Vdekja e punëtorëve nga skela, Braçe: Për Ergysin, Orjanin, "pallatin tim", atë që vrau të rinj e prindër dhe atë që vodhi që kulish

18 Gusht 2019, 20:05Politika TEMA

Nga Erion Braçe

Per Ergysin, Orjanin, punetoret, borxhin tim! Por dhe per “pallatin tim”, ate qe vrau te rinj, prinder,

ate qe vodhi sa mundi, ate qe vret gra dhe ate tjetrin qe ka vjedhur qe kulish!

Te vertetat! Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra,te dy te rinj e punetore,u percollen sot per ne banesen e fundit!

Lutem qe te gjejne paqe; Djem te mire nga ata qe,mendojne per familjet, prinderit, vellezer e motra te tjere, djem te mire qe duan te ndertojne nje te ardhme te drejte e te ndershme per vete e familjet e tyre, nuk gjejne paqe por kerkojne e gjejne pune, si ata!

Gjithcka e tyre kaloi nga puna, mjeti me i drejte e i ndershem per te qene ne paqe me cdo gje, edhe veten!

Ata nuk thane “JO”, pranuan e bene punen me te veshtire, fizike e ne lartesi! Puna eshte nje e drejte, duhet te jete e sigurt per shendetin, jeten; e paguar drejt per te shperblyer mundin e djersen e secilit!

Po! Ne kete kuptim, une kam pergjegjesi! Per çdo qytetar ne kete vend! Eshte nje beteje qe duhet bere, cdo dite-madje cdo ore pune te saj, pa e humbur asnje minute vemendjen, ne pallatin ku une banoj apo ne cilindo kantier ku punohet, ku ka vjaza gra e djem burra (prej punes te tille), qe punojne!

Ky eshte borxhi qe ju kam Ergysit dhe Orjanit, çdo punetori ne kete vend! Karrigia as qe ka rendesi fare ketu, as e kam pasur, as e kam kerkuar, as me mban e as e mbaj; si perhere e mendova per pune, e kam pare dhe e shoh si pune!

Tani, me shume perulesi ndaj familjareve te Ergysit dhe Orjanit, pasi heshta 48 ore ne respekt te dhimbjes se pashembullt te tyre, durova po aq akuzat e nje krimineli barbar qe ka pushkatuar te rinj prinder dhe, nje tjetri, hajdut ordiner te cilin nuk e lene te udhetoje ne SHBA, te dy politiqene keta, nje vrasesi barbar grash dhe, nje hajduti ordiner turistesh, njeri pronar medie e tjetri pronar i nje shoqate qe jepet me leke tek i paligjshmi i pare qe do te luftoje si i paligjshem qeverine apo konkurentin, dua te them ca te verteta;

E para, une nuk kam pallat, as vile; as kam patur e as kam ndertuar apo blere nje te tille, fare; sic kam thene, prej 18 vitesh kam nje apartament 89 m2, blere me kredi qe vijoj ta paguaj.

E dyta, si qytetar-si zevendeskryeminister jo e jo, nuk i kam kerkuar qofte edhe nje here te vetme, si favor te padrejte e te paligjshem, kryetarit te bashkise apo cilitdo prane e nen te, te investoje ne pallatin ku une banoj.

E treta, si qytetar-si zevendeskryeminister jo e jo, nuk kam perzgjedhur e kontraktuar as personin fizik “Xhimi” e as kompanine “Syla”, per te kryer punime ne pallatin ku une banoj, edhe pse kontrata eshte per investimin, ligji per sigurine ne pune!

(Te ndara shume qarte keto) E katerta, ne cilesine e zevendeskryeministrit, po edhe te deputetit gjithashtu, nuk kam perdorur kurre mandatin, zyren, pushtetin e tyre, per shtepine time; sic e keni pare, po te ishte ndryshe, gjithe cpo ndodh aty fare prane me kantiere te reja pallatesh, do ishte ndalur.

E pesta, ne cilesine e zevendeskryeministrit, ne mandatin dhe detyrat e percaktuara, nuk e kam patur e as e kam, kontrollin e sigurimit teknik ne pune; per shkak te profilit nuk e njoh kete fushe specifike teknike, sic shume xhanem, por qe flasin e flasin per nje jelek, nje kokore e kaq;

Kur eshte shume shume me teper se kaq patjeter. Po ndalem pak ketu; Po si ka mundesi qe cdonjeri nga ju, ne politike-departamentin e baltes e zhulit, ne mediat private e politike te ketij departamenti, paguar me leke te grabitura apo mbledhura nga klientela e sterfavorizuar gjithehere,

Nuk lexuat njehere te vetme ligjin veprues te fushes, kete here ligjin, aktet qe e shoqerojne e qe rregullojne sigurine ne pune? Keni hall se ju zene germat apo se, ato germa ju ngrijne balten e zhulin ne shtepine tuaj?

Ky ligj dhe aktet respektive, ngarkojne fund e krye me sigurine ne pune, kompanine, punedhenesin, personin juridik e fizik; Nje mori me detyre te qarta, rregulla te detajuara qe duhen zbatuar perdite-sa here nis e kryehet puna, i ngarkohen kompanise, punedhenesit!

E thote liiiiiiigjiiiiiiii, ai cakton pergjegjesit e pergjegjesite!

E gjashta, pooo ne cilesine e zevendeskryeministrit, brenda detyres se dhene per te rritur efektivitetin ne funksionimin e disa agjencive publike, kam 5 muaj qe i kerkoj Inspektoriatit Shteteror te Punes, te rrise kontrollet, ti largoje nga byrektoret e qoftoret, ti perqendroje tek sipermarrjet dhe kantieret me risk te larte, te dukshem; 5 here, cdo muaj nga marrja e detyres ka qene keshtu; 5 here, cdo muaj nga marrja e detyres i kam kontrolluar ne rajone, s’i kam gjetur ne pune, i kam pushuar (nje pis i denocoi si raprezalje mbi Lsi e Pd);

5 here, cdo muaj nga marrja e detyres kam marre raporte prej tyre, i kam refuzuar si te pamjaftueshem e te pavlefshem, madje te padobishem!

E dhena e bere publike, 7 kontrolle ne kompanine “Syla” ne harkun e 16 muajve (rezultuar me shkelje e detyra per tu kryer, ngjarje tragjike te ndodhur me pas) por prej nje muaji zero kontroll ne nje kantier me risk te larte si ky, per me keq dy minuta larg nga zyrat e tyre, deshmon se puna nuk eshte bere sa e si duhet dhe i ngarkon me nje pergjegjesi shume te rende, si kompanite ku sipas ligjit nis e duhet te garantojne sigurine ne pune, si agjencine qe sipas ligjit duhet te kontrollojne-vetem te kontrolloje, permbushjen e detyrimeve ligjore per sigurine ne pune.

Ndaj drejtesia duhet te hetoje dhe gjykoje deri ne fund, drejt e sipas pergjegjesise secilin! E shtata, te peste punetoret e perfshire ne ngjarjen tragjike, ishin te deklaruar ne tatime e te siguruar: Punemarresit e “Syla”;

Altin Marku me nr ID: I30302011Ë

Eugidius Lika me nr ID: I41121054F

Orjan Kodra me nr ID: I30326220P

Behar Sadrija me nr ID: H90404104R,

JANE PUNESUAR TEK “SYLA” DHE,

JANE DEKLARUAR NE QERSHOR 2019

NE TATIME;

Punemarresit e person fizik “Xhimi”;

Ergys Brahimi me nr ID: I81127056J,

PUNESUAR NE DATE 19/07/2019 DHE I DEKLARUAR NE TATIME NE KORRIK 2019

Genc Bardhi me nr ID: J00421088Q,

Ka filluar pune ne date 1 gusht 2019

Dhe sipas ligjit deklarohet ne listepagesen e muajit gusht ne tatime!

E teta, une nuk kam vrare kurre njeri, as me urdher, as me duar ne makine, as me pushke shteti ne rruge te madhe, as medemek duke bere detyren, as duke e shperdoruar kriminalisht detyren; une nuk kam vjedhur kurre njeri, as shtetin, buxhetin e tij, as medemek duke bere detyren por per shtepine, portofolin personal, te kusherinjve, miqve e klienteve gjithfaresh, as duke shperdoruar kriminalisht detyren ne fushen e pergjegjesise, nga ilacet deri tek te burgosurit;

Ndaj shtepine time ja tregoj kujtdo, nuk ja fsheh kujt; Ndaj e dine te gjithe; Ndaj e bejne pallat dhe ndaj pallatin e cdo gje qe ndodh me e ne te, e lidhin me mua jo me nja 240 banore te tjere  si une aty!

Kane 26 vite qe perpiqen, rropaten e gjejne zero gje per mua! Kane 10 vite qysh nga krimi masiv i Gerdecit, vrasja barbare prej korrupsionit e trafikut, ku ishte deri ne fyt Qeveria biologjike qe, duan te sajojne nje te ngjashem, si krim e si qeverises te perfshire!

Mos u lodhni kot, ne nuk jemi ju, une jo e jo si Ti, as si Ty tjetri! Jo prej pushtetit, as prej drejtesise se vjeter te kapur e te korruptuar, per mua nuk ka asnje precedent, zero, as ndalim, as hetim, as gjykim e as denim;

Por fiks prej pushtetit, drejtesise se vjeter te kapur e te korruptuar, per ty, per ty tjetrin, edhe per ty tjetrin, ka precedente pa fund, ka hetim, por ende jo gjykim e denim, edhe pse krimet mbi jeten e pronen jane te perbindeshme, individuale, me emrat, firmat e vulat tuaja!

42 komente në “Vdekja e punëtorëve nga skela, Braçe: Për Ergysin, Orjanin, “pallatin tim”, atë që vrau të rinj e prindër dhe atë që vodhi që kulish”

  1. Adi says:

    Keto shkrimet e ketij robit jane si zhgarravina skizofreni. S’ka burre nene t’i lexoje deri ne fund

    1. pak arësye says:

      Adi, mbi shqetesimin nuk duhet te spekullosh se tregon shpirtengushtesi, po dhe injorance totale. Shkrimi eshte i qarte per ata qe duan ta dine dhe jo per babalet. Shqiperi e shkrete ka plot edhe si ti edhe si ata, dhe keshtu do vazhdoje se sistemi e lejon, por tregoni pak njerezor dhe pak te respektueshem per njerezit qe u respektojne, tregohuni pak humane se nuk jeni gjallesa por njerez me shpirt dhe ndjenja, por edhe me nje evolim bote familjare mijra vjeçare qe po e shperbeni nga çthurja dhe çfrenimi si ata qe bejne edhe çdekretim. Para ligjit te gjithe ata qe e shkelin. Dhe nje gje. Erjon Braçe, eshte nje nga deputet me korrekt me vehten dhe me shoqerine, eshte njeri me puntor ne gjithe gamen dhe i ndergjegjshem e i pergjegjshem; ti she kushdo mund te shaje dhe mua se goja nje vrime eshte qe hapet e mbyllet si e urdheron mendja kur ka dale nga faza.

    2. iliri says:

      un e lexova!
      nuk e gjeta te veshtire.
      i ndar ne pika sipas problemit qe trajton cdo pik dhe sipas sqarimit qe duhet dhen per cdo akuz e nga cdo individ , shoqat a force politike.

    3. Sara says:

      Si mundesh ateher te dalesh ne nje gjykim e ta publikosh ate kur nuk paske nerva as te lexosh. Mbi cfar bazash e perdor fjalen skisofreni….

  2. Isuf kapertoni says:

    Si perfundim kush i zgjodhi firmat qe nga kontrollet skishin dalur ne rregull??????

  3. Mirjeta says:

    Erjon, je me i miri i PS. Shume shume respekt per ate qe je dhe ate qe ben! Bravo Erjon. Sikur te kishim ca me shume si ti me politike ky vemd do ishte ndryshe padyshim.

    1. Shkullaku Uturaku says:

      Sikur te kishim dhe nja 2-3 si ky do ishim dhi fare, do merrshim nalet si Like Floriri e do gjemonim ujqit maleve.

      1. Grigor says:

        Ha ha ha
        Shume e bukur, por edhe e trishtuar gjithashtu. Jemi popull qe kenaqemi me pak.

  4. huri says:

    E çfarë? Ke bë punën, e marrë rrogën.Kaq. Ç’na hapesh bythësh? Dhe nuk di të ngresh sisteme…

  5. 1962 says:

    Adi, meqense nuk paska burre nene qe ti lexoje shkrimet e Erionit, athere pyet njehere dashnorin e nenes se mbase ti lexon ai. Ose thjesht qepe gojen, meqense per temen e artikullit nuk ke ndonje gje per te thene.

    1. Adi says:

      Meqe qenke nga ata debilat qe ofendimin e di argument, do i them, motres ose gruas tende t’mi lexoje! Kush te jete me e lire.

  6. Miku says:

    Mos u lodh o z.Erjon, se me zor te kemi, ruaje vehten mos u mer me keto pune te vogela.Lerja Meros te merret me pallatet se e ka sektorin e tij

  7. Zgalem says:

    Nje vrejtje miqesore , per Erionin : Prano , qe shkruan keq . asnjhere nuk I permbahesh tituullit . Sot eshte kulmi , nisur per te tjere , flet per veten tende . E par adhe e fundit here , qe te keshilloj . perqandrohu dhe ushtro vetkontroll, ose mos shkruaj . Zgalem

    1. Bato says:

      Nuk do thosha tamam keq, shkruan me inat.. @keshille per Erionin. Numri i ID futet te te dhenat personale dhe mbrohet me ligj.

  8. Beldi Doda says:

    So pity deputy prime minister and doesn’t know to transpond a big message with [email protected] paragraphs
    That’s what’s going on with my country
    No clarity no leadership
    I lost you in third paragraph next time try to be succinct and don’t touch the topic that can come back and hunt you !

    1. Amanmos says:

      Usta, dakort me thelbin e komentit, po nuk flet shqip ti? Dhe e dyta nqs do shkruash anglisht, te pakten mos bej gabime drejtshkrimore.

    2. Arti says:

      @ Beldi
      Je nje fshatarak, i cili do te hiqesh si modern, me anglisht. Fol shqip o kafshe, se eshte gjuha me e bukur ne bote!

  9. Zigur Qarri says:

    https://www.geruestbau-schaafheim.de/
    Ne Shqiperi jan ne perdorim vetem skelat e vjetra,qe u ka kaluar afati i perdorimit ne vendet perendimore.
    Duket qe skelat jan te lyera me boje vaji,per te fshehur vjetersine,nderkoh qe skelat e reja jan me material qe nuk ndryshket.
    Mjer ata te shkretet qe iken.

  10. Tutu says:

    Erjon mos u hap shume krahesh… ti je thjesht xhuxhi karagjos i orgjise qeveritare…!!

  11. bujku says:

    Mund te shkruante me shkurt, me qarte, me qete! Shkurt ky dhe pak dhe do behet si ato grate llapaqene qe mos i paç ne qytet e jo me ne lagje! Spurdhjak!

  12. Faslli Flluska says:

    Edi Rama: “Ssssssssssss, kape!”
    Erion Brace: ” Ham, ham,… ham,… ham,ham, ham, ham,.. ham, ham,….ham,…”

    1. pompisti says:

      Kurvat ku ti keni ju pushtat e sal ram shiqere birishes dhe ilir floririt.

    2. ha ha ha ke te drejte o faslli ! ky eshte nje fytyre e keqe nje frikacak

  13. Toni says:

    Te jape te drejte z brace po keni shume pune sps keni nje popull anadollistan

  14. Shkembi says:

    Respect per Ju Erjon! Qofte dhe nje e katerta e drejtuesve ne qeveri te punonin si JU , Shqiperia do ishte Ndryshe!
    Ju pergezoj per perpjekjen dhe vendosmerine qe u karakterizone qe atdheu jone te shpetoj nga legenat dhe hajdutet qe e duan
    te jete “rrumpalle”

  15. Ervin says:

    O Brace mos u merr shume ca thone keta llumi i pd-se se nuk e rrun me njeri per pallavrat e tyre; te gjithe e dine sh mire kush jane e ca kane bere!
    Per spak-un ke ndonje gje per te na thene, se ate po presim! Ate shih ti te behet tamam!

  16. Ish pd-isti says:

    Bravo.!!!!

  17. Titi says:

    Te gjitha te keqiat ne kete vend e kane fillin tek ato zyra ku ju zyrtatet e larte te Rilindjes jeni sot.Politika e keqja e ketij vendi.

  18. Edi says:

    Na cave karin,
    Vdiqen njerez !
    Ka organe qe duhet te kontrollonin sigurine.
    Ju qeverrisni, ju i keni keto organe…
    Shut the fuck up , you little midget.

  19. pop says:

    Fajin e ka Rama qe sben shtet por pasuron drejtore e ministra

  20. Ndertusi says:

    Ju te temes pse nuk i pranoni komentet qe bejme e kritikojme qeverine opo jeni pale me ate

  21. boston says:

    Respekt per ju Erjon Brace , jeni i ndershem ne punen tuaj .Qente le te flasin te hane kokat e tyre.

  22. ERION BRACE JA FUT BYTHEN NE KAR MERO GELBAZES says:

    ERION BRACE BYTHQIR I MERO GELBAZES KELLIRA

  23. SK says:

    U pëlqen apo jo, e vërteta eshte me Erjonin. Nese dikush nuk nxjerr dot idetë nga rrjeshtat apo i kruhet se ka qeren ne koke me mire te prese se drejtësia po vjen/kështu shpresojmë/.

  24. tori says:

    Te rrefesh te drejten ne Shqiperi ashtu sic eshte e verteta e pra ashtu sic ben ti ZV.KRYEMINISTER eshte teper e veshtire.Te lumte.Tani do presesh nje sulm nga koleget tuaj ne profesion te majmur e te kamun si edhe gazetar te paftyre me shtepi e vila e pasuri pa fund pa identitet e shtylle kurrizore e jo si ti apo Baxhaku qe iku ne boten tjeter me “duar e xhepa bosh”.Eshte me se e vertete qe ti nuk je si ato qe per afro 30vjet vodhen,plackiten,vrane e shiten vendin e japin leksione bajate te pastertis se tyre morale apo financiare,ku shtepit e pasuria e tyre e krjuar,plackitur ne njemij mendyra nuk justifikohet ekonomikisht(me llogari) e politikisht po.Nuk ka asnje vend ne bote e zv.kryeminister qe njeriu te pasurohet pa punuar si tek.Ndaj si kudo duhet drejtesi e kte presin njerezit nga ju.Jo drejtesi “plepash” por drejtesi e mbeshtetun ne rregulla e ligje te shtetit.Por kte presim e per kte kemi besim.Reforma ne drejtesi por popullin ashte ma se e domosdoshme,per te tjeret, NE VECANTI POLITIKANET E KAMUN eshte teper e padishruar e kan e vazhdojne sulmet me te egra ndaj reformes ne drejtesi mbi baze te genjeshtrave e mashtrimeve.

  25. sapa says:

    Kur erdhet ne pushtet cdo dite perseritet :fajin e ka Saliu.Po tani?keni deshtuar dhe jeni komplet te paafte per cdo gje qe ndodh ne vendin e krimit shqiperi.Dini vetem te llapni e asgje me shume.Ne fakt edhe vete e keni kuptuar se nuk mund te ndryshoni asgje ne kete vend.

  26. po ik o hale ! o mashtrues ! o leter higjenike e edi rames ! keni fillu luften kush te behet me i pasur ! mashtrues plehra te ketij populli

  27. eli-tiv says:

    ..E besoj Erjonin..e respektoj mendimin e tij…por nuk justifikoj friken qe kane te zbatojne ligjin kudo…Cfare u be me apartamentin e Lulit..??…Si ka mundesi qe nje ashensor te pallatit e perdor vetem ai…Nuk ka me nevoje te thuhet ne s’jemi si ju…POR duhet tju thuhet cdo dite kush jane..Budallait duhet duhet ti thuash 40 here qe eshte budalla pa te kuptoje….Lulit duhet ti thuash 4000 here , sepse eshte budalla i hipnotizuar

  28. Shqiptar says:

    QARTE ….me kete shkrim perpiqet te shfajesoje Firmat qe tallin me nderet me punetoret…….xhanem per ate paguhet qe te mbuloje kriminal-llekun deri ne fund !

  29. shpresa says:

    Keqardhje e madhe per familjaret dhe viktimat e pafajshme qe fatkeqesisht jane raste disa here te perserituar ne sektor pune veçanerisht ne sektorin e ndertimit ! Njerez pune te varfer te ndershem te pambrojtuar e te pasiguruar qe marrin buken me vete ne pune qe ushqejn familjen me forcen e krahut e as kafe nuk mund te pijne ne lokale por qe humbin jeten ne moshe te re nga masmarrja e masave nga stafi punedhenesit e mosrrespektim i sigurimit teknik perpara fillimit te punes .

  30. USA says:

    My miu keshtu ben si I forte po te ha mune keto dite hiqet si Km Ky nuk kupton cfar shkruan dhe cfare don te thote ky e kujton vehte si shenjtor eshte nje hajdut qe ka lidhje me te inkriminuar qe e mbajne per pazaret e tij ik o L..qe njerezit e tu te aferm i mbante ne pune administrata e pd.

  31. Altin says:

    Ngushullimer e mia per familiaret nje humbje jo e drejte ashtu si ndodh gjithmone ne raste te tilla ,per mua nuk je fajtor se ndodhe ne pallatin qe jeton ti kjo eshte nje rastesi ,por nuk dua te mendoj qe dikush e kabere per te perzier me kete corbe ashtu si deshirojne te shfrytezojne te gjithe keta zullumqaret,por vertet mr vjen keq qe ne shqiperi nuk ka sindikata ,qe duhet te merren me te gjitha fatkeqsite qe ndodhin neper kantjere ,z Brace je nje njeri ,nje politikan ,qe te vleresoj do te deshiroja ,qe te jeni nje shtyse per fuqizimin e sindikatave shqiptare ,pamvarsish se gjitone sindikatat jane ndesh gjitmone me qeverite ne gjithe boten e zhvilluar dhe d3mokratike se perfaqsojne shtresem me te varfer ,por me te ndershmen .faleminderit per vemendjen .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje