Demokratët i kujtojnë skandalet Bashës: Dakord ta shporrim Ramën, por me ty dhe Monën biem nga shiu në breshër

18 Gusht 2019, 13:33Politika TEMA
Demokratët i kujtojnë skandalet Bashës: Dakord ta shporrim

Kreu i PD-së Lulzim Basha, përgjatë këtij muaji ka vijuar të jetë aktiv në rrjete sociale dhe herë pas herë edhe në dalje të drejpërdrejta në media.

Por Basha, duket se nuk po i merr parasysh kërkesat dhe sugjerimet e demokratëve, të cilët i shkruajnë në faqen e tij zyrtare, sa herë që ai reagon.

“Ja banda e kriminelëve dhe hajdutëve me të cilët Edi Rama ka zaptuar çdo pushtet për të vjedhur Shqipërinë.  Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. 

Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën!”, ka shkruar Basha një ditë më parë, duke listuar disa emrat të politikanëve socialistë që sipas tij janë të inkriminiuar.

Demokratët pajtohen me të në këtë pikë, por ia thonë copë që është bërë i pabesueshëm.

“Lulo dhe unë në një mendje me ty jam që ta shporrim Ramën…problemi qëndron se kë do vëmë kur të heqim atë palloshin e gjatë…se me ty dhe me Monën do biem nga shiu në breshër…

O lulo më ka ngelur fiksim një gjë…kur të thirri prokuroria si person në hetim për vjedhjen në Rrugën e Kombit pse s’vajte të paraqiteshe? 

Dhe nje pyetje tjetër….ore di gjë Monës ju kthyen fëmijët nga Anglia që të marrin edhe ata pjesë në protestë si gjithë ne shqiptarët….dhe pyetja e fundit…ore ai i gjati e ka lënë mallin apo vazhdon… se të jep aluçinacione përdorimi i kokës…dhe bëni pakte të dy dhe ja fusni LSI pastaj”, i shkruan një demokrat Bashës.

Ndërsa të tjerë i bëjnë thirrje që të zgjohet dhe të mos vijojë me të njëjtat deklarata si dhe të largohet nga drejtimi i PD-së.

“Duhet të largoheni sa më parë nga drejtimi i PD, Lulzim. Më vonë do të jetë shumë vonë… “Mjerë ky popull që ju beson ju..Ti rri dhe numëro bëmat e këtij krimineli…Zgjohu nga gjumi”.

Janë këto disa nga komentet e demokratëve në faqen zyrtare të Bashës në rrjetet sociale.

Ndër të tjera Bashës i është kërkuar llogari se përse për memorialin turk.

“Pse nuk dole në konferencë për shtyp për pllakën e  sulltanit në qendër të Tiranës?”, i shkruan një demokrat, i cili ashtu si të shqiptarët nuk ka marrë përgjigje nga Basha për këtë çështje.

4 komente në “Demokratët i kujtojnë skandalet Bashës: Dakord ta shporrim Ramën, por me ty dhe Monën biem nga shiu në breshër”

  1. arben zaimi says:

    Këta vetëm interesin e tyre shikojne,flasin në emër të sovranit popullit por të gjithë vec vjedhin krijojnë pasuri dhe për popullin asgjë kjo politikë e tyre ka marë fund së shpejti do krijohet drejtësia e re shqiptare me mbështetjen amerikane dhe proeuropiane nuk mund te kercenosh ambasadorin amerikan apo perfaqesuesen e BE dhe pastaj te thoshe e duam shqiperine si gjithe evropa leri lojërat politike se populli di të vendosë me votë thirini fiqirit o te mjere se s shpëtoni dot se ju jeni ateistë jeni rrit në një sistem pa fe lerini kultet e individit se ky popull ka nxjere trima në çdo kohë falë atij vendi si shqiperise europa i shpetoji invazionit osman dhe prape mbijetuam ………………..respektoni sovranin që të respektoheni ose te hidheni në kosh të plerhave

  2. Raimond vlonjati says:

    Po te pakten Basha i lejon te flasin ,
    Ndersa hajduti Rama i bllokon ata qe flasin kunder tij, eshte tamam si nje diktator

    Plus qe Rama ka shperndare ne facebook nje ushtri me samuraj te cilet pergjojne kush flet kunder Rames,
    dhe e rapprtojne te Facebook nqs keta thone ndonje sharje per Ramen apo per kedo ne menyre qe ta bllokoine

    Pra , Basha esht nje qelbanik ,
    por Rama juaj esht nje funderine fare , krijesa me e neveriteshme qe ka ardhur ne krye te Shqiperise

  3. Petrit says:

    Nje gje eshte e sigurte.
    Edhe rojen e portes qe punon te PD po te zgjedhim per k/minister do te jete shume me i mire se Edi Rama.
    Per te tjerat llafet e shumta jane fukarallek.
    Z. Basha eshte nje njeri i zgjuar dhe me shume kulture.
    Eshte vite drite para edit

  4. boston says:

    RAMA ESHTE NJE YLL QE SHKELQEN SHKQELQILI QE RAMA RREZATON JUVE DEMOKRATEVE JU VERBON.Berisha Luli Meta Mona Mediu jeni kriminela nje bande hajdutesh ,se shpejti do te jepni llogari ,para banges se drejtesise.Rama u ka lene te lire te flisni dhe su ka hyre nje gjembe ne kemi ,po kujdes nga SALI KRIMINELI se te ve TRITOLIN te shtepia (sa per kujtese) kujdes kur shani Salen se ste fal ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje