Vetëm 25 vjeç, ish-lojtari i kombëtares shqiptare Arlind Ajeti rrezikon karrierën

3 Shtator 2019, 22:05Sport TEMA

Arlind Ajeti shqetëson shumë, pasi mbrojtësi i Shqipërisë nuk ka gjetur një skuadër në verë.

Lojtari ende nuk ka firmosur për asnjë skuadër dhe me merkaton e verës që është mbyllur në pjesën më të madhe të Europës e ardhmja është me shumë drithije.

Sezonin e fundit mbrojtësi e mbylli me Grasshopersin ku pati jo pak probleme.

Ai nuk ia doli që të mbante skuadrën në elite dhe u largua nga zviceranët.

25-vjeçari mund të qëndrojë pushim për 6 muaj, çka do të sjellë një goditje të madhe në karrierën e tij.

Ajeti ka luajtur dhe në Serie A me Crotonen dhe Torinon, ndërsa ky moment është i pakuptimtë për futbollistin.

1 komente në “Vetëm 25 vjeç, ish-lojtari i kombëtares shqiptare Arlind Ajeti rrezikon karrierën”

  1. Artan says:

    Ajeti ishte mbrojtesi me i mire per Shqiperine ne europian. Nje barrikade e vertete. Me Francen, sapo doli ai, u be goli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje