Një debat për zënien e rrugës ka përfunduar me të shtëna arme në Fier.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme në vendin e quajtur “Kulla e ujit”.
Një person, i identifikuar tashmë nga Policia e Fierit, ka dalë nga mjeti i tij privat dhe ka gjuajtur 6 herë në ajër, duke i prerë rrugën një autobusi linje plazhi në zonën e Semanit, i mbushur me pasagjerë.
Sipas dëshmive të banorëve të zonës, personi mësohet të ketë debatuar me drejtuesin e autobusit të linjës, i cili kishte ndaluar në rrugë, duke i kërkuar që të hapë rrugën, raporton Ora News.
Në debat e sipër për hapjen e rrugës, drejtuesi i makinës private ka hyre në automjetin e tij, ka marrë armën dhe ka gjuajtur në ajër para autobusit.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë së Fierit të cilët kanë identifikuar personin dhe automjetin e tij.
Po punohet për kapjen e autorit dhe zbardhjen e ngjarjes.
Te gjithe kane arme ne makina por nuk i nxjerrin keshtu tak fak.
Eshte e veshtire te qeveriset nje vend me barbare te ketij kallepi! Ligjet jane dhe duhet te jene demokratike, per te qeverisur njerez, por per barbaret nuk duhen ligje . I vetmi ligj per ta, duhet te jete mbyllja ne kafaz!