Shtatori pritet të rikthejë klimën e tensionuar politike. Opozita ka paralajmëruar protesta e trazira sërish, deri në largimin e Edi Ramës. Por ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, dikur anëtar i LSI, Fatos Klosi mendon se opozitarët do të gabojnë nëse vijojnë të protestojnë.
Gjatë një prononcimi të dhënë për gazetën “SOT”, Klosi deklaroi se PD-LSI mund të bëjnë protesta thjesht sa për të mbajtur pas vetes disa njerëz, por ai shtoi se tani janë të kota tubimet. Sipas tij, për aq kohë sa opozita nuk ia arriti qëllimit kryesor, atë të pengimit të zgjedhjeve, protestat në shtator nuk kanë më asnjë kuptim.
“Unë them, që në shtator dhe në sesionin e ri parlamentar nuk do të ketë asgjë, çdo gjë do të ecë normalisht. Opozita pretendon protesta më shumë për të mbajtur të karikuar dhe pas vetes njerëzit e saj sesa për të pasur ndonjë efekt në politikën shqiptare.
Patën muaj të tërë me trazira, me shumë përpjekje nga opozita dhe praktikisht asgjë nuk u bë. Asgjë nuk u arrit, zgjedhjet që donin t’i pengonin nuk i penguan dot, broçkulla pafund. Kështu që nga kjo pikëpamje nuk pres ndonjë gjë. Mesa duket, këto paralajmërimet për protesta tregojnë se opozita nuk i ka thirrur mendjes akoma. Nuk po e kupton realitetin që nuk është kjo rruga për të ardhur në pushtet”, tha Fatos Klosi.
Njerëzit të lodhur nga revoltat
Ish-kreu i SHISH theksoi se skenari i opozitës për t’u rikthyer tek protestat në shtator do të ishte një dështim sepse këtë herë as njerëzit nuk do ta ndjekin më pas. Sipas tij, populli ndjehet i lodhur nga revoltat e kërcënimet dhe është i fokusuar vetëm tek bërja e hapave përpara.
“Mesa duket kaq janë mundësitë, kaq janë forcat e saj dhe po i rikthehet një historie të vjetër të cilën jemi lodhur e mërzitur duke e parë dhe duke e dëgjuar. Mendoj se njerëzit nuk kanë më nerva. Po ta shohësh edhe protestat erdhën duke u zvogëluar në numër, pavarësisht atyre që thoshte Lul Basha. Luli ka në lojë edhe të gjithë reputacionin e tij kështu që po përpiqet t’i shesë protestat si shumë të mëdha, si shumë të rëndësishme, etj., por unë nuk shoh asgjë në to.
U bë fakt i kryer që tashmë u konstituuan të gjithë këshillat bashkiakë, sigurisht ka edhe incidente dhe është faji i pozitës që nuk është menduar mirë e po gabon prapë. Por kryesorja është që gjërat po marrin rrugën e duhur dhe ky popull nuk ka dëshirë që të rikthehet tek trazirat sepse do qetësinë dhe do që të ecë përpara. Mënyra e përplasjes vetëm na çon mbrapa, jo përpara”, deklaroi ai.
Arritja e marrëveshjes, e vështirë
Fatos Klosi komentoi për gazetën edhe gjasat për të finalizuar një marrëveshje politike pas pushimeve. Për ish-kreun e SHISH, kjo gjë është mjaft e vështirë të arrihet sepse pengesa kryesore është kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Klosi shtoi se ai nuk ulet dot në tryezën e dialogut sepse në këtë moment do të hidhte poshtë të gjitha veprat e tij dhe ato që ka premtuar.
Mua do të më pëlqente një marrëveshje midis palësh, por e shoh pak të pamundur sepse problem është Lul Basha. Ai ka në valle reputacionin e tij. Në qoftë se ai do t’i kthehej marrëveshjes, do të përmbyste të gjitha gjërat që ka bërë dhe ka thënë deri tani. Ai e solli opozitën në këtë situatë, ngeli pa pushtet lokal, pa mandate në pushtetin qendror dhe kjo për Lulin është e rëndë.
Ai ka në valle, në peshore reputacionin e tij, figurën e tij dhe tani është zënë shumë ngushtë sepse gaboi shumë rëndë. Ky është një faktor i rëndësishëm që e pengon marrëveshjen. Prandaj Basha është i detyruar t’i shkojë deri në fund kësaj pune, aq sa ka mundësi sepse me thënë të drejtën nuk ka shumë mundësi të bëjë gjë”, u shpreh Fatos Klosi.
Nese nuk po gjeni dike nga Veriu ta emeroni ne krye te PD e tju fale vuajtjet e hajdutlleqet qe i shkaktuat ketij populli e vendi eshte vertet problem ….i juaji!!!! Nese neser luli do jua fale ,atehere problem eshte…luli!!!!Monopoli i.pushtetit jugor ne shqiperi ka vdwkur.Gjysma e kombit gati e shuajtur kulturalisht,politikisht e ekonomikisht per 60 vjet po ngrihet e do drejtesi e perfaqezim e partneritet e vellazerim me gjysmen tjeter.Po jo me me te futme njera tjetres.Nje nga keto instrumente te te futmes e percarjes eshte dhe ky klosi e institucooni i.tij.Goditjet e njerezve te mire te veriut ky me shoke i kane luftuar sistematikisht e kriminalisht.Jane mesuar te sundojne e jo bashkeqeverisin.Ky eshte problemi , jo luli.
FATOS KLOSI FLET SIKUR TE KETE KARIN E CARLO BOLES-BOLINO NE GOJE DHE KARIN E MERO GELBAZA KELLIRES NE BYTH APO QIMET E BYTH SE ILIR METES NEPER DHEMBALLE
Marreveshja nuk ka asnje mundesi te arrihet sa te jete Lul Basha kryetar i PD pasi i ka dhene gojes me shume se duhet me deklarata ekstremiste te tipit qe nuk ulem kurre ne bisedime me Ramen, nuk ka marreveshje me Ramen, Rama kriminel ( mgjse tjeter njeri ka vrare qytetare) etj.
Kur nuk ta kane qire motren,gruan,vajzen familja e Ahmet Krasniqit dhe te tjereve qe i vrave o gruaqire
O z. Klosi , problem eshte Berisha se jo Luli , ky Luli eshte dembel , frikacak etj ky te vjen nga te duash po te jete i pamvarur por Luli eshte i detyruar te flase me gojen dhe mendte e Berishes nuk ja mban by……a as te shkoje ne banje pa lejen e Berishes . Tashti Berisha eshte i lidhur me Meten se kan vjedh bashke e kan bere krime bashke , por ky Berisha eshte i lidhur edhe me Ramen se i intereson Rama qe eshte ne pushtet me ja mbajt rrethin familjar me Berishen ne krye per te mos e denuar dhe duke marre favore ekonomike nga Rama se nuk mund ta imagjinojne vehten duke prek rezervat e pareve te vjedhura gjate 30 vjeteve dhe rregullojne njeri tjetrin politikanet qe kur te jesh ti ne pushtet me bej mua favore ekonomike dhe kur te jem une te bej ty . Mund te thoje ndonjeri , jo kjo nuk ka mundesi a shikon ti sa zihen e shahen e akuzojne njeri tjetrin , ndersa une mund te pergjigjem me nje fjale te artistit madh Ndrek Luca “Kjo ishte loja ” .
Po pse more lexues me keto lloj pergjigjesh kaq banale? Pse abuzon me te drejten e mendimit e te opinionit tend per nje ceshtje te caktuar, qe gazeta, apo rrjetet sociale ta mundesojne? S’te kuptoj Ty e as disa syresh te tjere qe pavaresisht mllefit Tiaj, per sjume gjera qe sjane mire, por duhet te ishin me mire, komentet duhet te jene qe te perfaqesojne etike e kulture…!
Marreveshje politike nuk mund te arrihet sepse deri sa te filloje punen Spaku, plaku i PD-se do ndjeke kete stradegji terhiq dhe mos e keput. Duhet mbajtur gjendja e ndezur dhe per kete PD eshte marre peng nga plaku i Vucidolit. Mos i bini ne qafe kot Lulit se Ai figurant eshte