FOTOT: Hapet gara, Parku i Drilonit do të jepet me qira

26 Gusht 2019, 17:47Turizëm TEMA

Albturist ka hapur garën për dhënien me qira të Drilonit, pikës turistike në Tushemisht të Pogradecit.

Lajmi u bë i ditur në buletinin e prokurimeve publike ku është njoftuar hapja e ankandit për dhënien me qira të “Drilon 2” me sipërfaqe të përgjithshme 2500 m² , nga të cilat 605 m² nën objekt dhe 1895 m² sipërfaqe funksionale, në administrim të shoqërisë “Albturist T.O” sha, në Tushemisht, Pogradec.

Sipas njoftimit në APP, dhënia me qira e pasurisë bëhet me qëllim përdorim të saj për ushtrimin e aktiviteteve ekonomike, të cilat gjenerojnë të ardhura për shoqërinë dhe nxisin rritjen e punësimit dhe investimit.

Vlera dysheme për detyrimin e qirasë, për fillimin e konkurrimit, është172 600 (njëqind e shtatëdhjetë e dymijë e gjashtëqind) lekë në muaj.
Konkurrimi do të zhvillohet më datën 9 shtator, në orën 10:00, në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe afati i dhënies me qira të kësaj pasurie është 10 (dhjetë) vjet.

Vlerësimi i ofertave të konkurrentëve do të bëhet me pikët si vijon:

Investimi – 40 pikë

Punësimi – 30 pikë

Tarifa mujore e qirasë – 30 pikë

Shoqëria “Albturist T.O” sha, në cilësinë e njësisë administruese të pronës, ka vendosur kritere shtesë të tilla që objekti mund të jepet me qira vetëm duke ruajtur destinacionin e tij fillestar, që është ushtrimi i veprimtarisë turistike në fushën e akomodimit turistik.

Në ngarkim të “Qiramarrësit” janë të gjitha tatimet dhe detyrimet që rëndojnë, mbi pronën e dhënë me qira sipas legjislacionit në fuqi. Ndërsa qiramarrësi duhet të ushtrojë aktivitetin në përputhje me detyrimet ligjore që rrjedhin, nga legjislacioni shqiptar për mjedisin dhe konventat ndërkombëtare për mjedisin në të cilat aderon Republika e Shqipërisë.

Lidhur me këtë pikë, subjekti në varësi të aktivitetit që do të ushtrojë të paraqesë një studim mbi ndikimin mjedisor të investimit të miratuar nga eksperti i fushës.

14 komente në “FOTOT: Hapet gara, Parku i Drilonit do të jepet me qira”

  1. gerti says:

    tani e ka rradhen sazani

  2. tironci says:

    Nuk lane gje pa plackitur. Pse ne vend qe t’ia japin me qira privateve shteti nuk mundet te investoje ne nje te mire publike e cila te gjeneroje para publike ne arkat e shtetit. Perse iu dashka dhene gjithcka privatit. Kaq shtet i paafte eshte ky?

    1. Patrioti says:

      O tironci sa vjec je me jau,nuk e arrite socializmin.Po te jete shteterore do vesh ti per nje kafe e kamarieri do te te vare k…in jo te te sjelle kafene

  3. Driloni says:

    Gati eshte ppp dhe koncesionet po shteti dhe ministria nuk mund ta drejtojne ose bashkia jepi fonde bashkise o pallosh

  4. Qytetari pogradecar says:

    Driloni ish.Voloreka dikurshme eshte superfantasike,por me ate ndarjen copa copa ne lokale po shemtohet;edhe sduhen lejuar kurre makina brenda ne park duke filluar qysh te arbi si i thone;aty ne fillim djathtas eshte si nje bicim sheshi qe sherben per parkim,kt shesh te merret nga bashkia te hapet edhe me shume te shtrohet te vijezohet dhe del nje parkim publik shume i bukur e pa frike i ze po te zgjerohet edhe 100 makina; rruga per Drilon duhet rishtruar e rregulluar e te kete anash edhe per bicikleta;ndertime sduhen lejuar me atje e Tushemishti masaker me ndertime e beton pafund;boll me ndertimet te jene gati 200 m e me larg nga vija ujit e me plane me gjelberime e jo me shu.e se 4 kate;Edi Rama duhet te vere dore akoma me shume ne Pogradec se eshte qytet qe terheq vizitore sdms edhe prej vapes se cdo viti;eshte qytet i rralle ne vend qe ka gjelberim e ju lutem filloni shembni disa qelbesira ndertime buze liqenit a shtepia duke filluar nga hyrja e Pogradecit deri ne kufi me Shen Naumin.Merrni shembull nga Ohri e Struga.

  5. Komentuesi says:

    Pastaj Karaburuni.

  6. TOKE E DJEGUR says:

    DHE QEVERIA DO TE JEPET ME QIRA TEK MAFIJOZET.

  7. Loku says:

    Ta gezoj Samir Mane.

  8. Koli says:

    Mi jepni me qera mua gjykatat te denoj me burgim te perjetshem Berishen Meten dhe Bashen.Kurse Ramen me 10 vjet burg dhe kurim te detyruar mendor.Do paguaj qerane rregullisht dhe vendi e populli do te shpetoje nga keta shkaterrimtare.

  9. Dori says:

    Si eshte e mundur qe Driloni ehte ne pronesi te Shoqerise Albturist T.O” shoqeri anonime dhe jo ne pronesi te Bashkise se Pogradecit???!!!

  10. beni says:

    E ka emrin voloreke e jo Drilon kte emër ja ngjiten islamistët komuniste!
    Voloreke e jo Drilon se i deshi bytha islamistit Hoxha!
    Qytetarët e ksaj zone duhet të demonstrojnë për nderimin e emrit e toponimit të dikurshëm t’i vihet kudo ne çdo tabelë që të çon në voloreke!

  11. xhoxhi says:

    Kjo tregon se Shqipëria po shitet pjesë pjesë.Jepet me Qira.Po kush e mer?Shqipot?Jo ata mafiozë që paguajnë më shumë.Deri tani nuk jepte të ardhura tani çmimet do shkojnë srtatosferë do venë të huajt dhe ata që janë ritur aty do e shohin me dylbi.Çfarë sistem i ndyrë kapitalizmi ja mer tjetrit dhe ja jep mafiozit .Kjo është llogjika.Ti bjerë në kokë atij që e ka shpikur.Kështu do jepen të gjitha me radhë që të fitojë shteti me T.V.SH-në.
    Shqiptarët tërë jetëm yzmeqrë nëpër botë…Janë 600 mijë shqiptarë në greqi që mbajnë gjysmën e grekëve me bukë….Krim i shëmtuar i sistemit.

  12. plaku says:

    Ja nje shembull se si po shitet Shqiperia te mafiozet. Pas dy vjetesh do jepet dhe liqeni me qera…mbani mend kete gje. Keta shesin dhe nenen, edhe me qera e japin, e jo me vendin. Nuk ke ku shkon se jane bere private te gjitha, edhe rera e plazhit ne det. As turku, as italiani e as gjermani nuk privatizuan, keta po. Shajeni sa te doni Enverin, per gjerat qe mendoni se duhet, por deri ketu nuk arriti. Keta jane mafiozet qe kane pronesuar jo vetem vendin por ne nje fare menyre, sigurisht moderne, edhe jetet tona. Nuk thote kot ai shalegjati, prisni se nuk keni pare gje akoma. Po ky popull jemi ne dhe ata nuk na bejne ndonje gje me shume se sa meritojme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ダッチワイフ

    65cm ラブドール ダッチワイフの「大人の体験回廊」ビジネスが活況を呈しているあなたの#1シリコーンセックス人形を若々しく美しく保つ方法男性用の本物の人形は喜びと満足のためにどのように理想的ですか?賢明なダッチワイフは新しい遊びのおもちゃに変わりつつありますか?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje