Pas lajmeve se viktima e Mihalit ishte një milioner spanjoll dhe kishte qenë shef kabineti i presidentit të Spanjës, Jari vendosi të ndryshojë mendim për përgjegjësinë e Mihalit në këtë histori:
“Të dashur demokratë,
Jari ju sqaron!
Tani ka dalë në dritë e vërteta për atë që ndodhi në Porto Palermo.
Viktima është një mik i Edi Ramës, nga këta milionerët që ky fton me jahte në Shqipëri dhe që i vënë syrin bregdetit shqiptar.
Ky milioneri me sa duket do të marrë kalanë e Porto Palermos dhe ka sajuar një udhëtim aty i maskuar si i varfër dhe i hipur në një furgon.
Aty ka konstatuar se problemi i vetëm është Mihali, që ka mbushur gjirin me vaska peshku dhe ka zënë bregun e gjirit.
Atëhere vendosi të rrezikonte, duke u përballur me Mihalin dhe duke e peshkuar atë në një skenë dhune që Mihalit po i kushton burgun dhe prishje të lokalit.
Spanjolli shkoi në lokal dhe i kërkoi gjashtë peshq.
Mihali po dëgjonte porosinë nga sporteli.
Pa mbaruar akoma porosinë, kamerieri i thotë spajollit:
-Janë shumë gjashtë peshq, merrni katër.
-Ok,i thotë spanjolli, katër!
Mihali del me thikë në dorë.
-Do hani gjashtë, se i hodha në tigan unë, nuk e kthej porosinë. Aq sa thatë herën e parë.
Spanjolli nuk foli, por sapo iku Mihali, u bëri shenjë të vetëve dhe dolën jashtë fshehurazi, pa filluar të hanë.
Mihali i pikasi dhe i ndoqi me hanxhar dhe celular në dorë, dhe ndodhi ajo që pamë.
Pas kësaj, Edi Rama i çoi menjëherë Blendi Klosin në shtëpi spanjollit dhe i kërkoi falje.
Spajolli nuk e ka falur dhe ka thënë do e bëj të madhe në Spanjë.
Sot mediat në Spanjë kanë transmetuar të gjithë videon.
E gjithë kjo bëhet që në fund Rama ta ftojë në Dhërmi, t’i japë një verë të shtrenjtë, t’i flasë gjerë e gjatë se ç’ka hequr ai nga një Kokëdhimë tjetër, dhe në fund t’i thotë ‘që të rregullojmë imazhin e Porto Palermos, duhet ta mbash, ose ti, ose Mihali.
Mihali e humbi, merre ti me një PPP’.
Dhe ai më në fund do pranojë.
Ja, për kaq është bërë e gjithë kjo histori.
Ndaj duhet të jemi vigjilentë dhe me Mihalin.
I juaji, Jari!”
Une do te komentoj thjeshte cfar shikoj ne ate video. Zhvillohet nje tragjedi. Duket shume qarte nje person I cili eshte kapur ne kofanon e nje mikrobusi dhe perpiqet me cdo kusht dhe ne rethanat qe Zhvillohet ngjarja me automjetin ne levizje me shpejtesi te pakten 60-70 km/h. Nga pjesa e brendshme e automjetit duken akoma me paster dy persona shoferi dhe shoqerousi I automjetit te cilet jane duke kryer nje akt kriminal dhe nje te huaj I cili nuk ben asnje veprim per te ndaluar kete ngjarje. Keto akte qe shoh une, drejtesia dhe gjykaya Shqipetare nuk I shikon???
Bravo Spartokos ….. je nji vigjilent …. nese ky viktima do kishte mundur ti ndalte ai munde ti kishte vrare …? Dhe atehere ju e saje e sorollopi juaj me FUGA-n ne krye do kishit thane .se ku ashte shteti etj etj Fajin e ka rilindja etj etj …. na anej ka shkodra e kena i fjale :- Mutit nuk i thohet marshallah. Po te ndjekish komentet e googel per kete restorant me siguri do kishit pa se nuk ashte e para (besoj e funit )here qe Ky trimoshi ban sherr me kostumera . Nuk ka menu ne tavoline , te bjen ushqim sa ja merr mendja atij e jo sa porosite dhe ne fund prape te faturon sa ja merr mendja po atij??? Gjiothsesi gjithkush ka mendjen e vete e gjykon sipas festes se vete