Bujar Kapexhiu, përpiqet të sulmojë Topallin por degjeneron Bashën

19 Gusht 2019, 08:17Politika TEMA
Bujar Kapexhiu, përpiqet të sulmojë Topallin por degjeneron

Bujar Kapexhiu, ka sjellë një tjetër punim të tij, duke ilustruar aktualitetin politik, dhe zhurmën e madhe të krijuar këto ditë për rastin e Shkodrës dhe Valdrin Pjetrit.

Në këtë karikaturë të Kapexhiut, ilustrohet tentativa e kreut të opozitës Lulzim Basha, për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama, ndërsa në krahun tjetër “të mbajtjes në pushtet të tij”, qëndron ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, karikaturë kjo e titulluar: Sokoleshë për kundërpeshë.

Por per hir te se vertetes, nje karikature e tille eshte teper e sikletshme per Bashen, teksa shihen se per ku jane drejtuar duart e tij ne pjesen e perparme te Rames, duke bere qe mesazhi qe ka dashur te jape Kapexhiu te jape efektin e kundert.

Kujtojmë së fundmi Basha dhe Topalli kanë pasur një përplasje sa i takon deklaratave për Valdrin Pjetrin, ndërsa ky i fundit dha dorëheqjen nga marrja e detyrës si kryebashkiak i Shkodrës.

Pas akuzave të bëra fillimisht nga PD, rezultoi se Pjetri nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit, dënimin që kishte marrë në Itali para disa viteve.

1 komente në “Bujar Kapexhiu, përpiqet të sulmojë Topallin por degjeneron Bashën”

  1. vickëla says:

    Po ku eshte kari-katura e Bu-jar Kafe-xhiut qe u kujtua ne pleqerine e pordhes te bje politike?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje