Pavarësisht marrëveshjeve rajonale, SHBA dhe Shqipëria po përpiqen të përfshijnë ushtrinë e Kosovës në stërvitjen e Kartës Amerikano-Adriatike, e cila do të zhvillohet nga 21 deri në 24 tetor në Shqipëri – shkruan “Vecernje Novosti”.
Sipas të përditshmes së Beogradit, Bosnja-Hercegovina është nën presionin më të madh për të pajtuar pjesëmarrjen e Ushtrisë së Kosovës, megjithëse nuk e ka njohur pavarësinë e saj, raporton Tanjug.
Ushtrimi “Reagimi i Përbashkët 2019” mbahet në kuadër të nismës A-5, dmth Kartës Amerikano-Adriatike, në të cilën janë anëtarësuar Kroacia, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina, ndërsa Serbia ka statusin e vëzhguesit.
Gazeta shkruan se në një përpjekje për të forcuar pavarësinë e Kosovës dhe për të shndërruar forcat e sigurisë së Kosovës në një ushtri të vërtetë, Kosova raportohet se po siguron një prani të saj në A-5, një, siç cilësohet, “derë e vogël e NATO-s”.
Transformimi në Forcat e Armatosura të Kosovës
Një paketë ligjesh për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri u miratua me shumicë absolute të votave në Kuvendin e Kosovës më 14 dhjetor të vitit të kaluar.
Në votim nuk morën pjesë anëtarët e komunitetit serb.
Pakoja e ligjeve përfshin Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Me anë të këtyre ligjeve, Forcës së Sigurisë së Kosovës iu dha mandati të “mbrojë integritetin territorial, qytetarët, pronën dhe interesat e Kosovës”, si “forca ushtarake multietnike, profesionale, e armatosur dhe e autorizuar për të shërbyer brenda dhe jashtë vendit, në përputhje me mandatin e tyre kushtetues dhe ligjor”.
Transformimi i forcave të sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës u mbështet nga SHBA, Britania e Madhe, Gjermania dhe Italia në atë kohë, me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, i cili potencoi të drejtën sovrane të Kosovës për të formuar një ushtri.
Vetem atehere kur Serbia gjenocidiale ta kuptoje se
nje lufte me shqipetaret do ta shkundte edhe vete beogradin, vetem atere serbia fashiste do te sillej si nje “fqinje e mire ” . E vetmja gjuhe qe kupton Serbia gjenocidiale eshte gjuha e forces , sepse nje shoqeri qe bashkepunon organizon dhe merr pjese ne vrasje masive , shperngulje masive si dhe hapje te varrezave
masive dhe nderton rruge, banesa e infrastrukture mbi to eshte nje shoqeri kanibalesh. Vetem atehere kur te dy ushtrite shqipetare te jene ne gjendje te shkelin ushtarakisht kete kepurdhe gjenocidiale serbo-sllave ( ne rast nevoje) vetem atehere kombi shqipetare do te kete paqe ne ballkan . Kjo kerkon investime serioze si dhe nje angazhim mbare kombetare .