Një ftesë për shqiptarët opozitarë dhe të inatosur

3 Shtator 2019, 17:06Blog TEMA

Nga Mentor Kikia 

Shqiptarët që mbështesin opozitën, ashtu si krerët e forcave politike opozitare, janë të prerë në qëndrimin e tyre: Edi Rama duhet të ikë që sot nga drejtimi i qeverisë.

Por si do të ikë?

– Me protesta, me dhunë, me zjarr, me gurë?

“Po” – të thonë të gjithë, madje edhe ta vrasim e tërheqim zvarrë nëpër rrugë. Por këtë e provuam, dhe tashmë kjo alternativë është lënë pas, edhe me urdhër nga “lart”.

– Me akuza, me denoncime skandalesh, me konferenca për shtyp?

Këto janë mjete shumë demokratike, por institucioni i dorëheqjes nuk është krijuar ende në Shqipëri.

Nëse ti mendon se krahas denoncimit të skandaleve duhet të punohet për të reformuar edhe sistemin zgjedhor e politik, ushtria e opozitarëve të mërzitur të turren: Çfarë thua more, Rama ore Rama, ai duhet tërhequr zvarrë tani. Si mund të mendosh ti të reformojmë sistemin, kur Rama është gjallë akoma?

Dakord o njerëz opozitarë, me apo pa parti, edhe ju që keni bërë trastat gati për të ikur nga ky vend, por unë nuk mendoj se i duhet vënë flaka vendit sa herë na duhet të largojmë një kryeministër, të korruptuar apo të inkriminuar. Gjithashtu nuk mendoj edhe se, ikja e Ramës do të jetë shpëtim përfundimtar për vendin.

Sepse ne kemi thënë:

Në 1997: Të ikë Berisha e të vijë kush të dojë, ky është e keqja. Dhe ia vumë flakën vendit.

Në 2005: Të ikë Nano e të vijë kush të dojë, se më keq se ky nuk ka. Dhe sollëm me votë të lirë sërish Sali Berishën.
Në 2013: Të ikë Berisha e të vijë kush të dojë, se me keq se ky nuk ka. Dhe sollëm Ramën.

Në 2019: Ta tërheqim zvarrë Ramën, e të vijë kush të dojë, se ky është e keqja e këtij vendi…

Pas 4 ose 8 vjetësh, do të ndezim sërish zjarre për të larguar atë që do të na vijë pas Ramës?

Unë mendoj se nuk është nevoja ti vëmë flakën kryeministrisë apo ta bëjmë kryeministrin qofte. Jo o njerëz të mërzitur!

Ne duhet të protestojmë edhe për të kërkuar ndryshimin e sistemit, që të mos lejojmë më, që ai që do të vijë pas këtij, të bëhet edhe më i keq se ky.

Dhe sistemi ndryshohet duke i dhënë, së pari, pushtet votës tonë. Që deputetin dhe kryetarin e bashkisë ta zgjedhim ne dhe jo kryetari i partisë, si pjesë të PPP-ve.

Përse nuk e ndryshojnë sistemin këta, e keni vrarë mendjen? Sepse u intereson që partitë ti kenë nën kontroll si biznese private.

Ndaj hajdeni ta ngrejmë zërin edhe për vjedhjen e taksave tona, edhe për reformimin e sistemit zgjedhor dhe politik.

7 komente në “Një ftesë për shqiptarët opozitarë dhe të inatosur”

  1. Cna kagjete says:

    Mire e ke,te ndryshojme sistemin!!!
    Te sjellim ate socialist qe aq shume e shajne komunistet qe e ndertuan dhe e mbrojten me friken,me servilizmin dhe duartrokitjet e tyre si karieristi intrigant sali e co.
    Te zevendesojme keta bllokmenet e rinj qe kane miliarda e vila me bllokmenet e vjeter qe e tepruan me pirje kafe…
    Te heqim vokshat,nokat,ndokat ballat e shume hajdute e te veme lenken,e hekuranin e fahriut….
    Gje qe sbehet mentor se u ankuam nga soc dhe sot po ankohemi nga kap…
    Ne shqiptareve vetem ufot mund te na bejne ndonje sistem te ri…

  2. Cna ka gjete says:

    Mire e ke,te ndryshojme sistemin!!!
    Te sjellim ate socialist qe aq shume e shajne komunistet qe e ndertuan dhe e mbrojten me friken,me servilizmin dhe duartrokitjet e tyre si karieristi intrigant sali e co.
    Te zevendesojme keta bllokmenet e rinj qe kane miliarda e vila me bllokmenet e vjeter qe e tepruan me pirje kafe…
    Te heqim vokshat,nokat,ndokat ballat e shume hajdute e te veme lenken,e hekuranin e fahriut….
    Gje qe sbehet mentor se u ankuam nga soc dhe sot po ankohemi nga kap…
    Ne shqiptareve vetem ufot mund te na bejne ndonje sistem te ri…

  3. Taraboshi says:

    Cja ke keputur kot o plako.
    Qe nga fillimii shkrimit e deri ne fund cfare nuk shkruve apo shkarravite ne leter por per asnjeren nuk tregove arsyet e ngritjes se popullit.Cilat ishin te drejta dhe cilat ishin si te ketij viti. Opozitarin duhet ta beni me fakte qe ta keni edhe mbeshtetjen e popullit.Se duke folur kot ne tym si puna e Lulashit. Populli nuk te ndjek.Te gjitha keto veprime janeveten gjoja per te hypur.jo per te ardhur.ne pushtet Luli.i cili nuk ka asnje recete
    per te mbushur mendjen e popullit.Por e ndjekin veten nje pjese cubash keqberes te vendit.zaptues tokash e te tjere qe dojne te bejne sipas deshires se tyre.
    Prandaj ti Kikia duhet te besh me shume zberthime qe te bindesh popullin per te drejten e fjaleve te tua.Duke mos harruar se populli nuk eshte i pa ditur sic e mendon.ndoshta ti.

  4. Mashkullori says:

    Shume drejt e keni shtruar problemin.Eshte paragrafi i fundit,aresyeja perse nuk bien dakort per reformimin e sistemit,…

  5. pak arësye says:

    Shkrimi ishte ne rregull por rruga e zgjidhjes rutine. E di cila eshte rruga e zgjidhjes? Dy jane: 1- opozita ne parlament te insistoje qe te behen ndryshime kushtetuese dhe reformen zgjedhore dhe 2- e me e rendesishmja, krijimi i nje partie me elite intelektualesh, me programe e strategji te ndertuar mire, me pergjegjshmeri e moral sa me shpejte e mundur qe te konkuroje ne zgjedhjet e rdheshme me plot dinamizem e besim tek njerezit. Dhe ne fund dollia per partine dhe shokun Enver: keto parti politike te bojkotohen nga elektorati dhe politikanet e tyre udheheqes ne weting.

  6. pak arësye says:

    Shkrimi ishte ne rregull por rruga e zgjidhjes rutine. E di cila eshte rruga e zgjidhjes? Dy jane: 1- opozita ne parlament te insistoje qe te behen ndryshime kushtetuese dhe reformen zgjedhore dhe 2- e me e rendesishmja, krijimi i nje partie me elite intelektualesh, me programe e strategji te ndertuar mire, me pergjegjshmeri e moral sa me shpejte e mundur qe te konkuroje ne zgjedhjet e rdheshme me plot dinamizem e besim tek njerezit. Dhe ne fund dollia per partine dhe shokun Enver: keto parti politike te bojkotohen nga elektorati dhe politikanet e tyre udheheqes ne weting. Degjoni dhe veproni!

  7. betixho says:

    JO! zoti Kikia,ndoshta je i pa ndërgjegjshëm apo e shtron qëllimisht gabim problemin.Por është gabim kapital ky i joti në raport me të vërtetën.
    Duhet ta ndash nëse je vëzhgues kritik i hollë.Në tre rastet e para PO! populli atë kërkesë kishte.Të ikin e mos të vinë më.
    Në rastin e katërt,rasti Rama Pra! Partitë e Opozitës janë “O të iki Rama, o s’ka”.JO! Populli.Bile edhe populli i Opozitës është i dyzuar.Nëse se ke lexuar këtë te populli,nuk e kë aparatin e radiografisë mirë.
    Sa për gabime,Rama ka plot.Por gabimet zgjidhen me vota,vetëm me vota dhe sipas afateve kushtetusese.populli e ndan jo JUVE.
    Sa për atë 85%-in e keni bërë sallatë,dhe po i bëni keq zbulimit të së vërtetës.Ti e di Kikia ,se e vërteta është objektiv.Sa më e qartë të jetë e vërteta,aq më mobilizues është kapja e objektivit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje