VIDEO e frikshme: Benzi në Kukës ‘fluturon’ dhe merr para gjithçka

22 Gusht 2019, 13:59Kronika TEMA

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Kukës.

Report Tv ka siguruar pamjet e momentit kur makina humb kontrollin dhe pasi hipën mbi trotuar merr para gjithçka gjen në tregun e qytetit.

Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka patur të lënduar, vetëm shoferi i mjetit ka mbetur i tronditur lehtë.

Makina e përfshirë në këtë aksident është ‘tip’ Benz. Ndërsa shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje