Ilaçi i Edi Ramës kundër strategjisë antisistem të opozitës!

31 Gusht 2019, 18:48Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Edi Rama duket se e ka gjetur përfundimisht kurën politike, për tia kundërvënë strategjisë antisistem të “Opozitës së Bashkuar”. Përballë qasjes së paprecedentë të një grupimi opozitar partish dhe liderësh që kërkojnë të shpikin rregulla “alla shqiptarçe” të lojës, duke injoruar përfaqësimin e vullnetit politik të shqiptarëve të shprehur me votë, ilaçi është “demokracia direkte”.

Le ta shpjegojmë pak më thjeshtë dhe pa dorashka këtë që po ndodh e pritet të ndodhë pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, në sistemin pluralist, politik e demokratik të Shqipërisë.

Partia Socialiste ndodhet prej 6 vjetësh në krye të qeverisjes së vendit, pas fitoreve të saj me votë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 2013 dhe ato të 2017. Në 2 vitet e fundit, mazhoranca e udhëhequr nga Edi Rama e kontrollon e vetme pushtetin ekzekutiv dhe atë legjislativ. Ndërsa Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kontrollonin deri dje, pushtetin e drejtësisë i cili në një sistem pluralist e demokratik normal, presupozohet që të jetë i pavarur duke kontrolluar dhe mbajtur në ekuilibër, dy pushtetet e tjera.

Pushteti i drejtësisë ka qenë kollona më e kalbur e shtetit shqiptar në këto 30 vitet e post komunizmit. Ky është një fakt i pranuar gjerësisht si nga raportet e specializuara të institucioneve ndërkombëtare, ashtu dhe nga qytetarët shqiptarë që e mbështetën në masën 95%, reformën e thellë që Parlamenti miratoi më 22 korrik 2016, në këtë fushë.

Thelbi i Reformës në Drejtësi është heqja e këtij sistemi nga kthetrat e liderëve politik dhe trupës së korruptuar e kriminalizuar të prokurorëve e gjyqtarëve dhe rikthimin e saj, në duart e profesionsitëve. Tashmë drejtësia e re që po ringrihet nga e para në Shqipëri, është nën garancinë e Kushtetutës dhe monitoruar nga SHBA e BE. Gjë që siguron shndërrimin e pushtetit të drejtësisë në një pushtet të pavarur, si garante e paanshme e sistemit politik e demokratik të vendit dhe besimit të qytetarëve.

Në këto kushte, edhe nëse do të donin; as Edi Rama, as PS e as mazhoranca e saj, as nuk mund ta zhbëjnë, as nuk mund ta tjetërsojnë dhe as që mund ta komandojnë dot drejtësinë. Ndërsa Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kur e kuptuan se e humbën përfundimisht ndikimin dhe kontrollin mbi pushtetin e drejtësisë, e radikalizuan në ekstrem aksionin opozitar. Nga frika se ora e drejtësisë së vërtetë po troket dhe ata nuk kanë më imunitet për krimet dhe korrupsionin e 30 viteve të fundit. Ky është thelbi i krizës së sotme të “Opozitës së Bashkuar”.

E vetmja mundësi që u mbetej në këtë situatë, ishte që ta kthenin mbrapsht, rrotën e reformës në drejtësi. Për këtë u duhej medoemos që të riktheheshin në qeveri dhe të kishin mazhorancën në Parlament. Duke qenë se nuk e kishin mbështetjen e duhur popullore për ta fituar me votë, kërkuan që ta fitonin pushtetin në tavolinë. Nëpërmjet “revolucionit” të molotovëve të udhëhequr nga kauza: Ose ikën Edi Rama, ose shkrihet opozita!

Edi Rama nuk iku. Ndaj, tani na mbetet që të shohim se çfarë do të ndodhë, me opozitën. Derisa ajo të mendohet, qytetarët që kishin votuar për të, ka mbetur pa përfaqësim në Parlament e pushtetin qëndror, e së fundi edhe në pushtetin lokal. Kjo as nuk është parë, as nuk është dëgjuar dhe as nuk ka ndodhur kurrë në historinë e demokracive moderne të botës së qytetëruar. Sigurisht që herët ose vonë, realitetet opozitare që po lindin e do të lindin do ta rikthekmë normalitetin pluralist në vend.

Por deri atëherë, qytetarët shqiptarë pa dallim bindjesh politike dhe qasjesh elektorale, duan punë. Duan shërbime. Duan ligje. Duan rregull e rregulla. Duan norma dhe gjithçka tjetër, për një jetë normale në një sistem politik e demokratik funksional për të gjithë. Në kushtet kur opozita e ka braktisur “demokracinë përfaqësuese” duke i tradhëtuar votuesit dhe mbështetësit e saj për hallin personal të katërshes së lidershipit të vet, ka vetëm një rrugë: Aplikimi në praktikë i “demokracisë direkte”.

Ajo është një formë e demokracisë në të cilën njerëzit vendosin për iniciativa politike të drejtpërdrejta. Në “demokracitë përfaqësuese” njerëzit votojnë për deputetë, këshilltarë dhe kryetarët e bashkive. Më pas janë ata, që e ushtrojnë pushtetin që u delegohet me votë. Ndërsa në “demokracitë direkte”, është populli ai që vendos mbi politikat dhe vendimet, pa ndonjë ndërmjetës. Dy kolonat mbi të cilat ecën dhe funksionon “demokracia direkte” janë: Demokracia komunikuese dhe demokracia pjesëmarrëse.

Zbatimi çdo ditë në praktikë i filozofisës së bashkëqeverisjes me qytetarët nga ana e mazhorancës; portali “shqipëriaqëduam.al” për adresimin e halleve, problemeve dhe zgjidhjen e tyre; komunikimi i drejtpërdrejtë i Kryeministrit me njerëzit në rrjetet sociale por jo vetëm; adresimi dinamik nga çdo ministër, drejtues i të gjitha niveleve dhe kryetar bashkie i zgjidhjeve për shetësimet e njerëzve; ngritja e rrjetit të “Forumeve të Debatit Qytetar” në të gjithë Shqipërinë,- janë disa nga format e ushtrimit të demokracisë direkte sot në Shqipëri.

Këto dhe shumë zgjidhje të tjera në të ardhmen, janë formula për ta injektuar që sot, ilaçin e duhur në trupin e demokracisë së vendit. Ky ilaç i vjetër sa vetë demokracia, është edhe kura më e mirë për ta shëruar sëmundjen që kërkon të përhapë opozita e rrugës, nëpërmjet strategjisë së saj antisistem. E kështu pa u ndalur, “demokracia direkte” do të bëhet bashkudhëtare e pandarë e europianizmit të Shqipërisë, deri në rikthimin e normalitetit edhe të “demokracisë përfaqësuese”.

23 komente në “Ilaçi i Edi Ramës kundër strategjisë antisistem të opozitës!”

  1. Monda says:

    Ekzakt ilac. Duket se politika rames ka ndryshuar dhe njerzit do ndryshojne bashk me te, duket e pashmangshme

  2. rama says:

    Edi Rama eshte kopil. E ka gjetur ilacin sic thot dhe sekretari i tij se cfar duan njerezit dhe bukur e ka bo!

  3. arbenpeco says:

    Analiza perfekt. Bravo.

  4. OK says:

    Po ta lexonte rama kete shkrim me siguri do i pelqente. Sikur ta kete bere ai vet per veten

  5. Elidoni says:

    Bravo Edi Rama!

  6. lleshi says:

    Analize perfekte.

  7. shkrimi says:

    Nje nga te paktat shkrime qe me kane pelqyer kohet e fundit .

  8. Alfred Peza eshte gjeni says:

    Duke na dhene kete permbledhje cfare gjeniu?!??????????? por dhe kohe e humbur!!

  9. drejtesia says:

    Shkrim perfekt analitik

  10. luli mashtrusi says:

    Opozita? Opozita e LESHIT

  11. am says:

    PD bastin e ka vene mbi idjotizmin e shoqerise shqiptare. Ata jane te bindur qe shqiptaret jane shume te ndjeshem ne ceshtjet e moralit dhe prandaj te gjitha akuzat e tyre jane te nje lloji. Emri Edi Rama bashkangjitet me mbiemrat hajdut, kriminel, drogaxhi e arriten sa te shpikin deri llahtare familjare qe mund ti imagjinoje vetem mendja perverse si ajo e Berishes. Problemi eshte qe bemat dhe pasojat e Saliut ne s’kemi per ti harruar kurre, sado te perpiqet ai dhe banda gazmore rrugore. Pikerisht sepse nje nga dukurite e kultures shqiptare, qe deri diku mund ta ndezesh me genjeshtra te habitshme, eshte ajo qe vdekja eshte gur qe s’leviz me nga kujtesa. Jo vetem qe Saliu i ka vene vulen politikes po e gjithe familja e tij s’ka per te pasur ndonjehe shumice fituese ne Shqiperi. Duhet te kalojne shume vite deri sa te ndodhe kjo. Per momentin keta mbeshteten nga shqiperia e keqe dhe e erret.

  12. Vaso Pasko says:

    DO ISHTE E SAKTE TE KISHIT SHKRUAR, ILACI I EDI RAMES KUNDER STRATEGJIS ANTISHQIPERE TE OPOZITES. PER FAKTIN SE ATA ME CDO VEPRIM KAN DASHUR VETEM TE SHKATERROJN. ATA TE PA FUTYR DO KISHIN SHKAKETUAR DEME TE MEDHA NE 30 QERSHOR POR I NDALI VETEM ULTIMATUMI I DONALD TRUMP SE PO TE VAZHDONIN AKTET KRIMINALE DO RREGJISTROHESHIN NE LISTEN E ZEZ DHE MBAS KESAJ DO MERREJ DIKUSH ME ATA DHE JO EDI RAMA.

  13. Monteskie says:

    Zoti Peza, dy kolonat mbi te cilat ecen dhe funksionon “demokracia direkte” jane: Referendumi, nepermjet te cilit populli shpreh preferencen e tij mbi probleme dhe zgjidhje nga me te ndryshmet dhe Parlamenti i cili pas rezultateve reale te referendumit ligjeron ate c’ka populli ka vendosur. I vetmi vend ne Europe ku aplikohet kjo lloj demokracie eshte Zvicra,

  14. Kanan says:

    Po cfare bravo se e shkatrroi vendin me taksa te larta

    1. Pd rrumpalla says:

      Kanan..na thua,j ne cilin shtet te botes taksat jane te ulta, sa per sy e faqe,se larg vendit jetojme prej 28 vjetesh po taksat dhe ketu ku jemi te larta jane dhe prap jetojme dhe I paguajm,po ai vend ishte mesuar :
      Ha Duce, pij Duce ,, dhe si do mbahet nje shtet pa taksa kete vetem shqipot e realizojne ,jane vendi I cudirave, aty dhe 7×7 bejne 42, kur ne gjithe boten bejne 49,prandaj dhe taksat ju dilnin te ulta.ha ha ha

  15. Deri gjahtari says:

    Deri me sot as nje ligj I parlamentit shqipetaret nuk ka gjetur zbatim nderto po’ permendim:”
    Mbrojta e lumenjeve, nga 90ta e deri sot u masakruan, pyjet I shfarosen, moratorimi mbi gjuetine, gjuetia vazhdon me te gjithe mjetet shfarosese, ligji mbi token kush e njeh e shume te tjera penalizohet nje strese e lodhur, drogen kush futon ekush penalizohet prandaj zoti Peza duhet te jeshe me realist

  16. Lul perversi says:

    Kanan djali pa taksa ska shtet dhe pa shtet ska Shqiperi sic e beri rrumpalla.

  17. tironci says:

    Po c’brockollit ky Peza qe as leket e veta nuk arriti ti justifikoje. Harroi ky se cfare po ndodh me SPAK e me nafijet prokurore qe po transferojne e po perpiqen te mbyllin ceshtjet qe e nxjerrin zbuluar sistemin kriminal rilindes. Pale pastaj ky teatri i vettingut ku promovohen lepiresit e pushtetit e perjashtohen te papelqyerit e kundershtaret e padishahut. Me qfash o Mero sa e paguan kete Pezen per pacavure te tilla se ky thoshte qe paguhej shume e ishte lekist i madh. E mire se doren tjeter te parave ia jep Rama po kujdes se po doli perseri zbuluar ky nuk eshte i zoti me te mbrohet.

  18. Katunari i njujorkut says:

    Ilaci i psikopatit qe merr ai vete do ta ktheje edhe populilin ne ate gjendje se flejne gjume gjith diten pastaj ti o gazetar ku merr vesh ti nga jeta vetem mbiemri qe ke do te thote i trashe derr anadollak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje