Elon Musk, mbase sipërmarrësi më i famshëm në botë, nganjëherë quhet ‘Trump i teknologjisë’. Kjo jo për arsye politike, por për shkak të mënyrës së tij të bërit të gjërave. Musk zakonisht shprehet me njoftime të shkurtra, por me fjalë spektakolare që i tejkalojnë kufijtë e besueshmërisë.
“Nëse njerëzit nuk do të krijojë një marrëdhënie simbiotike me inteligjencën artificiale, atëherë padyshim do të mbeten pas” u shpreh Elon Musk në deklaratën e tij më të fundit, në 16 gusht. Nisur nga kjo deklaratë, do të ishte Musk që nuk do të lejonte që kjo të ndodhte e do të bënte realitet ndërveprimin e mendjes me makineri.
Lidhja e trurit drejtpërdrejt me makinat është një aspiratë e gjatë në fakt. Dhe tashmë po ndodh, megjithëse në një mënyrë të papërpunuar. Në stimulimin e thellë të trurit, për shembull, neurokirurgët implantojnë disa elektroda në trurin e pacientit në mënyrë që të trajtojnë sëmundjen e Parkinsonit.
Një ekip studiuesish në Universitetin e Uashingtonit ka ndërtuar një rrjet ‘nga truri në tru’ që lejon njerëzit të luajnë lojëra me njëri-tjetrin duke përdorur vetëm mendimet e tyre. Dhe studiuesit e Universitetit të Kalifornisë, San Francisko, kanë kapur sinjale nervore nga njerëzit ndërsa flasin, dhe pastaj e kanë shndërruar atë informacion, përmes një kompjuteri, në një fjalim të kuptueshëm.
The Economist
ELON MUSK, jo Elton
Te shkruar “Elton “,ku e lexove ti mor zotni ? Se sa here permendet emri i tij shkruhet ” Elon “, ne fillim akuzo mendjen tende pastaj te tjeret ………
Ose……..do te me duhet mua te mare nje pal gjyslyke -12 tung