FOTOT/ Vendosin tankun para stadiumit për ‘presion’, çmenduria e tifozëve ‘bekohet’ nga qeveria serbe

27 Gusht 2019, 19:08Sport TEMA
FOTOT/ Vendosin tankun para stadiumit për ‘presion’,

Tifozët serbë të Crvena Zvezdës kanë vendosur një tank të vërtetë përpara stadiumit ku luan ndeshjet skuadra e tyre, në prag të takimit që do të luhet sot në mbrëmje ndaj Young Boys, i vlefshëm për “play off”-in e Champions League.

Tanku T-55, model sovjetik, është përdorur nga Ushtria Popullore Jugosllave edhe në luftrat e viteve ’90.

Logoja e klubit është vendosur në tankun që ndodhet aktualisht në hyrjen veriore të stadiumit “Rajko Mitic”.

“Nuk është aspak provokim, është diçka normale. Lufta ka përfunduar 25 vite më parë”, u shpreh një tifoz.

Ndërsa ministri i Brendshëm serb, Nebojsa Stefanoviç, theksoi: “Nuk ka probem pasi ai tank nuk ka armatim”.

4 komente në “FOTOT/ Vendosin tankun para stadiumit për ‘presion’, çmenduria e tifozëve ‘bekohet’ nga qeveria serbe”

  1. My name is ... Hi ! My name is ... Hi! says:

    Po thonjeza per ÇMENDURIA? Apo nuk ka nevoj per diskutim ketu ?

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Kush tha ndonje llaf per njerez malesh?!?! Ai tank ska armatim thote I cmenduri rradhes..

  3. Genti says:

    Ca mendimi do ket vall paria “intelektuhale” e tiranes per kete veprim? Imagjino ta vije ndeshjen Shqiperi-serbi tankun para stadiumit…..o zot…do e vriste tankistin armata hale analistave qe kemi.

  4. shqiptari says:

    Po ta kishin bere ne Shqiperi te njejten gje klubi i futbollit do perjashtohej perjetesisht nga UEFA ,por me serbet-barbare standartet jane ndryshe.FUCK UEFA AND THEIR SERVANTS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje