Krahas punës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Ndroq, Bashkia e Tiranës po punon edhe për rikonstruksionin e shkollës, në mënyrë që fëmijët, kur të kthehen në shtator, të gjejnë një shkollë të re me kushte më të mira. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se me rritjen e numrit të klasave, fëmijët e Ndroqit nuk do të jenë më të detyruar që të shkojnë në Tiranë për të ndjekur shkollën.
“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të rikthehesh në Ndroq dhe të shikosh se kantieri i radhës nuk është një rrugë, por një shkollë. Shkolla është një rrugë, por një rrugë për dije dhe prosperitet për të gjithë këtë komunitet. Sot kemi një lajm të mirë për 270 nxënësit e shkollës 9-vjeçare, shkolla e vjetër e Ndroqit, në të cilën nuk është vënë dorë ndoshta që nga koha e gjyshërve të tyre. Jo vetëm po rikonstruktohet çatia, klasat ekzistuese, shkallët, sistemi i ngrohjes, nyjet hijeno-sanitare, banjot, dushet e reja, por edhe e kemi shtuar. Pra, shkolla shtohet me 1/3 e hapësirës së vet, që asnjë fëmijë, asnjë djalë ose vajzë e Ndroqit, të mos detyrohet të shkojë në Tiranë apo në shkolla të tjera”, tha Veliaj.
Për herë të parë shkolla do të ketë dhe parashkollorin. Veliaj shtoi se shkolla e re do të shërbejë edhe si një qendër komunitare pas përfundimit të mësimit, duke i dhënë një alternativë të re orëve të lira të të rinjve të zonës. “Sigurohemi që edhe për ata që janë në kopësht, ka një ofertë shtetërore, publike, cilësore në komunitetin e tyre, pa u detyruar që të marrin një dado ose që të shkojnë në kopshtin apo çerdhen më të afërt. Dua t’i falenderoj ata që kanë kaluar verën në krye të detyrës. Janë djemtë dhe vajzat e shkollës që do ta shijojnë paradite shkollën, janë vëllezërit dhe motrat e tyre më të rritur apo familjarët e tyre që do e shijojnë pasdite. Është mënyra më e mirë për ta trajtuar shkollën si një hapësirë komunitare”, deklaroi Veliaj.
Duke i siguruar banorët e zonës se cilësia do të jetë e njëjtë si në qendër, ashtu edhe në zonat rurale, kreu i Bashkisë u bëri thirrje banorëve që t’i regjistrojnë fëmijët në shkollën më të afërt. “Jo vetëm shtohet shkolla, por po punohet me të njëjtën cilësi në Ndroq, ashtu siç punohet në qendër të Tiranës. Nëse shkolla “Kosova” ka sistem ngrohjeje qendrore, kështu do ta ketë edhe shkolla në Ndroq. Ndaj ftesa për të gjithë prindërit është që t’i regjistrojnë fëmijët në shkollën më të afërt, që është shkolla aty ku banoni. DAR-i po sjell mësuesit më të mirë, rruga e Ndroqit tashmë është rregulluar, rrugët e lagjeve që sjellin fëmijët në këtë shkollë gjithashtu janë sistemuar, nuk ka më asnjë arsye për t’i torturuar me 2-3 orë fëmijët”, nënvizoi ai.
Investimi i bashkisë parashikon që shkollës 9-vjeçare, përveç rikonstruksionit të përgjithshëm, t’i bëhet dhe një shtesë anësore, me nga 2 klasa në kat, një ambient teknik për kaldajën e re, sistemin e furnizimit me ujë, sistemin e mbrojtjes kundra zjarrit.
Gjithashtu, do të ndërtohen edhe terrenet sportive që do të shërbejnë jo vetëm për lëndën e edukimit fizik, por edhe për komunitetin e zonës pasditeve.
Puna e Bashkisë së Tiranës do të vazhdojë gjatë gjithë verës, në mënyrë që qytetarët e Tiranës, nga më të vegjlit te më të rriturit, kur të kthehen nga pushimet të gjejnë një infrastrukturë më të mirë, të gjejnë shkolla të rinovuara, kopshte, çerdhe të reja etj.
Per 50 mije banoret e Yzberishtit dhe 4-5 mije femijet e tyre,qe hyjne ne lagjen nr.14 te Tiranes,dyshja Rama-Veliaj i ka diskriminuar ne menyren me kriminale te mundeshme njelloj si ka bere edhe klika Tito-Rankovic ndaj kosovareve!
Kjo gje nuk u ka bere pershtypje as medias,qe dridhen para kesaj klike per interesat e tyre,por edshe OJQ-ve,ambasadave te huaja etj!
Ky diskriminim eshte bere hapur,se per 5 vjet Veliaj nuk ka hedhur asnje lek investim ketu dhe 4-5 mije femijet nuk kane asnje cerdhe,kopesht,shkolle,biblioteke,kende lojrash,lulishte,nuk ka mbjelle asnje peme dhe asnje lule te vetme etj,megjithese ka grabitur nga banoret ketu miliona leke ne muaj me taksat vendore!
KU I KE CUAR MILIONAT E BANOREVE TE YZBERISHIT,o fashisti Veliaj?
Pse i ke trajtuar banoret e Yzberishtit si skllever?
Mallkuar qofsh o mashtrues reklamaxhi,se ti punion vetem ku te intereson ty dhe jo per te gjithe banoret njelloj!
Kush qender e banuar ne Tirane ka me shume mungesa e nevoja se Yzberishti,ne perpjestim me sasine dhe dendesine e popullsise?
ASNJE!
Por ti nuk perdor keto parametra se ti je PASHA e jo ne sherbim te qytetareve!
Pse duhet te dale gjithmone vetem ky reklamaxhi ne media per cdo investim qe behet ne Tirane?
Pse nuk del ky mavri ne media atje ku ka me shume nevoja qe te degjoje hallet e qytetareve,por del vetem atje ku ka bere ndonbje pune?
A ka drejtor ne bashki qe merret me investimet ky mashtrues,qe del vetem ai e nuk dalin te tjeret?
Se keshtu ky do te krijoje imaxhin fallco se vetem ky i ben punet ne basggkine e Tiranes dhe nuk ka njeri tjeter!
Njelloj sic ben edhe bajraktari i tij Rama,qe nuk le ministrat,drejtoret etj te dalin,por del ky sharlatan per cdo gje!