Nga Zhaklina Rira
Investimet e Huaja Direkte (IHD), janë motorri në përshpejtimin e zhvillimit dhe rritjes ekonomike të vendit tonë. Vëndet në zhvillim, mbështeten në IHD, për të nxitur ekonominë e tyre.
Për ta thjeshtësuar mendimin, nëse Shqipëria do të ishte biznes, por jo “biznesi i shefit” por i joni, cila do ishte strategjia që do ndërtonim, për të qënë ky biznes i suksesshëm? Si mund të rriteshin “shitjet në treg të huaj” pra të tërhiqeshin investimet? Si fillim, do identifikonim cili do ishte targeti ynë/ose tregjet, klientela që do të synonim për të tërhequr vëmëndjen e tyre. Ku ka nevojë kompania të investohet, kush janë sektorët, dhe si mund të përmirësoheshin strukturat e brëndshme të kompanisë, për tju përgjigjur shpejt dhe me cilesinë e duhur të shërbimit që klientela e perthithur të mos kthehet mbrapsh për shkak të pengesave të ndryshme rrugës.
Do e filloja me faktin, se cilat janë vëndet, të cilat do të ishin optimale për të investuar në Shqipëri, pra targeti? Panvarsisht se Greqia dhe Italia, me territore janë më afër Shqipërisë, nuk do e shihja target kryesor, për shkak të “halleve të tyre të brëndshme” dhe janë konkuruese të drejtpërdrejta të Shqipërisë. Si të tilla ato kanë tendencën “më shumë të marrin se sa të japin”. Shtetet si Franca, Gjermania, Amerika, janë vënde “të ngopura”, të konsoliduara, të ndërtuara me themele të forta dhe “kanë lluksin dhe kohën” të sjellin jo vetëm investimet e tyre të fuqishme, por dhe ekspertizën dhe standartet e tyre. Këto vënde tek ne do sillnin jo vetëm zhvillim më të qëndrueshëm, ulje të papunësisë, por do ndihmonin në zhvillim të burimeve njerzore, një kulturë pune, për të cilën ne kemi nevojë të huazojme eksperinca positive.
E dyta do të ishte orientimi i këtyre inevstimeve. Cilët janë segmentet? Ku është e rëndësishme për vendin tonë të përthithen investimet? Ku kemi ne potencial të pashfrytëzuar, që është lënë të flejë, por është i domosdoshëm për ekonominë vëndase, dhe nuk ka pasur inestime të mira që mund të ofrojnë ciklin e plotë të shërbimit apo produktit?
Turizmi, por ai i lluksit. Eshtë një segment, i cili do sillte jo vetëm të ardhura marramëndëse për vendin tonë, por dhe vëmëndje të jashtëzakonshme, tek ata që vërtetë kanë mundësi për të investuar. Si? Përgjigja është Marina, porte jahtesh dhe mundësisht jo të jahteve 8-10 metra, por ato 30 metra e sipër. Sepse, ato që i kanë këto mjete lluksi, kanë jetën, mundësinë, dhe buxhetin për të na parë si një vënd interesant, për të investuar, i cili ofron bukuri natyrore shumë herë dhe më të bukura se Greqia, por Shqipëria nuk ofron një vënd “për të parkuar”.
Një shëmbull i thjeshtë: Përse duhet që turisti që bën itenerarin Kroaci-Greqi ose Kroaci- Itali, të ndalojë në Mal të Zi për tu furnizuar me karburant? Në fakt, ai nuk do të ndalojë aty, se është tepër afër dhe shpejt me Kroacinë për tu furnizuar, por kjo mundësi nuk i ofrohet në Shqipëri. Çfarë vlere mund të fitonim ne si vënd? Të bëjmë një llogari të vogël, vetëm për qëndrime të shkurtra deri në 6 orë në një port jahtesh, pa pallogaritur këtu shumë pluse të tjera. Jahti më i thjeshtë, ka nevojë për një sasi karburanti min 500 Euro (në moment furnizimi), plus ka nevojë
për furnizim me ujë, energji dhe vlerë parkimi rreth 200 Euro, një drekë, furnizime, apo blerje të ndryshme në qytet, min 200 Euro. Pra flasim 900 Euro shpenzim për një yaht të vogël ose mesatar. Një port jahtesh prej 500 vende (mesatar), do sillte një vlerë prej 450.000 Euro në 6 orë. Në një ditë-natë 1.8 milion Euro. Në vit 657 milon Euro. Këtu nuk janë logaritur, turistët që rrinë me ditë të tëra, as nevoja shtesë të një jahti 20-30 metra, as ata të cilët mund ta shohin Shqipërinë si vënd parkimi gjatë periudhës së dimrit. Të gjithë ata që sot parkojnë në Itali dhe Greqi, nesër mund të parkojnë në Shqipëri, për shkak të kostove të mirëmbajtjes së ulët që ne mund të ofrojmë.
Me 365 km vijë bregdetare, numri i gjinjve bregdetar, drejtimet e erërave të buta dhe diell thuajse 6 muaj të vitit, ne mund të ofrojmë këtë produkt më mirë dhe më lehtë se vëndet fqinje. Kjo do të sjellë më vonë dhe një kërkesë shumë të lartë për resorte lluksi, të cilat do të kompletonin këtë segment të ekonomisë. Sot dhe sikur të ndërtonim rezorte lluksi, nuk do e kishim të garantuar klientelën që shpenzon vlera të larta. Gjatë sezonit të verës, këta visitor duan të vijnë me jahtet e tyre dhe ne akoma nuk e ofrojmë këtë mundësi.
Sipas numrave të Fondit të Trashëgimisë, Shqipëria ka thithur vetëm 10% të fondeve që vijnë për Ballkanin Perëndimor, për këtë kryeministri Z. Rama thotë: “Eshtë një e dhjeta sepse ne nuk kemi qënë në gjendje të krijojmë një rrugë të qëndrueshme për të rritur IHD-në në turizëm, ku kemi dhe potencialin më të madh. IHD në turizëm ka qënë shumë e ulët dhe në vënd të kësaj energjia ka qënë më e rëndësishme.” Pra gjithashtu, është në vëmëndje të qeverisë turizmi, por pse jo ai i lluksit, pastaj të gjithë të tjerët do ishin të mirëpritur.
Bujqësia. Imagjinoni çfarë impakti do kishte investimi në bujqësi, kur ky sektor punëson 47.8% të popullsisë dhe ze rreth 24.31% të tokës, jo vetëm por kontribuon në 18.9% të PBB-së së vendit. Si pjesë e para-proçesit për pranim të Shqipërisë për në BE, fermerët janë duke u ndihmuar përmes fondeve IPA për të përmirësuar standardet e bujqësisë shqiptare. Por si mund ti vijmë në ndihmë që të përthithim investime në këtë sektor dhe ku mund të përmirësonim? Do filloja me investim në trajnim të personelit dhe rritjen e efiçences së tyre, sidomos ekstesionistëve, të cilët orintojnë zhvillimin e bujqësisë, sjellin cilësi më të lartë të produktit dhe duhet të rrisin rrugët e komunikimit me fermerët. Ka nevojë që tregu të mos prodhojë vetëm domate, ose vetëm shalqi dhe të sjellë mbingarkesë të një produkti, por të orientohet në mënyrën e duhur, për të sjell diversifikim të produktit dhe kontrollit të tij. Këta “këshilltarë të tregut të bujqësisë”, duhet të jenë të lidhura ngushtë me laboratorë bujqësie.
Drejtimi i dytë ku duhet të orientojmë investimet e huaja në këtë sektor, për të kuptuar sa vërtetë një tokë prodhon një produkt të caktuar, janë pikërisht laboratorët modernë.
Drejtimi i tretë është që të papunët në fshat, duhen konsideruar të gjithë ata që nuk prodhojnë për të tretë. Të papunët e fshatit, duhet të regjistrohen dhe të kenë po ato të drejta që kanë të papunët e qytetit.
Drejtimi i katërt, është financimi i drejtpërdrejt i investitorëve të huaj për prodhimet, që punësojnë mbi 30 vetë. Caktohet një masë subvencioni nga buxheti i shtetit dhe i jepet investitorit veç lehtësive doganore për makineritë dhe pajisjet që importon.
Energjia. Sapo është miratuar ligji në lidhje me investimet në HEC-e, kapaciteti i të cilave nuk duhet të jetë nën 2 MW, kjo është positive për faktin që do të ketë diversifikim të tregut dhe do të ndihmojë zhvillimin e ekonomisë vendase. Në tre mujorin e parë, mbi 185 milionë euro
shënojnë investimet e huaja direkte në sektorin e energjisë dhe industrinë nxjerrëse në Shqipëri në fund të 3-mujorit të parë 2019, shifer që tregon që ky sektor ka investime dhe kërkesa është në rritje. Ndërkohë, parqet e turbinave me erë, është akoma e paprekur dhe duhet të orientohen investime.
E treta do të ishin ndryshimet në lehtësimin e proçedurave se si mund të përmirësojmë disa pika në ligj. Sondazhi Doing Business, nga Banka Boterore, e vendos Shqiperinë të 63-të nga 190 vëndet për lehtësinë e të bërit biznes, sidoqoftë duhet të tejkaohen akoma disa barriera në letësimin e disa proçedurave, e cila mendoj kërkon një reformë të plotë (jo të pjesshme) në proçesin e fillimit të hapjes së një biznesi, që do të thotë:
(i) Vlerë më e ulët minimale për hapjen e një shpk apo sha. Vlera totale e investimit nuk është e rëndësishme për IHD në momentin e hapjes së biznesit. Nuk kemi pse kushtëzojmë hapjen e tij me vlera 25.000 – 30.000 Euro. E mira është që vlera fillestare të jetë e pakushtëzuar pasi invetsimi real është ai që vjen dhe më mbrapa, pas hapjes së çertifikatës së biznesit. Kjo metodë e perthith më shpejt investimin. Të marr një shëmbull; Po të lejojmë një investitor të regjistrojë një biznes me 1000 Euro. Pas hapjes së biznesit (jo më shumë se 1 muaj) ,për vetë proçedura të bisnesit atij do i duhet të sjellë psh dhe 10,000 për arredim zyrash ose dyqanesh dhe 5000 për paga stafi më vonë, dhe 50,000 për marketing dhe 20,000 për produkt. Pra lehtëisht kemi përthithur kështu një investim 86,000 Euro, por që hapet vetëm me 1000 Euro në momentin e regjistrimit dhe kjo nuk dëmton as investitorin as vetë institucionin.
(ii) Sistemi hapjes së një kompanie 3-5 ditë. Kjo mund të arrihet në një kohe dhe me të shkurtër, nëse punohet që sistemi të jetë online. Mjafton të ngrihet një sistem për regjistrimin e biznesit si pjesë e faqes së QKR, tek i cili gjen gati jo vetëm dokumentacionin (i cili gjithashtu mund të shkurtohet, të mjaftojnë vetëm ID dhe Statusi i kompanisë) por dhe drafti ligjor i domunetave, sidomos statuti të jetë i gatshëm në sistem. Kjo bën që vetë stafi, të jetë i njohur me draftin dhe bizneset të jenë të detyruar të punojnë të gjithë njësoj me të njëjtin draft, ku mbeten për tu zëvëndësuar vetëm emrat e aksionerëve, vlera investimit, fushat e aktivitetit. Pasi plotësohen, çdo gjë skanohet dhe uplodohet online. Stafi I QKR, që tashmë e njeh draftin, e ka më të shpejtë dhe të lehtë vendimmarrjen. Bën analizën e duhur dhe njofton investitorin, vetëm kur kartoni i çertifikatës së biznesit të jetë gati. Gjitashtu hapja e një llogarie bankare nuk ka pse të jetë e detyrueshme në këtë fazë. Ajo le të jetë e detyrueshme në një fazë të dytë, pasi për proçedura vetë biznesi do jetë i detyruar ta hapë për si kalimin e pagave, faturave etj. Nga ana tjetër kjo nuk e dëmton institucionin, vetëm e pasuron dhe shton numrin e bizneseve.
Një kompani nuk duhet të paguajë tatime kur çertifikata është e hapur dhe nuk ushtron aktivitet. Kjo e bën investitorin ta mendoj dy herë hapjen e bisznesit.
Ka hapësirë të përmirësohet tatimi, i cili është 15%. Mund të bëhet I përshkallëzuar duke lehtsuar vitet e para, psh 0% vitin e parë 8% vitin e dytë dhe 15% vitin e tretë.
Sidomos në bujqësi është i nevojshëm ndryshimi kategorizimit te ligjit, sipas llojit të investimit. Kjo do të thotë që bujqësia është pak më specifike. Nëse investohet në mbjelljen e 5000 rrënjë ulli, kjo pemë i sjell frytet e saj pas katër vjetësh. Nuk mund të përfshihet në tatim dhe taksa njësoj si bizneset e tjera, pasi të ardhurat gjenerohen vetëm pas vitit të katërt.
Trajnimet. Ligji per nxitjen e punësimit parashikon lekë për trainime. Po për profesione “të vecanta”? Kur shqiptarët i con kompania jasht shtetit ose dërgon dikë këtu për ti trainuar? Duhen parashikuar bileta dhe dieta.
E katërta dhe e fundit eshte qe panvarsisht potencialit dhe mundesive qe ofron Shqiperia, e gjithe do te ishte, nje produkt ne magazine, qe klientet nuk dine qe ekziston, nese nuk promovohet siç duhet. Nuk mund te “ulemi te presim” te shohim kush po vjen. Eshte e nevojshme te ngrihet ekip prej 20 vetash, me ekspertizen e duhur ne marketing global, (shembull Korporata Shqiptare e Zhvillimit Ekonomik ose tjetër emër) si pjesë e ministrisë së jashtme, i cili harton një strategji 3-5 vjeçare për promovimin dhe tërheqjen e IHD-ve. Dhe nëse do ishte e pamundur ngritja e kësaj strukture, është e rëndësishme që promovimi të bëhet në mënyrën e duhur.
Mesazhet shumë të përgjithshëm bëjnë që marketingu të shkoj në vesh të shurdhët, pasi humbet vëmëndjen e tyre sepse fushata është shumë e përgjithshme dhe nuk kuptohet, kujt dhe për çfarë i drejtohet. Akoma më efikase do të ishte krijimi i psh 10 projekteve kyç, në sektorë të ndryshëm dhe të promovohej investimi në to. Psh nuk do të ishte e përshtatshme thirrja: Investoni në Shqipëri! Por specifike: Investoni në Marinat e para në Shqipëri! Dhe e dimë mirë që “e para” do të thotë, shumë për një investitor…
Kjo do të lehtësonte të kuptuarit se si segmeti specifik i kompanisë, ka nevoja dhe potencial, gjithashtu si funksionon vërtet dhe do ta bënte më të lehtë vendimarrjen, për të kapërcyer kështu direkt tek “hapi i tretë” në investim. E njëjta strukturë, luan rolin e “kujdesit ndaj klientit” ose kujdesi pas investimit në Shqipëri, në mënyrë që investitori jo vetëm, të mos largohet kurrë, por të ketë dëshirë të investoje në sektorë të tjerë. Thirret në zyrë dhe ndihmon në zhvillimin më tutje të biznesit të investitorit.
Në një intervistë dhënë për Global FDI, Kryeministri Z. Rama shprehet: “Në fundin e 2018 rritja ishte 4.5% por numrat janë akoma duke u vlersuar. Ne duam të mbajmë rritjen mbi 4. Kemi pasur gjithashtu një ulje të papunësisë nga 18.7 në 12.3%. Qëllmi jonë është të shkojmë drejt 8%. Nuk do të jetë e lehtë, por është e mundur.”
Sigurisht që është një target i arritshëm, e rëndësishme është që qeveria të përqëndrohet në fuqizimin e nivelit të rritjes te investimeve, të promovojë stabilitetin politik në ekonomi dhe të realizojë disa ndryshime të vogla, por të domosdoshme, për të sjellë më shumë hyrje të IHD-ve në vend.