Veliera “Sea Cloud” rikthehet për të tretën herë në Durrës me turistë nga 5 vende të ndryshme

26 Gusht 2019, 14:20Turizëm TEMA

Veliera “Sea Cloud” me 61 turistë amerikanë dhe evropianë në bord ka mbërritur paradite në portin e Durrësit, për të tretën herë.

Sipas ATSH, Veliera po zhvillon një tur 10-ditor në brigjet e Jonit dhe Adriatikut, duke u ndalur në disa porte të Greqisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kroacisë.

Ajo ka lundruar gjatë natës së kaluar nga Saranda drejt Durrësit dhe në mbrëmje do të vijojë drejt Dubrovnikut.

Nga të dhënat e agjencisë së lundrimit “Intermed Shiping ” mësohet se Veliera “Sea Cloud” që nga fillimi i këtij sezoni turistik vjen për të tretën herë në port. Anija turistike vjen në Durrës prej 8 vitesh dhe u ankorua në kalatën 5 të portit më të madh të vendit. 55 nga turistët vijnë nga SHBA, ndërsa 6 të tjerët nga Kanadaja, Britania e Madhe, Gjermania dhe Hollanda. Veliera “Sea Cloud” me një personel prej 58 vetësh ka një gjatësi 110 metra dhe është e regjistruar në portin e La Valetas.

Kujtojmë që këtë vit Shqipëria është bërë pikë turistike për anije krocera apo velera, me turistë nga e gjithë bota që janë kurioz të vizitojnë bukuritë e vendit tonë. Rasti i fundit është Kroçera “MSC Musica”, që zbarkonte pothuajse çdo javë në portin e Sarandës, duke sjellë mijëra turistë nga vende të ndryshme të botës.

2 komente në “Veliera “Sea Cloud” rikthehet për të tretën herë në Durrës me turistë nga 5 vende të ndryshme”

  1. Petro says:

    Aman more gazetare u thoni atyre te kesaj krociere te vizitojne mrekulline e Veliajt,Yzberishtin,se do pataksen fare!
    Nuk do harrojne te vijne cdo vit aty!

  2. Tironsi says:

    O kryebashkiaku i Tiranes, po degjoi mor burre klithmat e ketij komentuesit, Petros! Ky në çdo koment, sa te Tema e ne gazeta te tjera kur ti jep ndonje nderhyrje ne ndonje lagje, therret i shkreti, se kur do nderhyni ne Yzberish. I ra goja te shkretit. Ju lutem shume jepini ndonje pergjigje premtuese.
    Tani qe komunat kane kaluar nen bashkine jo vetem duhet te behen te banueshme, por edhe transporti duhet te jete klas. Turistet e huaj nuk kane mendjen e ne fukarenjve qe bredhim me taksi. Ata jane te pasur se kursejne duke perdorur transportin publik.
    Per Tiranen dhe fshatrat tironse qe duam.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje