"Groenlanda mollë sherri", kryeministrja e Danimarkës: E befasuar nga anulimi i vizitës të Trump, s'ka krizë me SHBA

21 Gusht 2019, 17:26Bota TEMA

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Fredriksen u shpreh sot e befasuar nga anulimi i një vizite të presidenit amerikan, Donald Trump pas refuzimit të ofertës së tij për blerjen Groenlandës, territor autonom danez duke garantuar se nuk kishte krizë me Kopenhagës dhe Uashingtonit.

“Jam shumë e shqetësuar dhe e befasuar nga anulimi i vizitës shtetërore të presidentit amerikan”, deklaroi kryeministrja daneze, Mette Fredriksen në një konferencë shtypi.

Por Danimarka dhe SHBA-ja nuk janë në krizë”, shtoi ajo duke nënvizuar se ftesa e mbretërisë skandinave për drejtuesin e Shtëpisë së Bardhë mbetet e vlefshme.

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi dje shtyrjen e takimit të parashikuar me kryeministren daneze, Mette Frederiksen në fillim të muajit shtator, për shkak të mungesës së interesit nga ana e kryeministres daneze për një blerje të mudnshme amerikane të Groenlandës, territor danez.

Javën e kaluar autoritetet e Groenlandës theksuan se ishulli i tyre, i pasur me burime natyrore nuk ishte për t’u shitur pas publikimeve në shtypin amerikan, sipas të cilave Donald Trump ishte treguar i interesuar për blerjen e territorit të madh autonom danez.

E përditshmja ekonomike “The Wall Street Journal” kishte shkruar se presidenti amerikan, manjati i pasurive të patundshme, para se të hynte në politike, ishte treguar disa herë i interesuar për blerjen e këtij territori që numëron rreth 56 000 banorë.

3 komente në ““Groenlanda mollë sherri”, kryeministrja e Danimarkës: E befasuar nga anulimi i vizitës të Trump, s’ka krizë me SHBA”

  1. Miri says:

    Po moj kryemistre leshi,por me kinezet ishe me e hapur per te diskutuar per ceshtjen e Groelandes.
    Prandaj edhe Trumpi nderhyri fort.
    Apo kerkon te hash me te dy krahet?

    1. Adi says:

      Ja do te marre doren ty

  2. F.A. says:

    Danimarka e ka gabim, ajo duhet të ketë parasysh thënien ” më mirë një vezë sot, se një pulë mot.” Pastaj Amerika ka dhe objektiva strategjikë, gjë për të cilën Danimarka nuk shqetsohet. Dhe s’do mënd, kur mbrojtjen tënde ta siguron Amerika, pse duhet të shqetësohet ajo për objektivat strategjik të mbrojtësit të saj? Dhe ç’është më e bukura, shpenzon dhe nuk fiton Danimarka me mbajtjen e Greenland-ës. Po sikur Amerika t’ja bënte Danimarkës ashtu siç ja ka bërë Danimarka Greenland-ës, vallë çfarë do bënte Danimarka? Natyrisht, Amerika edhe kur e vetme zotronte bombën atomike, nuk pushtoi askënd, por derdhi gjakun e bijve të saj për Danimarkën e të tjerë, për ti çliruar nga barbaria naziste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje