Sulmi ndaj mediave, fundi politik i PD

2 Shtator 2019, 13:58Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Gjëja e vetme që ka bërë Lulzim Basha (dhe që do të kujtohet gjatë) nga koha    kur  “fitoi” postin e kryetarit të Partisë Demokratike, ishte futja e stilit majtist të qarkoreve. Prej  2013  deri  sot, PD punon  vetëm  me “qarkore” madje  shpesh edhe  pa simbolikën  e saj partie,  dhe  ato nisen edhe drejt  degëve në rrethe  për “protestat  popullore”, për pagesa  autobuzësh, pagesa të tjera protestuesish, dhe deri  për bllokime rrugësh. Edhe  qarkorja e fundit e Lulzimit,  lidhej  sërish me sulmin  ndaj  medias, duke  urdhëruar ndjekësit e tij  nga Tirana  deri në rrethe, të “përbuzin dhe  urrejnë  mediat që i shërbejnë  qeverisë dhe kryeministrit Rama”.

Sulmi  ndaj medias ka qenë dhe mbetet fundi politik i çdo partie në çdo vend demokratik. Vetëm  në diktaturën e çdo ngjyrimi , mediat i binden qeverisë, i binden kryeministrit, i binden presidentit, i binden strukturave ushtarake dhe policore, por në demokraci  kurrë. Por  duket se pamundësinë për të arritur bashkëpunim  institucional mes Partisë Demokratike dhe medias, pamundësinë për të qenë bindës ndaj shqiptarëve me ide dhe programe shpresëdhënëse për të ardhmen, dhe më keq akoma, mentaliteti stalinist i trashëguar në atë parti, sipas të  cilit “bindu ose të bind unë”, Lulzim Basha kërkon t’ja faturojë  medias.

Nuk ka nevojë  një  qeveri  të blejë media, nuk  ka nevojë një kryeministër të blejë media, në  rast se nuk punon, nuk  investon, nuk ka rezultate, nuk  bashkëpunon   dhe nuk  ka transparencë në gjithçka  bën. Sulmi ndaj medias (verbal dhe fizik) ka qenë dhe  mbetet  tipari kryesor i një partie  si PD, ka  qenë dhe mbetet  mjeti  kryesor i cili është përdorur  qysh herët nga eksponentë të saj për të “bindur” të pabindurit dhe ata që kërkonin të ishin vërtetë  të pavarur. Dhe  kjo ka ndodhur  shpesh  në këto  29 vite të tranzicionit të vështirë që po kalon ky vend.

Sulmi  ndaj medias ka qenë  dhe mbetet, mjeti më i sofistikuar i një partie e cila e ka nisur rrugëtimin e saj  politik pikërisht me grushte, rrahje  dhe djegie ndaj  gazetave dhe redaksive, duke krijuar  frikë, ankth dhe terror prikologjik  dhe fizik. Askush nuk i ka harruar presionet ndaj redaksive dhe sulmet  ndaj gazetarëve  në fushatat elektorale pas 1992, askush nuk ka harruar se si ish-shikasit rrëmbenin për “një  sqarim të vogël dhe  formalitet” gazetarët në makinat e tyre, për ti bindur “të mos  shkruanin më për të Madhin”.

Sulmi  ndaj medias, nxitja e urrejtjes  ndaj  tyre, përhapja dhe ndarja e tyre në “tonat dhe të qeverisë” mbetet tipari  i politikanit  të paaftë, i politikanit  që kurrë  nuk ka shanse të fitojë beteja  elektorale dhe  sociale duke bindur, por   thjesht  duke  të  kujtuar  gjithmonë kërrbaçin, arrestimin, burgun. Ka ardhur koha e largimit të kësaj kaste politikanësh, që janë  sa anonimë  aq edhe amatorë  dhe tranzitorë  në  rrugëtimin e tyre  aksidental.

Dhe të tillë ka plot në Shqipëri, në politikën qëndrore dhe lokale, por kultivimi i tyre  bëhet  perfekt  vetëm në Partinë  Demokratike. Lulzim lëre median të bëjë detyrën, të kryejë misionin, dhe mos kërko të “zbulosh” mercenarët në media kur ata i ke vetëm rrotull dhe brënda  partisë  tënde, madje disa edhe në zyrat e mobiluara  “cher”  në  SHQUP.

5 komente në “Sulmi ndaj mediave, fundi politik i PD”

  1. Beni says:

    Kot nuk thone qe Basha e ka kthyer PD ne parti marksist leniniste.

  2. John says:

    Ju te medias me mire thoni na ler Lulezim se pershesh po hame! Qeni ku ha leh! Behet fjale per ato media qe as ndermend nuk e kane te kritikojne ramen e jo me ta investigojne e vene para pergjegjesise.Ps mediave te tilla u duket si kolibe me e mire se ajo e pd neser.Ngaqe e dinj ju te medias qe zgjedhje te parakohshme nuk ka mbani anen e rames deri 2-3 muaj para se te vije basha ne pushtet! Dhe atehere ktheni kursin! Pragmatizem,papergjegjshmeri apo tradjti e intsresit publik , e dinj vete me mire.

  3. vlonjati says:

    Hidhni komentet se late nam apo nuk I hidhni se djjegin.

  4. alma tirane says:

    djali enverit…. lulushi
    e kush me mire se ai i di rendesine qarkoreve o Tema.

  5. I persekutuari says:

    Une e kame vdekje edi ramen po ky eshte idiot budalla te gjitha te keqiat i ka dhe me e keqja eshte se beson ne idiotizmat. E tij une nuk e di qe te dali me budalla se ky qe i pelqen vetja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje