë të zhvilluar nga Vasilij Vishinkij në Bashkimin Sovjetik. Persekutimi i tmerrshëm stalinist në Bashkimin Sovjetik u bë intensiv që me vdekjen e Leninit dhe ardhjen në pushtet të Stalinit, por spastrimi stalinist e arriti kulmin në periudhën korrik 1937 – shtator 1938, e cila quhet edhe “spastrimi i madh”! Nga pikëpamja antropologjike më ka tërhequr vëmendjen një personazh famëkeq i cili nxiti një metodë hetuesie dhe torture që ishte krejt e mëvetshme dhe nuk kishte të ngjashme as me torturat e përdorura në Rusinë Cariste. Risia makabre e kësaj metode qëndronte në pretendimin e saj se i akuzuari vetakuzohet dhe pranon të gjitha akuzat që partia i drejton. Proverbiale mbeten disa pyetje gjatë hetuesisë së Vishinskijt, sidomos me figura të shquara të regjimit sovjetik, si ajo e Kamenevit.

Vishinskij: “Si i shikoni artikujt e deklaratat që keni shkruar në 1930 në të cilat ju shprehni devotshmërinë për Partinë? Mashtrim?” Kamevev: “Jo, më keq se mashtrim”! Vishinskij: “Hipokrizi e ndyrë”? Kamenev: “Akoma më keq”! Vishinskij: “Më keq se mashtrimi, më keq se hipokrizia! Të gjejmë fjalën e saktë, tradhti”? Kamenev: “Ekzakt, ju e thatë”!

Ishte koha kur BS-ja ishte shumë në sy të kritikave të vendeve perëndimore për proceset e dënimeve masive kriminale dhe Vishinskij kërkonte një metodë që të ndihmonte regjimin në “larjen e duarve”! Për këtë arsye ai torturonte dhe terrorizonte të akuzuarit, fati i të cilëve tashmë ishte vendosur, që të pohonin akuzat e ngritura nga prokurori kundër tyre. Në BS qeveria pati iluzione se kjo metodë do ta “shfajësonte” sadopak ndaj kritikave në nivel ndërkombëtar! Për këtë arsye metoda Vishinskij u përhap edhe në vendet satelite të BS-së dhe me një homologji famëkeqe, pas Luftës së Dytë Botërore, u ngritën grupet e punës në Poloni, Çekosllovaki, Rumani e më vonë edhe në Shqipëri! Një studiues polak, duke iu referuar kësaj dhune famëkeqe, e pat përshkruar metodën Vishinkskij në Poloni në këtë mënyrë: “Unë të akuzoj në emër të Partisë! Ti, i akuzuar, edhe nëse nuk e idenë se për çfarë po të akuzojnë, duhet të thuash: po është e vërtetë që e kam bërë këtë krim dhe kërkoj nga Partia që të më dënojë me maksimumin e dënimit! Në rast se nuk e pranoni akuzën, ju po thoni se Partia ka gabuar duke ju akuzuar? Mos o Zot”!

Në Shqipëri kjo metodë ka qenë shumë e përhapur, sidomos ndaj krerëve të lartë të regjimit që në një moment të caktuar shpalleshin armiq! Bënte një efekt shumë tronditës në popullin e ideologjizuar tek dëgjonin politikanët më të pushtetshëm të pohonin me gojën e tyre se ishin agjentë dhe se kishin bërë plane për asgjësimin e udhëheqësit. Për diktatorin dhe regjimin kjo ishte një ndihmesë ideologjike në vijën e saj të “pagabueshme”, sepse armiqtë po pohonin vetë se ishin kundër partisë! Asnjë sukses nuk pati ajo metodë në torturat dhe hetimin ndaj përfaqësuesve dinjitozë të Kishës Katolike! Asnjë syresh nuk pranoi se kishte gabuar kundër regjimit, por pohuan se kanë vepruar përherë në përputhje me ndërgjegjen dhe moralin e tyre me frymëzim hyjnor!

Ndër dy partitë kryesore paskomuniste, PS dhe PD, besoj se PS-ja ka bërë përpjekje serioze dhe i është larguar thelbësisht kësaj metode në veprimtarinë e saj partiake dhe në luftën për pushtet brenda partisë. Janë të shumta rastet që dëshmojnë se në këtë parti ka pasur fraksione mendimi ndryshe dhe një lloj “disidence” politike brenda saj! PS-ja është pra një parti që ka bërë kapërcimin e madh ideologjik e kulturor dhe i është afruar që prej lindjes së saj një mendësie të re të jetës partiake, të denjë për një parti europiane!

Përkundrazi, PD-ja ka mbetur që prej themelimit të saj, ndonëse e lindur hipotetikisht si parti antikomuniste, mbartëse e mendësisë staliniste të regjimit enverist! Që në fillesat e saj PD-ja ishte shndërruar në njëlloj “rëre të lëvizshme” të rrezikshme, ku sa më shumë të flisje, aq më shumë rrezikoje të zhyteshe në periferinë e saj dhe të largoheshe si armik! Sjell në vëmendje zbulimin e “grupeve armiqësore”, siç ishte rasti i N. Cekës, që në vitin e parë të jetës së kësaj partie! Më vonë shkëputja e Partisë Aleanca Demokratike dhe Partisë Demokrate të drejtuar nga G. Pollo. Po çfarë kanë të përbashkët këto dinamika me metodën Vishinkij?

Besoj se kanë të përbashkët thelbin ideologjik dhe mendësinë e drejtuesit historik të PD-së! Natyrisht nuk jemi në kohën kur kundërshtarët mund të dënohen me vdekje, por ka diçka të ngjashme me Vishinskij-n në këtë aspekt: kushdo nga të akuzuarit, të dënuarit, të larguarit dhe kritikët mund të kthehet në PD nëse pranon fajet e mëdha që ka bërë kundër udhëheqësit dhe me përulësi, gati rrëshqanas, kthehet te “partia mëmë”! Rastet janë aq të shumta, sa është e panevojshme të përmendim emra. Mjafton të pohojmë se figurat kryesore të partisë Aleanca Demokratike dhe Partisë Demokrate militojnë tashmë në mënyrë aktive pranë PD-së. Kjo mënyrë spastrimesh në PD, që është bartëse e denjë e mënyrës Vishinskij, është e përhapur kudo në degët e PD-së në rrethe. Ajo është që prej lindjes së saj një parti e asfiksuar, në të cilën debatet janë krejt të pamundura dhe kush flet kundër, qoftë larg, “doktorit”, ia ka prerë vetes e fisit të vet mundësinë e karrierës në PD për 50 vitet e ardhshme!

Mirëpo mendësia është një dinamikë kulturore lozonjare dhe shpeshherë del jashtë kontrollit. Në vend që metodën Vishinskij ta përdorin brenda PD-së, militantët e frymëzuar nga udhëheqësit kërkojnë ta nxjerrin edhe jashtë partisë, duke sulmuar egërsisht dhe me manipulime politikanë të PS-së. Rastet e sulmeve ndaj Kryeministrit Rama janë të panumërta dhe në thelbin e tyre fatkeqët e detyruar nga metoda Vishinskij e PD-së e dinë se sulmet janë të rreme e pa asnjë bazë dhe në mënyrë të pavetëdijshme mund të kenë ndonjë impuls shprese të rreme se i akuzuari mund të thotë: “Po jam fajtor”! E kundërta është e vërtetë! Përherë përballë këtyre akuzave të rreme politikanët e PS-së janë përgjigjur me pasion të fortë kundër mashtrimeve dhe në të shumtën e rasteve kanë përcjellë në gjykatë akuzat e rreme. Të njëjtin qëndrim të fortë ka mbajtur Kryebashkiaku Veliaj i cila ka qenë shënjestër e preferuar e simahorëve të Vishinskij-t të PD-së!

Po aq të forta ishin edhe qëndrimet e mbështetura në dinjitet e logjikë të fortë të Ministres Sipropali e të Ministrit Lleshaj. Në rastin e Ministrit Lleshaj, metoda Vishinksij ishte krejt e qartë, sepse ai akuzohej për një tender që ende nuk ishte zhvilluar! Kishim të bënim pra me një proces hetuesie të mendimeve, jo fakteve! (sic! metodë tipike staliniste!) Mendoj se qëndrimet parimore të përfaqësuesve të PS-së kundër mbetjeve ideologjike staliniste të PD-së, përveçse një mbrojtje legjitime e dinjitetit të tyre dhe të partisë ku militojnë, i bëjnë favor të madh PD-së duke e ndihmuar në shkëputjen prej së kaluarës staliniste që ende është këmbëkryq në atë parti. L. Basha, pa u futur në rolin e Hrushovit që sulmoi kultin e individit të Stalinit, nuk ka asgjë në terezi për ta bërë PD-në një parti të denjë të opozitës!

12 komente në “Metoda Vishinskij e PD-së nuk fuksionon me Ramën, Veliajn, Lleshajn, Spiropalin!”

  1. Gjoni.Shkoder. says:

    Artikullshkruesi qenka tipi i “opinionistit” qe kerkohet per te nxjerr nga kazani i plehrave sallonet televizioneve shqiptare te Marqave, Luboshkajve apo Bushatit, Nkolles dhe bythlepirsve tjere.

    Analize perfekte.I lumte

  2. A.N. says:

    Bravo per analizen, PD-ne e persekuton fryma e Berishes, fryme komuniste.

  3. Kaloresi i leshtelikes force e pare says:

    Qenke nje trap fare.historia e pd lidhet me udb jo me vishinskin.sa per nikiten tend te dashur duhet ta dish,meqe ke atudiuar historine e rusise çara luftes se dyte boterore.sigurisht ke degjuar per intervecionin e madh kunder rusise.englezet pushtuan bakune.arrestuan dhe pushkatuan 26 komisaret e bakuse.po i 27 ,nikita hruahovi,pse nuk u pushkatua,por u lirua dhe u lejua te largohej.meqe ke degjuar debatin me kamenievin ne hollesi ma shpjegon dot lirimin nga englezet te nikites tend te dashur. Pyet nje cike.pa tre fakte te vertetuara,jo llogje,asnje denim nuk jepej.pse te burgosurit politike nuk hapin gjyq per te fituar pafajesine?sepse jane denuar me fakte jo me llogje kavaje.

    1. Cobani i dhenve says:

      ky karloresi i leshit t dhise do te jete jevg, perndryshe nuk spiegohet dot nxehja e tij…

      Pa dashur ti hyj historise pasi nuk e kam arritur ate kohe dhe nuk di per ate kohe, thjesht duke u bazuar tek artikulli i dashur karlerues, mirr fryme thelle para se te flasesh pasi oksigjeni ne tru te ndihmon te mos ja futesh si kau peles.
      Artikulli flet per metodat e PD-se dhe jo qellimet.

      UDB nuk eshte metode – ky artikullshkruesi po flet per metoden e perdorur nga Sali Berisha dhe PD, per te arritur tek qellimet e UDB-se, nese mund ta marrim te qene lidhjet e Berishes me UDB

  4. Kaloresi i leshtelikes force e pare says:

    Injorant qe shtremberon faktet.vishinski nuk ka qene as polic as minister i brendeshem.ka qene minister i jashtem.minister i brendeshem ka qene xherxhinski.

    1. kulmaku says:

      Vishinski nuk ka qene asnjehere minister i jashtem,por zevendes minister i jashtem dhe nje nga diplomatet me te zote dhe me me kulture qe ka patur Rusia,,minister jashtem ka qene Molotovi. Vishinski kishte prejardhje nga shoqeria e larte cariste,dhe eshte fakt qe ne nje takim te nivelit te lart europian ministri laburist britanik e pyeti : si ka mundesi qe ti perfaqesues i aristokracise se lart ruse mbron interesat e proletariatit dhe une qe vije nga shtresa e varfer e klases puntore angleze mbroje ineresat e borgjezise,ai u pergjigje: e thjesht fare ,ne kemi tradhetuar klasat.

    2. Avokati says:

      Vishnski ishte prokuror. Nuk thote gje autori qe ishte minister i brendshem.

  5. artiles says:

    Dukej sikur PS-ja e kishte kaluar këte metodë mendimi e veprimi, por me ardhjen e Edi Rames, ajo eshte në veprim të plotë.
    Ku janë sot zërat kritikë brenda PS-së? Më thoni a ka ndonje prej tyre ndonje post? Përkundrazi po shkojnë gjithnjë e më shumë në periferi.
    Ndërkohë që “të rinjtë” kanë një natyrë servilizmi dhe nënshtrimi pa kushte ndaj liderit gjithnjë e më të theksuar.

  6. Gj.Gj. says:

    Po guantanamo e manualet amerikane te torturave, shpjegohen me vishinskin? Po Merkantizmi institucional? Shpjegohen me Vishinskin?
    O studiues me argumenta “te forta “, pse nuk mer si shembull inspirimi inkuizicionin mesjetar apo eksperiencen sunite ne PD e ne qeverine aktuale ? Shtypja e perjashtimi i kundershtareve (kur i ke ben vete) dhe bythlepirja e me te fortit qe ke lart ose qe te hedh ndonje kocke eshte morali i pushtetareve dhe pjeses me te madhe te politikaneve sot. Uroj te ndryshoje por kam bindjen se keto lloj analiza vetem corodisin

  7. Le lee says:

    Cdo parti eshte produkt i vlerave qe mbart nje shoqeri,Vlerat e 1990 te sollen PD, erresira padija halabaket xhepistat bishtpellumbat qofte skare ishin vlerat e 1990 qe PD rezonoi kishte dhe njerez me vlera ,,patjeter po,Permende metoden e spastrimit te madh nese kuptova ,,,une te akuzoj dhe alibia ime eshte pranimi nga ana jote,,,, Po lidhjen prape se bej dot ,Apo une te akuzoj dhe alibia jote eshte ,,,,Akuzat enje burrgaxhiu smerren per baze, MIre Velon ma bere Kamenev po Spiro pulin si do ta pagezosh.,,pak rendesi ka,Atehere e zeme se une jam PD me vlerat qe kam ato qe kam dhe te akuzoj si nje mashtrues ordiner qe fondet e harxhuara nuk perligjin punen e ebere ne Tirane,Se organika e bashkis ka shume me teper njerez sesa duhen,Se je e detyruar dhe per ne gote te besh tender ,,,, kush do jete alibia jote ,,,mos u merrni me ate eshte PD.Ne qfs une akuzoj Spiro pulin ,,,alibia jote eshte ,,, Kafsha nuk e shikon sa e bukur dhe e zgjuar jam, Ne ka ne PS njerez me me pak vlera ata jane pikerisht ata qe ti u bene reklame dhe sa do qe comandanti cnuk ka bere per ti promuar prape per vjeshte jane me 2 provime

  8. Le lee says:

    Dhe sa per dijeni ke 3 libra me mbi 500 faqe me provesverbalet e gjykimin e mbi 20 liderve bolshevik ,Qe nga Buharini e deri tek Kamenievi.Dhe gjyqet u bene ilve me prezencen e te derguarve Nga evropa dhe te gazetarve amerikan,Dhe prap sa per dijeni plani 5 vjecar i modernizimit te ushtris ishte katastrofik por dhe ai gjykim i ushtarakve eshte i moinitoruar dhe me procesverbale,Sma do mendja qe kishte nevoj per metoden vishinskij denimi i ushtarakve

  9. Loreta says:

    Analize e sakte. E pergezoj autorin. Kjo eshte e verteta te cilen shume analiste, pervec Mero Bazes dhe koleget e rraces se tij, kane frike ta thojne.
    Kjo nuk eshte fatkeqesi per vete PD sa eshte fatkeqesi per vendin, pasi gradualisht PD-ja eshte kthyer ne nje organizate te dhunshme, shume te rrezikshme e tashme e konfirmuar si strehe e grupeve kriminale te organizuara e te armatosura.
    Fat i madh per ne qe kemi mbeshtetjen dhe kujdesin e ShBA-ve dhe pike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje