Mëshirë për pronarët, lotë krokodili për gazetarët?

27 Gusht 2019, 19:28Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Duket se emisioni i Ylli Rakipit dhe Adi Krastës nuk do jetë më në ekranin e News 24, por në një ekran tjetër. Vendimi për të mos u zgjatur më kontratën, është i pronarit të grupit, i cili ka marrë një emision tjetër, “Real Story”.

Interesante është se debati për transferimin e emisioneve nga një televizion në tjetrin, po paraqitet si një lëvizje e detyruar e pronarëve nga qeveria, dhe jo si një projekt i tyre.

Në fakt, ndërhyrja e qeverisë kundër emisioneve kritike ka qenë një traditë e fortë e Sali Berishës. Në vitin 2010 ai kushtëzoi një gjobë prej 6 milionë euro ndaj “Tring” dhe premtim për licensa hidrocentralesh të sekserëve të investiorëve gjermanë, partnerë në “Vizion Plus”, me kusht që të mbyllej emisioni që drejtoja unë.

Por kjo nuk ishte aq dëshpëruese dhe problem për lirinë e shtypit. Dëshpëruese ishte se pas kësaj, unë nuk mund të shkoja as si i ftuar në asnjë TV. Pra qeveria e Berishës, jo vetëm që kishte mbyllur një emision të përnatshëm kritik, por kishte futur nën terror çdo TV për të izoluar një gazetar kritik.

Kjo kohë ka vdekur përgjithmonë në Shqipëri, bashkë me ikjen e Sali Berishës nga pushteti.

Unë nuk e përjashtoj mundësinë që pronari i “News 24” ka qejf, që të mos ketë një emision aq kritik sa ai i Ylli Rakipit në ekranin e tij. Nuk përjashtoj as mundësinë që pronarët e tjerë të televizioneve të shesin e blejnë emisione në varësi të interesave të tyre private. Që media këtu është në duar të pronarëve për interesa të tyre, kjo nuk ka nevojë për debat.

Problem do të jetë nëse gazetarët kritikë nuk kanë mundësi të flasin apo shkruajnë, dhe jo se ku flasin e shkruajnë.

Nëse zoti Rakipi ka mundësinë, siç e ka patur disa herë ta transferojë emisionin në një TV tjetër, është mirë ta mbajmë debatin tek pronarët, dhe jo tek qeveria, pasi asaj njësoj i prish oreksin dhe nëse e sheh Yllin tek “News 24”, dhe nëse e sheh tek Vizion Plus apo Top Channel.

Nga ana tjetër nuk mendoj se dikush në qeveri është i shqetësuar më shumë nga Adi Krasta, se sa nga Fatos Lubonja, i cili do të vazhdojë të jetë tek “News 24”.

Pra duhet ta ndajmë nëse në këtë histori kemi ndonjë inat me pronarët, apo me qeverinë, pasi emisionet do t’i shikojmë përsëri, nëse ata duan t’i bëjnë dhe do të na duhet që disa pronarë t’i shpallim armiq e disa heronj, por jo të gjithë viktima.

I gjithë ky debat që ka shkuar në delir, ka përfshirë dhe Sali Berishën, që sillet si shef i merkatos televizive dhe që po qan më shumë për daljen e “Klan”-it nga “Digitalbi”,  se sa për daljen e PD nga sistemi politik.

Ky në fakt është tregues i hipokrizisë së tij me elektoratin e vet, të cilit nuk i jep dot përgjigje për gjëmat që i ka bërë dhe kërkon të punësohet si menaxher i djalit të vet, për t’i çuar gazetarë tek portali dhe TV që ka hapur.

Por trajtimi i pronarëve të medias si viktima të qeverisë, nga dëshira që ka opozita për t’i përdorur për hallet e veta, është fyese për inteligjencën e qytetarit nën mesatar.

Pronarët, ose janë pjesë e një plani censure me qeverinë, ose jo. Ata nuk mund të jenë viktima të qeverisë duke e pasur mirë me qeverinë, por akoma dhe më mirë me opozitën, që ua qan hallin  si viktima.

Është e paimagjinueshme të qash për lirinë e shtypit në Shqipëri duke lexuar ngashërimet e Berishës për faktin që Ben Blushi po i bie me qafë Sandër Frangajt.

Nuk besoj se ka qoftë dhe një demokrat të vetëm në këtë vend që të derdh lotë bashkë me Berishën për Sandrin. Njësoj dhe për Irfanin.

Kur Irfan Hysenbelliu bleu News 24 në vitin 2011 para zgjedhjeve lokale, duke ja hequr nga duart redaksinë Carlo Bollinos, që ishte kritik me qeverinë, Irfani ishte një hero për Berishën. Tani nuk është një tradhtar, por një viktimë e qeverisë.

Ky debat duhet të marrë fund, duke u ndarë si debat për pronarët që nuk do t’i humbasë, as qeveria, as opozita, apo si dashuri për gazetarët që në fakt duan t’i përdorin të dy palët.

9 komente në “Mëshirë për pronarët, lotë krokodili për gazetarët?”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Do tja dije shume Rama se kush shkon ne kush.. Apo kujt I mbyllet emisjoni.. Rama thote: Koken le te hane..!!

    1. ben says:

      Kur heqin nga puna Meron eshte krim.
      Kur heqin nga puna Rakipin, Krasten Shkullakun etj ,duhet te mesohemi eshte nje gje normale.
      Sic eshte normale qe ministrat e G7 te paguajne nga 400 euro nata hotelin ndersa etilda 700 euro.
      Sic eshte normale qe edhe kur kandidon me veten rilindja prape bandite zgjedh.
      Sic eshte normale qe Saliu qe vidhte I bente rruget me nga 2 milione deri 8 milione euro per km, ndersa rilindja nga 17 milione deri ne 20 milione euro per km.
      Sic eshte normale qe berisha futi shqiperine ne NATO, hoqi vizat, ndersa rilindja per 6 vjet nuk cel dot negociatat
      Eshte normale duhet te mesohemi, fundja ky popull keshtu e do qe jo vetem te vidhet por mbi te gjitha te poshterohet duke u tallur.
      Eshte normale ,pune shqiptaresh si do e tregojme veten qe jemi fundi dhe llumi i europes.

      1. am says:

        Ahahaha. Te ka paska marre malli per berishen o i mjere. Ta paskan bere koken pordhe me lajme te qytetarit dixhital.

  2. Tani says:

    Z. Baze une lexoj pothuajse cdo editorial tuajin. Arsyeja e leximit eshte sepse keni nje PENE te mpreht per te trajtuar problemet aktuale.
    E lexova rastin e mesiperm kur ju mbyllen emisionin por mund te hapeni YouTube online emision kritike brenda lojes politike.
    Gazeta online + nje emision kritik online dhe ta Link-oni me gazeten tuaj ju bene gazetarin me te ndjekur, sepse keni talent ne trajtimin e problemeve.
    E respektoj penen tuaj
    Me respekt
    Tani

  3. Qerim says:

    Po pse mo Mero, kujton ti se Sandri dhe Irfani do lene bythe pa lepire ler interesat e tyre…. skema dihet…
    Nja tre miaj opozitare me projekte e kerkesa per leje e koncensione ne zhep, sa ju hapet drita jeshile marrin firmat dhe hopa te preri i qeverise…. dihet pazari
    Nje kanal pro qeveritar nje kanal opozitar… Klani pro ABC kundra…

  4. Met Allkurti says:

    Po pse qan i hallin Berisha Frangajt? A nuk e ka grure Frangaj edhe me Ramen,qe i ka dhene gjithe nje lagune te tere. Nese Frangajn e duan te dy,atehere Rama dhe Berisha bashkepunuakan, dhe nuk vdesin kurre politikisht.

  5. Drini says:

    Si duket pronari i News 24 kur shikon qe gazetareve te tij u del boja i largon. Dhe kemi fenomenin e klonimit te gazetareve sipas nje modeli. Merr rastin e Krastes. Ai Krasta qe ishte vetvetja ne emisione, kur u shfaq te Njuzi u transformua ne nje Yll Rakip. Te shohim se çfare do ndodh me Ballen, a do na i çoje edhe ai zorret si Krasta.
    Publiku shikues nuk do tia dije se kush esht surrati qe del ne televizor, po nga ajo ça ata thone. Te News 24, Ora gazetaret i detyrojne te ftuarit ne menyre kercenuese te shprehen ne nje linje me mendimet e moderatorit. Ky quhet dhunim i mendimit te te ftuarve nga ana e drejtuesve si rasti i Zhejit, qe i sheh me neveri ata te ftuar ne panel qe shprehen ndryshe nga ai.

  6. uskania says:

    Gazetarët i përcakton ekonomia e tregut. Po qe se nuk ke shikues ose lexues largohesh, sepse nuk thith reklama.

  7. marjani says:

    tv eshte me shume e shikuar nga shqiptaret jo te gjithe kane perballje ekonomike per te ndjekur gjithshka si dhe sa duan dhe per ate kohe ishte gati i pa mundur informacioni se berisha te ndiqte e te diqte pa meshire si legen qe esh marre dhe me foshnje I pa meshirshem deri ne shfarosje fisesh e familjesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje