Presidentët e Francës dhe Brazilit grinden për paraqitjen e grave në Samitin e G7

26 Gusht 2019, 17:18Lifestyle TEMA

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shpërthyer ndaj Jair Bolsonaros për fyerjen që i bëri gruas së tij, ndërsa grindja e tyre lidhur me zjarret në Amazon veçse po nxehet.

Bolsonaro komentoi dje në një deklaratë të pahijshme në Facebook lidhur me zonjën e parë të Francës, Brigitte Macron, ku 66 vjeçari e miratoi krahasimin në mënyrë të pafavorshme mes gruas së tij 37 vjeçare, Michelle Bolsonaro, dhe 66 vjeçare Brigitte.

Postimi shkruante “A e dini pse Macron e perndjek Bolsonaron”, e shoqëruar me një fotografi të Mischelle duke qeshur, ndersa përgjigja që jep vet Bolosonari është “mos e poshtero djalin”.

Macron, 41 vjeç, gruaja e të cilit ka 24 vite më shumë se i shoqi, u zemërua së tepërmi nga komentet e tij, duke e quajtur qendrimin e tij si një ‘mentalitet kolonialist’.

Udhëheqësi i ekstremit të djathtë brazilian po konsiderohet si “faji njerëzor” i zjarreve në Amazonë, duke qenë se ka lejuar prishjen e natyrës në favor të përfitimeve ekonomike.

1 komente në “Presidentët e Francës dhe Brazilit grinden për paraqitjen e grave në Samitin e G7”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje