Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi mafioz i ish-policit, 26-vjeçarit Santiago Malko, i cili mbeti i vrarë pas një sulmi me breshëri plumbash dy ditë më parë në zonën e Xhamllikut në Tiranë.
Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në automjet e Malkos, Policia nuk ka gjetur asnjë send të paligjshëm, por me rëndësi në gjetjen e indicieve të radhës për zbërthimin e krimit, janë dy aparatët celularë të viktimës, tashmë të sekuestruar për të zbardhur komunikimet e tij të fundit.
Po ashtu, Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të lavazhit afër vendngjarjes, që ndihmuan në zbardhjen e plotë të dinamikës së krimit.
Sikurse është raportuar më herët bazuar në njoftimet e Policisë, Malko ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij tip “BMË X5”, kur një furgon me ngjyrë të bardhë i ka zënë pritë e ndërsa dy persona e qëlluan me breshëri kallashnikovi nga një automjet tip “Mercedez Benz”. Ish-polici për pasojë ka humbur drejtimin e mjetit që është përplasur me murin e një lavazhi.
Më pas atentatorët i janë afruar automjetit të Malkos, për të qëlluar ish-efektivin me plumb në kokë, duke e lënë të vdekur në vend. Pak orë pas ekzekutimit mafioz, në një makinë të djegur në Ferraj u gjet edhe një armë e llojit kallshnikov, që dyshohet se u përket autorëve.
Ndërkohë, Policia ka identifikuaur një prej personave që dyshohet se mori pjesë në atentat, shtetasin me iniciale D.A., i cili është shpallur në kërkim. Paralelisht, ditën e djeshme u shoqëruan dhjetra persona që dyshohet të kishin lidhje me atentatin ndaj ish-efektivit.
26-vjeçari” ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si “bosi” i lojërave të fatit. Malko ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit të 2018-s, kur ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në zonën e ish-Bllokut, pas një përplasjeje me armë.
Gjithashtu, ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh.
Malko kishte përfunduar kursin për Patrullë të Përgjithshme dhe ka qenë pjesë e kësaj strukture në Policinë e Tiranës vetëm për 3 muaj, nga ku u tërhoq vullnetarisht.
Thone per kete qe kishte ndryshuar dhe ishte bere myslyman i mire. Ky kishte dy femije me te madhin nja tre vjeç. I bie qe kur eshte bere me femije te kete ndryshuar per mire. Po ç’ mire zeza me sherre ne 2016, i perfshire ne vrasje ne 2018. Tamam që të lë pershtypjen qe ishte bere besimtar i devotshem. Ky iku tani. Ishallah po kapin ata mafiozet qe jane ne arrati.
Policia duhet te vere postblloqe ne rruget dalese nga Tirana. Nuk eshte pune me keta kriminele qe zhduken pa lene gjurme. Sapo policia dyshon duhet te ndaloje dhe kontrolloje këdo. Vetem keshtu ne te tjeret do ndihemi te sigurt.
Ke fusni ne Akademine e Policise? Rahmet, por ky ngjaka si pusht. Dihet ai muhabet, po vrave, do te vrasin…..
Po telefonata ????? Mos is fusni kot me titujt…