Dystropia kombëtare dhe mungesa e mjekëve që shërojnë këtë epidemi

3 Shtator 2019, 12:34Blog TEMA

Nga Dritan Hila

Amarildo Pregapuca është një shqiptar i ikur prej 25 vjetësh në Angli, atëherë kur shumica e shqiptarëve gjuante veriun e Italisë.

Mund të konsiderohet sipërmarrës pasi drejton në Londër një brigadë specialistësh të fushës së ndërtimit. Nuk është i përkëdhelur nga fati. Furtunat në Shqipëri i kanë prishur biznese dhe ky ka qenë shkaku fillestar që i ka dhënë rrugët. Tani që është rreth të pesëdhjetave po mendon rikthimin. Ka filluar të presë urat me Britaninë dhe të investojë rishtas në Shqipëri.

Qënia emigrant për një kohë të gjatë i ka dhënë një këndvështrim të ftohtë për ngjarjet. Kështu, nëse i thua që Shqipëria trafikon drogë, të përgjigjet që Anglia ka bërë një luftë me Kinën për drogën e cila njihet si “Lufta e Opiumit”, ku ndër të tjera detyroi një kontinent të tërë të bëhej daulle dhe akoma nuk ka kërkuar falje, kur i tregon për luftën e bandave, të përgjigjet se në Angli vriten më shumë rrugëve por askush nuk merret me ta, kur i tregon për bandat shqiptare që kanë pushtuar Anglinë, të thotë se shqiptarët janë ende fëmijë në këtë fushë pasi bandat angleze të rrjepin të gjallë, ta bëjnë lëkurën daulle dhe të detyrojnë ta blesh e këndosh nën ritmin e saj.

Por në planin makro, ai thotë se kjo zhurmë negativiste që ekziston në vendin tonë, është shërbimi më i keq që i bëhet biznesit me emrin Shqipëri. Askush nuk vjen të investojë në një vend i cili shan veten nga mëngjesi në darkë.

A ka defekt ky vend? Çdo përgjigje me sens është: pafund. Ne kemi probleme të mëdha në trajtimin e resurseve njerëzore; në planet perspektive dhe në strategjitë ekonomike; në administrimin e territorit dhe deri në planimetrinë e qyteteve.

Pabarazia sociale në Shqipëri është e denjë vetëm për vendet e botës së tretë. Në vendin ku asistenca sociale është maksimalisht diku tek 70 dollarë në muaj, në kryeqytet ke dendësinë më të madhe të fuoristradave 70 mijë dollarëshe. Dhe për të kundërshtuar gjithë këtë ç’ekuilibrim të shoqërisë, shqiptarët kanë zgjedhur të ikin. Dhe përveç kësaj edhe të shajnë.

Vendi ynë është në një fazë kur dystropia (fenomeni që i shikon të gjitha gjërat negativisht) është kthyer në epidemi. Dhe kjo epidemi po tregon se ne nuk kemi fare mekanizma imunitarë që ta luftojnë, që në këtë rast është ajo që quhet elitë.

Personalisht mund ta kuptoj një punëtor që vetëm shan dhe ankohet madje del edhe në protesta të dhunshme. Por nuk mund ta kuptoj një mjek që ndjek të njëjtën vijë sjelljeje. Kush i ka penguar mjekët që të kenë organizatën e tyre, qoftë kjo sindikatë, shoqatë apo korporatë? Pse nuk organizohen të krijojmë mekanizma mbrojtës kundër gerontokracisë apo klanizmit?

E njëjta gjë vlen edhe për pedagogët. Të gjithë sot shajnë sistemin arsimor. Por kanë qenë këta pedagogë që kanë bërë suportin e atyre që sot i quajmë baronë të sistemit dhe e mjelin financiarisht. Dhe është e pakuptueshme sesi këta zgjidhjen e gjejnë tek e shara dhe jo krijimin e mekanizmave imunitarë. Janë ata që kanë kërkuar mbështetjen e politikës për të krijuar principtat e tyre dhe që tani shajnë pse janë në këtë gjendje.

Epidemia e ikjes ka përfshirē gjithë Ballkanin Perëndimor. Kjo është e kuptueshme për Serbinë që doli nga lufta dhe rrogat pësuan rënie me nga 10 herë; apo për Maqedoninë kompozimi etnik i së cilës e bën të pasigurt perspektivën e saj. Por Shqipëria ngjan e pakuptimtë.

Shumëkush do të përgjigjet se është politika shqiptare që ka hequr shpresën. Politika shqiptare ka përgjegjësitë e veta të pamohueshme. Por kjo ka një mënyrë të rregullohet. Dhe natyrisht jo duke u hedhur nga anija për të kapur bregun tënd me not e pastaj nga bregu i ishullit të shash ata që ndenjën për të shpëtuar anijen dhe pasagjerët e saj. Kjo është burracakëri që nuk ka lidhje fare me kurajën qytetare apo reagimin civil.

Dhe për ta mbyllur me një shembull personal. Në vitin 2006 kur sapo isha kthyer nga shërbimi në Itali, gjeta në Ministrinë e Jashtme një klimë revolte pasi po bëheshin emërime jashtë kritereve ligjore dhe sipas preferencave partiake. Ju propozova nja dhjetë kolegëve të mi që të bënim një sindikatë e cila do të mbronte ligjin dhe individët. Në tavolinën e kafenesë të gjithë u treguan entuziastë.

Pastaj, një e nga një dredhuan në nënshkrimin e aktit themeltar. Mbeta vetëm unë dhe një koleg. Pas kësaj as më dhimbsej njeri kur i hanin hakun. Kishin zgjedhur të bënin pazaret e tyre dhe dihet që në pazar fiton më i forti. Ndaj edhe shqiptarët nëse duan të bëjnë një vend perëndimor, duhet të ndjekin rregullat e tyre. Evropa nuk është bërë kjo që është nga qaramanët por nga kurajozët që kanë luftuar për të drejtat e tyre. /dritare.net

18 komente në “Dystropia kombëtare dhe mungesa e mjekëve që shërojnë këtë epidemi”

  1. Ono says:

    Tani ke ca kohe qe je kthyer vegel e Rames….se mbush plencin sdo te thote qe njeriu eshte i kenaqur….po ikin intekektuale tani jo muratore si Amarrildoja….ikin se nuk i ve njeri ne drejtim dhe o duhet te vjedhin o vdesin me ato rroga…pyet me shume Tani

  2. USA says:

    Nuk kuptohesh o njeri. Europa sipas teje eshte bere dmth funksionon Rregulli dhe jo bandat o Hilamgjithe dashamiresin te paska pare Italia Po si nuk mesove pak. Mos u habit me Mjeket e Ndershem Shqiptare punojne dhe atje ku nuk ta pret Mendja po jo ne Shqiperine e Rrumpalles berishes mbetet vetem te Vegjetojne.

  3. muci-muci says:

    Z.Hile(a) ne Shqiperi filloi nje fushate diskriminimi kunder mjekeve, sikur ato ishin jo vetem me te korruptuarit por edhe te pa-afte gjthashtu…
    Nderkohe qe kriminelet “qarkullojne” lirshem neper Shqiperi, filloj edhe burosjaJ e mjekeve me akuza “mjekim i gabuar ” duke e vleresuar kete hetuesit injorante…
    e fundit, jane me te diskriminuarit financiarisht… 1 specilaist paguhet 450Euro/muaj(neto) …turp i madh
    1 hidraulik vjen per 1 sherbim te vogel dhe te merr 20Euro minimumi
    jam dakort qe 3-4 shefa sherbimi jane te korruptuar por kurre mjeket…qeveria filloi fushate kunder tyre , e kuptoj gabimin dhe u terhoq por eshte vone…
    prandaj mos u merr me mjeket por shiko gazetaret dhe pasurite qe kane krijuar ato …1 prej tyre je ti,vete ke postuar shifren qe kishe blere vetem 1 frigorifer…mjeket qe largohen jane Shqiptar dhe kane po aq drejte biles me shume se ju per te folur per shqiperine…u larguan sepse soji juaj i detyroj.. turpi tjeter kur suksesin e tyre atje doni qe ta “privatizoni” ju ketu…

  4. John says:

    Futja kot o rrumpalla berishes keni 30 vjet qe beni sikur dhe shani angline e cercillit !

  5. SHENDETESIA ESHTE PRIMARILY says:

    Edhe juve DRITAN HALE JU KA INFEKTUE KEQ MERO GELBAZA KELLIRA PREJ SE KA FILLUAR ME TA FUT KARIN NE BYTH, KJO VJEN NGA KARI I QELBUR E MERO GELBAZA SE E KA FUT NE BYTH TE TAULANT BALLES ELVIS ROSHIT TOM DOSHIT SKENDER MINXHOZIT SOKOL BALLES ASTRIT PATOZIT ETJ ETJ

  6. Shqip says:

    Allahile o Hile, kam degjuar per distopi apo distrofi.
    Po DISTROPIA nuk ekziston. Sado te mundohesh ta shkruash (dystropia) ne latinishten apo anglishten qe ti nuk i njeh dhe e ttegon kete qe ne titull.
    E me behet qejfi qe ti ne keto utopite tua negative si gjithmone ia fut kot.

    1. Flm says:

      O Shqipo,
      1- dis-tropi = (tropi) menyr (dis) e veshtir.
      2- dis- strofi = (srtofi) ndryshim ose kthim (dis) i veshtir.
      3- dis-topi = (topos) vend (dis) i veshtir.
      4- …. etj.
      Jane Greqisht.
      Sa do qe e shani gjuhen dhe Ethnosin Grek, perseri aty ktheheni … eshte e pa shmangshme.

  7. Kellira says:

    Keshtu e rrezoi babai i ketij komunizmin

  8. Kellira says:

    Keshtu e rrezoi babai i ketij komunizmin. Me sindikate

  9. Trapez says:

    Mos ke ngatru dystropine me dystopi mo lila?!

    1. cuf dabjoni says:

      e drejte. quhet dystopia ose distopi

  10. JAM MALOK says:

    edhe po te tentojne te krijojne sindikate, fillojne sulmet ndaj tyre…
    ne fillim, tentojne t’i manipulojne dhe nese nuk munden athere fillojne presionet…
    i largojne nga puna jo vetem ato por edhe familjaret e tyre…
    presioni i “bukes se gojes” vazhdon akoma ne Shqiperi…
    ti dhe bashkeshortja jote do t’i quani njerez te Berishes-Bashes-Kryemadhit etj atj sipas direktivave qe merrni thjesht dhe vetem per interes privat sepse ate publik as qe behet fjale te mbroni…
    e ruajtem imazhin e Shqiperise per 50 vjet, imazh qe po kerkoni te krioni edhe sot…kohet kane ndryshuar dhe zgjidhja eshte vetem duke thene te verteten ashtu sic eshte dhe jo sic deshiron ti dhe soji yt…

  11. nk says:

    MENDOJ, PRA GJALLOJ.

  12. nk says:

    MENDOJ, PRA GJALLOJ.

  13. Atdhetar says:

    dysmorphic disorder, distorted vision etj etj
    Crendesi ka termi qe eshte perdorur, mund edhe ta debatojme gjate kete por rendesi ka fenomeni qe po ndodh dhe qe po rrezikon vet ekzistencen e kombit tone.
    Niveli i komentuesve ketu eshte shume i ulet. Njerez te ceket qe vazhdojne analizojne vogelsirat. Shpresoj qe lexuesit te jene te shumte dhe te kuptojne problemin e madh qe po parashtron Z. Hila.

  14. Kampino says:

    Sipas ketij pilafit, perendimi eshte ne pike te hallit, akoma me keq se Shqiperia. Mjere ata qe rrojne ne perendimi, te gjithe ua qajne hallin dhe asnje kembe njeriu nuk deshiron te jetoje ne angli. Kesaj i thone te dalesh e te lehesh kot, hej dreq o pune.

  15. Flm says:

    O Shqipo,
    1- dis-tropi = (tropi) menyr (dis) e veshtir.
    2- dis- strofi = (srtofi) ndryshim ose kthim (dis) i veshtir.
    3- dis-topi = (topos) vend (dis) i veshtir.
    4- …. etj.
    Jane Greqisht.
    Sa do qe e shani gjuhen dhe Ethnosin Grek, perseri aty ktheheni … eshte e pa shmangshme.

  16. FLUTURA says:

    Shume e vertet!
    Ne shqiptaret mbetem duke bere uf e buf. Te gjithe mendojne se mund te jene shefa, ministra, shume te zote…por jo per pune…per te vjedhur…prandaj kur nuk vjedhin dot, ikin “per nje jete me te mire”, po pra para te shpejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje