Ish ministri i Drejtësisë nga radhët e LSI, Ylli Manjani, i ka bërë një ‘skaner’ ardhjes në pushtet të qeverisë Rama.
Në një shënim në facebook Manjani del në konkluzionin se thelbi i qeverisjes së Rilindjes nuk është vetëm kontrolli i individit, vënia e tij nën varësinë e shtetit, por sundimi i individit, fiks si në komunizëm
“Rilindja e komunizmit.
==========
Nëse analizon ftohtë, pa emocion apo ngarkesë krahësh politikë, thelbi i qeverisjes së Rilindjes ishte:
Kontrolli i individit, vënia e tij nën varësinë e shtetit.
Që të jemi të sinqertë, në 30 vitet e fundit pushteti politik e ka patur gjithnjë qejf të kontrollonte individin, veçanërisht individin kundërshtar.
Por Rilindja synon më shumë se sa kontrollin. Ajo kërkon SUNDIMIN. Fiks si në komunizëm.
Fakt është që diçka ka arritur Rilindja. Qeverisja e saj vendos për:
-trajtimin e të sëmurëve, pavarësisht spitalit ku shkon;
– çfarë mësojnë fëmijët në shkolla pavarësisht shkollës ku studiojnë;
– thellimin më shumë sesa në palcë të borxhit publik, pavarësisht nëse paguhet dot mbrapsht apo jo;
– kush bëhet i pasur dhe kush kalon në varfëri, dallim që sa vjen e thellohet;
– kujt i merret prona, pavarësisht se mund të kesh dokument pronësie;
– kujt i jepet tenderi, pavarësisht sa i zoti është;
– kujt i hiqet liria, pavarësisht sa prova ka për fajsinë;
– kujt i llogaritet vota, pavarësisht se për kë është votuar;
Këto janë fakte që i kemi përjetuar, por njëkohësisht dhe provat e dukshme se si pushteti synon të sundojë njerëzit.
Mjetet për ti arritur këto synime janë:
Zhvlerësimi i ligjit, i rëndësisë dhe shenjtërisë së tij.
Vendosja e policit mbi çdo institucion tjetër.
Propagandë të jashtëzakonshme që synon të kriminalizojë kundështarët.
Pasoja është e dukshme. Individi sot ndjehet i pa mbrojtur, i survejuar, i trembur dhe i terrorizuar nga shteti, i cili ka në dorë çdo gjë të tij. Ligji, garancia e tij, ka skaduar. Është zëvendësuar nga urdhëri politik, të cilin polici, as atë nuk ta lexon.
E fundit ndërhyrje që bëri Rilindja ishte: marrja nën kontrollin e saj politik Shtetin.
Pra marrja nën kontroll politik indivindin.
Ky i fundit duhet tja dijë për nder Rilindjes që është ende në punë, që nuk e rrahin, nuk ja kanë marrë ende shtëpinë, që nuk e kanë arrestuar për verifikime, që nuk është sëmurë apo është shëruar nga një sëmundje.
Pra, duhet tja dijë për nder qeverisë pse është ende gjallë e merr frymë…
Ky quhet SUNDIM!
Ndaj nëse duhet të ndryshojë ky vend, duhet hequr Sundimtari si fillim. Pastaj duhet ndërtuar shteti jo partiak që të shërbejë dhe jo sundojë.
Mendoj se ende është e mundur të çlirohemi nga sundimi dhe të bashkohemi me perëndimin nëpërmjet demokracisë.
P.S. Unë nuk analizoj individë, por fenomene që i jetojmë. Por nëse komentet tuaja tentojnë të vënë në krahasim Ramën që sundon me të tjerët, unë qartësisht nuk jam me sundimtarin!
Jam për rotacionin politik si mundësia e vetme demokratike që na jepet për të ndryshuar në mos të tërën, të paktën diçka.
Por duhet ndryshuar kjo situatë sepse po vjen regjimi komunist përsëri…”- shkruan Ylli Manjani. (TemA)
U martue gjarperi me shejtanin dhe pollen ylli manjanin. Hajdut dhe kokrra e mashtruesit.
ik o palle qe deliron,po ske faj jate formim ke,je produkt i diktatures se proletariati.
Nje injorant qe nuk din se si funksionon shteti ligjor…….edhe jurist….Zero eshte vleresimi…..e Quan marrje te pushtetit….ne Europe kjo quhet zbatim i ligjit…tjeter gje se sju pelqene LSI stave…..perdorni terminologjine komuniste te Enver Hoxhes…sepse jeni vete komunista
O yllka e partise babai yt duhet te kete qene me komunist se Kristaqi se ti quhesh Ylli ndersa Edvin eshte me liberal por kur flisni ju antikomunistet e LSI dhe te PD te dyja parti te drejtuara nga Kim Jonget na zgerdhini fare.
Kembet po mundohen te drejtojne koken! Mediokrit e Likes dhe Saliut po na hiqen demokrate dhe te ditur!
Ky po,ky i ka bere te gjitha dhe i din te gjitha,kini besim ke ky,ky nuk eshte as hajdut,as i korruptuar,po nuk eshte as budalla,mos e shifni nga koka,ky eshte nje nder kshilltaret e presidentit dhe opzites
Po ti paske shkuar plotësisht për lesh. Po kush je ti që jep receta. Ti nuk ke asnjë funksion publik ose partiak. Ik ore shiko hallet e tua, boll filozofove. Ngele çdo ditë duke dhënë mend. Siç duket të ka kapur deliri i madhështisë.
O zot kush na paska qene Minister i Pa Drejtesise. !!!!
Degjojeni kete djalin,degjojeni, se coc flet edhe ky ! Po,mor po, eshte analist i madh i biri i botes! Packa se i eshte ngren haku. Sa lezet ka i uruari me ate kapelen republike ,me ate mjekren e parruar ! tamam bos,tamam udheheqes shteti dhe plus shkencetar …..
Eh te kishim ca gomere si ky,do na benin pune.
Mos e ngani yllin e partisë.
IK TEK DOKTORI SE KE IKUR PER LESH BUBI .
GJEJE PUNE SHOKU SE POLITIKA PER TY MBAROJE .
mjafton tu shash liderin dhe je armik. te gjithe komentuesit nuk kane kuptuar shkrimin, bilr disamas nuk e kane lexuar, mjafton qe u shau mbretin dhe duhet polemizuar dhe ulur sa me shume autori I shkrimit.
Ky dhe partia e tij kane qene “ Persekutu” nga komunizmi te doli emri te eskobari delvines o manjan mashtro ti dhe tit vasili inaguroni burgun ne rec se Vipat qe do hyjne pas duan nje mjek fallco dhe jurist koti mos te qahen per shkelje te drejtave.