Raporti i OSBE, Balla: E thotë qartë, zgjedhjet në Shqipëri ishin demokratike. Rekomandimet, për Kodin Zgjedhor

5 Shtator 2019, 20:14Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se raporti përfundimtar i ODIHR-it, për Zgjedhjet e 30 Qershorit, thotë qartë se zgjedhjet në Shqipëri ishin demokratike.

Në një postimi në Twitter Balla thekson se të gjitha rekomandimet e dala nga raporti përfundimtar i ODIHR-it do të adresohen në Kodin Elektoral.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Raporti përfundimtar #ODIHR për Zgjedhjet e 30 Qershorit e thotë qartë se korniza ligjore për zgjedhjet, ndonëse kryesisht e pandryshuar që prej zgjedhjeve të fundit, siguroi në përgjithësi zgjedhje demokratike. 

Tashmë të gjitha rekomandimet t’i adresojmë në Kodin Elektoral.

1 komente në “Raporti i OSBE, Balla: E thotë qartë, zgjedhjet në Shqipëri ishin demokratike. Rekomandimet, për Kodin Zgjedhor”

  1. MH says:

    Zgjedhjet ishin “demokratike” sepse diplomacia prendimor me ne krye USA dhe BE donin me cdo kusht te kryhen qe te mos bahesh pengese per vashdimin e rreformes ne drejtesi.Kuptohet ishin kryer shume shpenzime.Nese zgjedhjet nuk do kryheshin sot do ishim shume kohe mbrapa qellimit per krijimin e SPAK-ut dhe BKH-s.Mbas perfundimit te krijimit te ketyre dy organizmave njikohesisht dhe te Gjykates kushtetues ku kjo e fundit do te vlersoje zgjedhjet e 30 qershorit nese ishin te drejta apo jo.Dhe si perfundim.Kjo gjykate do te vendosin per zgjedhje te parakoheshme si per ato te pushtetit qenderore ashtu dhe per ate lokal.Ku ka mundesi te behen ne nji dite te dy zgjedhjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje