Biznesmenit shqiptar, Benjamin Prelvukaj ka marrë vëmendjen e mediave amerikane.
Së fundmi, New York City Association of Hotel Concierges, shkruan se pronari dhe presidenti i restoranteve më të famshme në NY dhe në krejt shtetet e SHBA, deri në Japoninë e largët, Benjamin Restaurant Group me shqiptarin z.Alban Benjamin Prelvukaj, u nderua me çmimin e arritjes jetësore 2019 NYC Hotel Exellence Awards! – “Lifetime Achievement Award for the 2019 NYC Hotel Excellence Awards“.
Me një ekip të shquar në të tre restorantet e tij të mahnitshme të NYC, ‘Benjamin Steakhouse Prime’, ‘Benjamin Steakhouse’ dhe ‘The Sea Fire Grill’, nuk kishte as pyetje kur juria e ndarjes së këtij çmimi do të vendoste se kujt duhet t’i shkonte cmimi “The Silver Plume Lifetime Achievement Award 2019”.
Alban Benjamin Prelvukaj ka treguar vazhdimisht për historinë e tij të jashtëzakonshme, të një shqiptari të suksesshëm në Amerikë.
Fillimisht ai punoi si kamerier, pastaj u bë pronar i restoranteve më të mirë në New York dhe tani ai është i pranishëm edhe në Japoni.
”Sot kam 4 restorante në New York dhe një në Tokio. Unë jam shqiptari i parë që kam një restorant në Japoni. Është shumë i suksesshëm deri më tani”, thotë Prelvukaj.
“Unë nuk e kisha ëndrrën amerikane, por kur filloi lufta në Kosovë dhe situata ekonomike u bë më e vështirë, ne vendosëm të largohemi”, thotë Prelvukaj, i cili shton se shumica e punonjësve të tij janë shqiptarë.
“300 punëtorë janë shqiptarë nga 550 në total. Unë jam shumë i lidhur me komunitetin shqiptar sepse dua të hap derën për rininë shqiptare në mënyrë që të vazhdojnë jetën e tyre në New York”, thotë Prelvukaj.
Me te vertete njerez me ndjenjen e shpirtin e punes ,me plot inisiative e guzim ,arrijne plot suksese e miresi si heronj ne fushen e bisnesit . Ndjehem krenar per kete zoteri te trojeve Shqiptare ,duke I uruar shendet,suksese te metejshme , miresi e plot begati.
Mund ti kete shqiptare, por jo Shqiptare te Shqiperise,–Keta na shikojne ne me armiqesi
Keta te Kosoves apo edhe te Malit te zi, Nuk te afrojne fae ne lokalet e tyre, nqs ti je shqiptar i Shqiperise
Kane shume urrejtje ndaj nesh, te gjithe keta pa perjashtim–Kot sa ti quash shqiptar –
Jane jashtezkonisht shume njerez te ligj ndaj nesh