Një ditë si gjithë të tjerat nga jeta e një ose shumicës së shqiptarëve nga mëngjesi në mëngjes: O të q..fsha robt, o rrot’ …ari

26 Gusht 2019, 14:29Blog TEMA

Nga Enton Panariti

Ta hajë dreqi,
jetë qeni, jetë e poshtër , vend legen, shtet hajdut,  kriminel, malok, fshatar, kokëpalarë, i trashë, i pashkollë, o të q..fsha robt, o rrot’ …ari.

Kështu fillon që pa thënë mirëmëngjes.
Pastaj vazhdon:

Domatet janë me pesticide, kastravecat si degë lisi, speci nuk hahet, patëllxhanet i kanë fryrë me ilaçe, qepet nuk djegin, qershiat nuk kanë shije, me pjeshkat do na helmojnë, ehh pjeshkat, gjithë lëng një një kohe tjetër, fiku është me krimba, pjepri nuk është sagllam, sallami është me mish të prishur, kumbullat janë të kot, shalqini është i rrezikshëm, rrushi është malaga grek, dardha vjen si e thartë, molla është me krimb brenda, ftoi nuk vlen një lek, lakrën e zuri shiu, preshi nuk është për të hyrë as atje, pjeshkën sërish, e mori në qafë kokrra e breshërit.

Buka e bardhë nuk hahet se i hedhin zbardhues, bukën e zezë e nxijnë me bojë. Gruri është për kafshët , misri për pulat, mishi është i pa kontrolluar, peshku vjen nga jashtë, pulat industriale i ushqejnë me omgj, pulat bio të fshatit hanë me nder m..tin e katunarit, qumështi është qumësht pluhur, djathin e bëjnë me niseshte, kosi s‘është kos, lëngu i frutave është pigment i tretur në ujë. Orizi është plastik, vaji është për makina, fasulet nuk bëhen as për p..rdhë, makaronat nuk zjejnë, çfarë vjen nga jashtë është vetëm: buono per Albania.

Birra?

Ku pihet birra, o vëlla? Birra Tirana është e thartë, Korça e hidhur, Peja është pa shije, bionde, kuqalashe e turbullt, të gjitha nuk bëjnë. Femra të ishin dhe prapë nuk do të vlenin. Birrat e importit/ E thamë, pra: buono per Albania!
Po vera. Vera është më keq, të shkatërron barkun, është e mbushur me kimikate dhe të çon për lesh mëlçinë e zezë dhe të nxin dhëmbët.

Uji? Ku ka më ujë. Ai që vjen në rubinet është i kuq. Ai i bleri mbushet nga puset ose në lumë. Lumenjtë, të gjithë aty e bëjnë sh..rrën.

Ta hajë dreqi…

Na u zunë hundët nga pluhuri, plehërat fluturojnë mbi kokë, kazanët e tyre janë të shqyer, rrugët nuk bëjnë, sheshi është skandaloz, qyteti i betonizuar, njerzit janë mizerabël, robt ku t’I ketë trafiku, në rrethrrotullim është si të hysh në kafazin e MMA-së, parkime nuk ka, korsia e biçikletave është kot, liqenin e kanë prishur, deti është qelbur, rëra është zhul, lumenjtë sjellin divane të hedhur për qejf.

Në TV…  Ahhhh,  Po, po! Ky tipi është mosmirënjohës, ky tjetri është halabak, ai hajdut, mashtrues, i korruptuar, servil, bythëlëpires, i poshtër, kriminel, horr, kurvë, burrë kurvë, i degjeneruar, shkërdhatë.

Kjo tjetra?

Po kjo është njësoj dhe më keq akoma. Eshtë lëtyrë grua, vromse, palogrua, mjerë burri që e ka, se mos ka një vetëm ajo, baxhellë, karazuzu.

Varja.

Katundarët na i fusin, kosovaret na prishën plazhin, fshatarët kanë prishur qytetin, qytete nuk kemi pasur kurrë, komshiu është skuth, gruan e ka kurvë, ajo që kaloi aty e dredh me filanin, ky filani tjetër vesh geta femrash natën, ai e ka pasur babën spiun, ai tjetri është 90 e nonç, ky është marë me mall në Hollandë, ky tjetri shkon në shërbim me sekretaren, kurse e shoqja fle me shoferin e tij, atij atje i hedh gruaja valium në gjellë, burri i asaj është trap, burri i asaj tjetrës është grua e mirë, ndërsa gruaja I ka blerë kollovarit të saj një X5, fëmijët e tyre? O Zot, fali!  Djali rri gjithë ditën me nje djalë tjetër që nuk e sheh kurrë me qime në fytyrë, e bija ka bërë tatu mbas b..the një dragua që nxjerr flakë nga goja, vajza tjetër dhjetë vjet në Itali si student dhe ende nuk e ka marë diplomën.

Ehhh Italia… ku na e shpifi perëndia si komshie Italinë?

Ata nga veriu janë malokë, ata nga jugu katundarë, ata nga mesi barkëtharë. Në veri të marin jetën, në jug të marrin kuletën, në mes të heqin brekët!

Presidenti është i poshtër, kryeministri drogaxhi, kapo i parlamentit kriminel,  kreu i opozitës hajdut, deputetët janë idiotë, të trashë ata që ikën, të pagdhendur ata që mbetën, palla ata që erdhën. Të gjithë bashkë edepsezë, mashtrues, të pashkolluar, të dënuar për krime jashtë vendit,  të lodhur nga  ky popull i trashë brenda vendit. Kryetarët e bashkive ca janë me brekë me vrima, ca janë hajdutë dhe ca që shkundin molotovin si plaku hallatet.

Turistet që vijnë janë të mbaruar, ambasadorët jane palë me shtetin. Turizmi bëhet vetëm jashtë, ndryshe je pabuks. Pabuksat i rreh Mihali dhe mbasi Mihali mbaron me të rahurën, e bën Çeço steti me biçak.

Shkuma party bëjnë po prap këllirë mbetën të gjithë.

Ky vend nuk bëhet , këtu nuk të paguajnë, këtu nuk ka punë! Nuk ka shpresë se e ka prishur ai, ajo, ne, ju, ata, ato, por dhe këta, këto, këndej, andej.

Skenderbeu është tradhëtar, Zogu ishte hajdut, Enveri diktator, Berisha shpellar, Nano pijanec, Majko budalla. Edi mafioz, Meta, hajdut. Luli karagjoz. Nardi, kurse Nardi është filozof.

Uuuuff çfarë tmerri.

Bëje ëndërr, o Zot!

Malet luajnë, por jo shqiptarët nga kafja e preferuar, aty ku qahen hallet e gjithë botës.

Ky  eshte rregulli.

Tek e tuk ka ndonjë përjashim, por ata vuajnë sikur t’i kishin shkepur xhindet në gjumë. Në fakt janë sepse janë vetëm.

Si mundet

Të mbijetojë një komb pa një hero të vetëm që ta duartrokasin e ta duan të gjithë, dhe që është i mbushur me shumë e shumë hajdutë dhe mediokër të përkohshem, të kthyer në dandy me pantallona të verdha, xhaketë të kuqe, kapele republike pink dhe shqipe të gdhëndur në shpatull?

Si mundet që një shoqeri të përdhosi me vetmohim e këmbëngulje çdo figurë dhe çdo cilësi kombëtare duke i marrë nëpër gojë dhe përgojuar deri në palcë të tërë pa përjashtim?

Si mundet që mbasi ngjiremi “O sa mir’, me ken shqiptar”, e dhunojmë Shqipërinë ashtu siç nuk ja bëri as turku?

Pa dhënë asnjë alternativë. Pa reflektuar. Por vetëm duke u ankuar, fyer, sharrë e mallkuar.

Nuk ka ngelur një gjë që ti bashkojë të gjithë bashkë.

As feja, as arti.

Sporti mund ta bënte deri diku por edhe ai është kthyer në farse.

Shkurt një gojëdhore që nakatos zorrët e barkut.

Ky popull që nuk proteston për të kërkuar punë, ujë dhe drita tregon që i pëlqen të ngrohet vetëm në diell.

Protesta ka, por vetëm që të ikë njëri e të vijë tjetri. Dhe robt bëhen bashkë kur ju thua, ec se do t’ja shkër.. jmë robt’ atij kurvës!

Protestat e fundjavës janë kthyer në  aktivitete  kulturore vetëm për ata që zjarrin e kanë pasur si lojë të vetme në vetminë e malit kur kullosnin dhitë.

Puna në fakt, si koncept, është prishur dhe ngatëruar. Më mirë e lemë për herë tjetër.

Fjalën punë mos ja përmend njeriu se rrezikon të të urrejnë për jetë.

Veshi  nuk të dëgjon një njeri që të thotë na mori malli për pak punë.

Madje të shprehesh “Po punoj “ të marin për budalla.

Si mundet vallë që ta degradojë veten në këtë lloj derexheje një komb i tërë ,  ku pasurimi i shpejtë, hajduti dhe dembeli me lekë është ëndrra e gjithëkujt.

Nga do që ta kthesh Dembeli dhe Hajduti janë heronjtë tanë kombëtar!

Ata janë dy kokat e të njëjtit trup. Ose thjesht, janë vetëm turp! Turpi ynë!

27 komente në “Një ditë si gjithë të tjerat nga jeta e një ose shumicës së shqiptarëve nga mëngjesi në mëngjes: O të q..fsha robt, o rrot’ …ari”

  1. o fsha robt says:

    o fsha robt pse e ke bere kaq te gjate dhe kaq shume thenie qe na lodhin per dite? mblidhe dhe jepe iden me pak fjale

  2. Kendrevica says:

    Një studim brilant antropologjik. Përgëzime!

    1. palla says:

      Boll majr po na ke tregue te tan te shamet, vec ke harrue edhe njenen.:” Te qi..sha sistemin.

    2. Glauk says:

      Asnje studim nuk ka ketu… ketu ka thjesht ttegim sharjesh apo sarkazma, dhe nje pseudo shpjegim ne fund, por analize, dhe per me teper analize antropologjike nuk ka.

      Injoranteve si ouna jote u ben pershtypje ky shkrim.

  3. Fred says:

    Pikes i ke rene, o Enton! E keqja ngjit shume shpejt te shqiptaret, per fat te keq. Kemi aq shume te mira, por kush eshte ai qe leviz doren qe t’i kape, le t’ia sjellin ne preher te tjeret, perndryshe rri te rrijme, te llapim e te shajme pa pike pergjegjesie. Harrojme qe te drejtat vijne bashke me detyrimet

  4. Glauk says:

    Tregove disa ekzagjerime qe bejne shqiptaret ( ose nje pjese e shqiptareve) ne perditshmerine e tyre, por kjo vjen edhe per shkak te injorances se shqiptareve ndaj historise, gje qe edhe ti si autor e ke.

    Mire beqe qe perdore keto fjale, or une nuk ta kuptova thelbin e shkrimit, sepse ne sharjet qe permende ti me lart, hajdutet dhe dembelet percmohen, keshtu qe nuk ka sesi hajduti dhe dembe;i te jene heronj.

    Shqiptaret jane pergjegjes per te kqeijat qe kane ndodhur keto 30 vite, por pergjegjesit kryesore mbeten elitat politike, qe ne nje forem apo tjeter jane perkrahur apo promovuar nga perendimi qe ju analistet e dhjere e doni kaq shume edhe pse perendimi perfaqeson degjenerimin total te narytres dhe moralit njerezor.

    Sa per pjesen qe ” as turku nuk ja beri” eshte nje shprehje injorance qe ju analistet e dhjere te pakten nuk duhet ta perdorni sepse nioni shume keq edhe ne mendjen e publikut injorant.

    Turqia u krijuar ne 1923 si komb dhe shtet dhe Perandoria Osmane , ishte nje perandori multi etnike fetare ku termi turk biles nga Sulltani konsideorhej ofendim.

    ajo perandori veret nuk u ftua nga shqiptaret, dhe vertet ne mesjete pato 38 beteja, nga te cilat 35 u fituan nga shqiptaret, por jane disa fakte qe duhen marr parasysh.

    Kapja e Arberise ne 1475-1480 u be nga Osmane me prejardhje shqiptare si Gedik Pasha,Daut Pasha apo Jakup Arnauti.

    Pika tjeter eshte qe shqiptaret ishin shtylla e 2te kurrizore e perandorise dhe sistemit osman, dhe shqiptaret e zgjodhen me deshiren e tyre te ishin [pjese eelites osmane duke u konvertuar, kjo ehe per faktin e natyrs luftarake te shqiptareve.

    Pika e 3te eshte qe shqiptaret ishin pergjesj te medhenj per mbarvajtjen e perandorise, edhe per prapbetjen e saj ne 2 shekujt e fundit, por edhe per dobesinin e saj…. pashallaret e pavarur shqiptare si Ali Pasha, Bushatllinjite apo Sundesit shqiptare te Egjiptit, duke kerkuar te rivalizonin perasndorine Osmane e dobesuan ate se tepermi, dhe krijuan nje vakum pushteti qe i lejoi Perendimit te krijonte shtete dhe kombet fallco te Greqise dhe Servise, qe morren toka shqiptare me vone.

    Mire qe bene keyte gje keta pashallare shqiptare, por as nuk u mevetesuan nga perandporia osmane, por elita shqiptare vazhdoi te mbetej pjese e sistmeit osmane derisa u shketerrua bashke me perandorine…..

    Shqiptaret kishin mundesi qe ndermjet 1780-1830 te krijonin nje perandori nder kontinentale ” de juro” shqiptare dhe nuk e bene, por nderkohe demtuan edhe perandorine osmane, lku ishin pjse e elites dhe i dhane mundesi krijimit te kombeve fallco me lart sic e thashe.

    Historia eshte shkence o Panarit.

    Ne shkrimin tend ti nuk e shpjegove perse shqiptaret ankohen dhe shajne kaq shume vendin e tyre apo edhe te tjeret.

    Dhe nje ” shpjegim;” per heronjte e munguar apo per heronjte e gabuar, por edhe ate e ke gabim.

    1. xhorxhi Baho says:

      Xh0
      Zoti Glauk ” Shqiptaret kishin mundesi prej vitit 1780-1830 te krijonin nje “Perandori nder kontinentale ” de juro” Nuk kuptoje se cfare shkence ka ketu qe I “lavderon” kaq shume shqiptaret qe nuk e dinin na kete shekull ku binte Shqiperija. sepse ishin jashte shqiperise kur e gjithe bota perendimore e ka nderuar te madhin Gjergh Kastrioti.Per cfare shkence flet more historian.

  5. Toni says:

    BRILIANT KY ESHTE SISTEMI KAPITALIST
    E KUSH E GEZON?? KRIMINELET HAJDUTET ME SHTEPI 20 MILIONSHE PA PUNUAR 1 DITE!!

  6. askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten......[PLATO] says:

    kjo eshte rraca perverse sunite,nuk ka sesi te ndodh dryshe………….nje bourdhelo islamike!

  7. Morali says:

    Pse nuk e permend moralin popullor qe na mungon prej shekujsh. Te vetmen arsye autori nuk e thote. Pse lodhesh duke ardhur verdalle. Nje fjale eshte. MORALI.

  8. Per punen mos u lodh ….mer per shembull suksesin e presidentit Meta qe eshte pe libreze pune dhe ligjin 7501 qe toka i takon …….´atij qe e punon´………

  9. Pra sistemi soc i keq diktatorial…
    Kap rrumpall qe te le te shash ke te duash e si te duash,mund te vjedhesh,te vrasesh se nuk te denon njeri,mjafton paguaj ca pare.
    Keq ne soc e keq ne kap.
    Keq me burre e keq pa burre….
    Fuksat qe ne mengjez,alo bashkimi…dhe fillojne nga libri i shpise…

  10. Landi says:

    Në listen e ketyre sharjeve e para eshte nena, pastaj jane robt. Po sikur ketij llumi ti dilte inati vetem duke share nga nena do ishte gjysma e te keqes. Inati të forteve analfabete nuk u del më vetem me sharje te rendomta ne fytyre. Ketyre funderinave te konsoliduar financiarisht, inati u del tashme duke zbrazur armet qe i mbajne ne brez, kunder atyre qe i bejne me nerva.

  11. Arifi says:

    Po ik mor karr se ka dale bari i rri. Esht me i mire . Ti pi akoma te vjtetrin

  12. ducati says:

    z Enton Panariti ka hedhur ne kete artikull ta themi,te verteta po shume te hidhura,tashti cdo gje ka marre dicka dramatike ne jeten tone te perditshme,tashti eshte shume vone,sado qe te mundohen me mijra njerez te ndershem neve si popull jemi drejt shkatrimit total.Nuk i takon ketij vendi kjo Barbari.

  13. saimir says:

    sa shume jane shtuar keta shqipet qe gjykojne veteveten dhe popullin e vete, cdo popull vuan nga ato qe ke listuar me siper, ndonese ne gjuhen dhe termininoogjine perkatese. ndaj mos na hap barkun ti dhe te gjithe ata delirant medioker qe mendojne se mund te gjykohet nje komb

  14. Kinez Kosovar says:

    Miko i ke ra shume gjate, mjafton te thoshe POPULLI SHQIPTAR ESHTE DEBILIZUAR QYSH NGA VITI 1944.

  15. LORA says:

    Autori e paska gjet heroin e vet,,,llumin parazit,kusar,
    politiko-klientelist,
    te cilin per dreq rreket t’a shpalle (me siper) si modelin teresor te shoqerise shqiptare.I mjeri, nuk njihka njerez normale.
    Neveri per kete mender-hulumtim,,, qe u merr te keqen
    njerzve qe punojne e jetojne me nder e dinjitet,,,,dhe qe jane shumica;per mbrothesine e Shqiperise sone.1

  16. Pyka says:

    Me nje fjale fajin kush e ka?Modeli qe duhet te ndjekin patjeter jane te sukseshmit shqiptar te politikes,te gjykatave,te prokurorise,te administrates,qe me fjalorin,sjelljen dhe hajdutlleqet tyre behen cuba,rrugeç.Keta i kemi neper kembe nga do.Shikoni gazetaret,te ashtuquajturit analist gjitholog dhe qe nuk kane turp,edhe keta bejne cubin,atehere kush eshte modeli te pakten per normalen?

  17. Met says:

    Ti i thua me sarkazëm, por po ti lexosh me vëmëndje janë të gjitha të vërteta.

  18. Kinez Kosovar says:

    Rrofte Lenini. Proletare te te gjitha vendeve shkerdhehuni sa te keni mundesi.

  19. Ska Rendesi says:

    do doja shume te thoje dhe pjesen e syte: UNE? une sprodhoj ushqime me pesticide, une nuk marr rryshfet jam i ndershem, une nuk e ndot ambjentin ku jetoj, une nuk ia dredh burrit, une jam i afte per pune po ma ka marre punen ajo tjetra me mik…..yhaaa e sa shume te tjera……
    se kush e ben shqiperine kjo qe eshte asnje nuk e di se te gjithe jane te kulluar, apo harrova e kane fajin politikanet dhe institucionet e shtetit se patjeter duhet te justifikohet kafshlliku individual.

  20. Une cuditem pse eshte botuar ky shkrim , Nuk percjell asnje mesazh ! Eshte nje shkrim nga goja dhe lapsi i nje kalemxhiu te pakenaqur , qe nuk ndjen asgje te shijshme te embel ne kete jete , qe cdo gje e shikon ose e ben te zeze , qe nuk nuk shpreson per asgje , qe jeton kot ai , e qe u thote te tjereve mbytuni sic jam mbytur une ne kete pelleng uji te kesaj bote koti !

  21. Ibrahim Didani says:

    E mira ishte qe mos te ishte botuar ky shkrim nga gazeta. Per mendimin tim nuk percjell asnje mesazh. Eshte nje shkrim, i shkruar nga dora dhe mendja e nje njeriu te pakenaqur nga kjo jete qe asgje si duket e embel, e ndritur, e bukur, po gjithcka e zeze, sketerre.

  22. Adi says:

    Brilant. E kam lexu e qesh me lot. Nuk i heq asnje presje. Keto jane shqiptaret e sotem. Shajne, mallkojne, gjykojne, hedhin helm e vrere per cdo njeri qe eshte pak me i suksesshem se vetja. Le te vazhdojne te jetojne ne llumin e tyre te turbullut qe kane krijuar vete. Kokat hengrshin. Kane ate qe meritojne. Njerez te poshter , jete te poshter. Ah sa mire ti behet. Kane jeten qe meritojne. Fare s me vje keq per keta palaco.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje