VIDEO: Puthja e Donald Trump me Angela Merkel “vjedh” vëmendjen e samitit të G7

27 Gusht 2019, 09:15Lifestyle TEMA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe kancelarja gjermane Angela Merkel duket se i kanë përmirësuar marrëdhëniet e janë shumë miqësorë.

Në përfundim të samitit G7, ata të dy shkëmbyen një puthje, e cila u bë mënjëherë virale. Trump dhe Merkel ishin pjesë e rreshtit me liderë botërorë që përfshinin Boris Johnson, Emmanuel Macron, Justin Tudeau etj.

Si cdo vit, të gjithë u rresthuan për të bërë fotografinë tradicionale “familjare”. Pavarësisht se pati shumë takime mes tyre, puthja e Merkel me Trump mori vëmendje të madhe dhe pamjet u bënë virale.

Përdoruesit e rrjeteve sociale filluan të mendojnë se puthja ishte në buzë, por jo. Ndër të tjera, Presidenti Trump shkëmbeu puthje edhe me gruan e homologut të tij francez, Emmanuele Macron.

Gjatë mbledhjes u morën disa vendime të rëndësishme. Një ndër to ishte situata në Amazonë, për të cilët liderët vendosën të dhurojnë 22 milionë dollarë për të shuar flakët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje