Pranga 38-vjeçarit në Lushnjë: Ishte bërë gati të ekzekutonte nënën e tij me pistoletë me silenciator

26 Gusht 2019, 15:29Kronika TEMA

Reagimi në kohë i policisë parandalon një krim brënda familjes në Lusnjë.

Nga opoeracioni mësohet se është arrestuar në flagrancë  një 38-vjeçar, pasi dyshohej se do kryente krim të rëndë në familje, pas konfliktit me nënën e tij.

Ndër të tjera policia njofton:

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, me silenciator dhe 43 fishekë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin:

E.D, 38 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë.

Policia e Lushnjës ka marrë njoftim në rrugë operative se ky shtetas po konfliktohej me nënën e tij, në banesën e tyre, në Dushk të Lushnjës.

Policia ka vlerësuar menjëherë informacionin dhe falë reagimit në kohë u bë e mundur kapja në flagrancë e tij dhe gjetja në trup e një arme zjarri pistoletë me silenciator.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 43 fishekë luftarakë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lushnjë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Dhuna në familje”.

1 komente në “Pranga 38-vjeçarit në Lushnjë: Ishte bërë gati të ekzekutonte nënën e tij me pistoletë me silenciator”

  1. loku says:

    Do vriste nenen me pistolete por ne foto jane fishek automatiku…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje