Champions, Cristiano Ronaldo bën premtimin e madh për bardhezinjtë

29 Gusht 2019, 21:30Sport TEMA
Champions, Cristiano Ronaldo bën premtimin e madh për

Në sezonin e parë, kampioni portugez dështoi, por sot ka nisur aventura e radhës në arenën ndërkombëtare për kampionët e Italisë.

Shorti ka vendosur Juventusin në Grupin D, përballë Atletico Madrid, Bayer Leverkusen dhe Lokomotiv Moskë.

Shorti është i vështirë, por çdo short është i vështirë, pasi nuk ka rivalë të lehtë.

Gjithsesi, unë kam besim te skuadra ime dhe mezi pres të nisë ky sezon i ri në Champions”, tha Ronaldo.

Duke folur për sezonin që sapo ka nisur, portugezi shton:

Kampionati nisi mirë edhe pse ndeshjet e para janë gjithnjë të vështira. Kemi një trajner të ri, një sistem të ri loje. Fituam ndeshjen e parë dhe rritemi hap pas hapi. 

Champions? Ka shumë ekipe që mund ta fitojnë, por ju premtoj se këtë sezon do të bëjmë një paraqitje shumë të mirë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje