Lufta tregtare "dobëson" Kinën, ulen ndjeshëm investimet kineze në Europë

12 Gusht 2019, 16:15Bota TEMA

Investimet kineze në Europë kanë rënë 80% në gjysmën e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, sipas një studimi nga gjiganti i konsulencës ”Ernst & Young” (EY).

”Kina investoi 2,4 miliardë dollarë në ndërmarrjet europiane në gjashtë muajt e parë të 2019, përfshirë 81 blerje dhe blerje aksionesh”, tha EY.

Studimi zbuloi se Kina nuk kishte bërë ndonjë blerje të madhe në Gjermani dhe se kishte investuar vetëm 505 milionë dollarë atje.

Në vitin 2018, ekonomia më e madhe e Azisë investoi 10 miliardë dollarë në Gjermani.

Firma e konsulencës sheh konfliktin e vazhdueshëm tregtar SHBA-Kinë, i cili ka bërë që ekonomia e Kinës të ngadalësohet, si arsyen kryesore për këtë rënie.

Në vitin 2016 Kina investoi në Europë 85 miliardë dollarë.

1 komente në “Lufta tregtare “dobëson” Kinën, ulen ndjeshëm investimet kineze në Europë”

  1. Like says:

    Ministrat shqiptare duhet ta zene rradhen qe ne oren 5 te mengjezit ke ambasada amerikane per te pregatitur projekte te perbashkta, por kujt i thua! Shqiptaret e kane mendjen ke ramazoni.
    Kina u ça, dhe nuk kish si te mos ndodhte ndryshe me politikat qe ndiqte ne rajon. Fillimisht Kolumbia dhe Vietnami po marrin pjesen me te madhe nga rrjedhja e kines, por te gjitha shtetet jane ne gare per te zevendesuar kinen. Po shqipria?
    Zgjohu KM!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje