Ish kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, Fatmir Xhafaj, ka përshëndetur emërimin e Matthew Palmerit në detyrën e Përfaqësuesit të Posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.
Përmes një shënimi në rrjetin social ’Twitter’’, Xhafaj u shpreh optimist se zëvendësndihmës sekretari amerikan do të kontribuojë shumë në instalimin e Reformës në Drejtësi, intensifikimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Caktimi i Matthew Palmer si Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, është një lajm shumë i mirë jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin, për forcimin e bashkëpunimit, dialogut dhe sigurisë rajonale.
Faleminderit Departamentit të Shtetit për rritjen e vëmendjes për rajonin dhe për Shqipërinë në këto momente kritike.
I bindur se kontributi i z.Palmer në Shqipëri do të vijë duke u forcuar veçanërisht për konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe reformës në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ka qenë kënaqësi e veçantë të ndaj me të shqetësimin për këto tema gjatë vizitës sime në Washington, në mars 2018 dhe të shoh te ai interesimin dhe kujdesin e veçantë për integrimin e shpejtë në Bashkimin Evropian të Shqipërisë.
Suksese z.Palmer në këtë mision shprese për rajonin, për vendin tim”, shkruan Xhafaj.
Më herët, sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka emëruar zëvendës ndihmës sekretarin Matthew Palmer, si të dërguarin e tij special në Ballkanin Perëndimor.
“Në këtë rol, Palmer do të udhëheqë përpjekjet tona për të përforcuar angazhimet diplomatike të Shteteve të Bashkuara në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon si dhe do të përqendrohet në integrimin e vendeve të Ballkanit perëndimor në institucionet europiane”, thuhet në deklaratën për mediat të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Si i dërguar special, Palmer do të udhëtojë për në Slloveni në 1 shtator për të marrë pjesë në Forumin Strategji në Bled. Ai do të përfaqësojë gjithashtu Shtetet e Bashkuara në takimin mes drejtuesve të Vendeve të Kuintit në Bruksel dhe do të marrë pjesë në takime në Vjenë dhe Podgorica, 4-10 shtator.
Mire do beje ti jape shtyse Reformes ne Drejtesi, qe te zgjidhet njehere e mire dhe puna e Babales, sepse ai prokurori Genti prej tij e hengri. Po pse o te mjere Amerikes do ja fusni sic ja fusni ketij populli ingorant ketu e 60 vjet
Moderator publikoje comentin, nese jo atehere sje i pavarur si shtyp
Te vjen per te vjelle, kur nje ish hetues i komunizmit pershendet “armikun” USa dhe i kujton reformen ne drejtesi ahahahha. Po pse more ish hetues USA-t do ja hedhesh ti me Babalen. Iku Luluja qe ju mbante