Ben Arfa zgjodhi të mbetet pa ekip: Janë si femrat...

6 Shtator 2019, 10:33Sport TEMA

Në përgjithësi, kur një lojtar me aftësi të mëdha mbetet pa kontratë, skuadrat vihen në radhë për të folur me menaxherin e tij dhe për ta siguruar pa paguar (pothuajse) asgjë.

Dhe nëse në fillim negociatat mund të jenë pak të komplikuara, në fund, lojtarët dhe menaxherët kanë tendencën të zbuten, sepse askujt nuk i pëlqen të qëndrojë për një sezon në bokse.

Askujt me përjashtim të… Ben Arfa.  Lojtari, i cili ka mbetur pa kontratë, ka thënë se ka refuzuar shumë skuadra, sepse asnjëra prej tyre nuk e ka tërhequr.

Për të nisi një ankand i çmendur: në Itali e kërkuan Fiorentina dhe Sampdoria, në Francë e donte Nice. Të gjitha kanë marrë të njëjtën përgjigje: jo.

Janë të shumtë ata që kanë pyetur veten pse i ka refuzuar këto oferta dhe ai e ka shpjeguar arsyen duke publikuar një histori në Instagram.

“Asnjë projekt që më është prezantuar nuk më ka tërhequr. Është si një grua: nëse nuk të ndez, e lë të largohet”, ka qenë mesazhi i francez.

Me pak fjalë, Ben Arfa nuk ka dashur të rrezikojë dhe të “fejohej” me dikë që nuk e njeh dhe që nuk ka, të paktën në sytë e tij, atë diçka më shumë.

Është edhe e vërtetë se zgjedhja për të qëndruar “beqar” për një sezon në moshën e tij (32) mund t’i krijoj ndonjë problem, veçanërisht në sytë e adhuruesve të mundshme.

Edhe pse pothuajse të gjitha e dinë se ai nuk ka një karakter të lehtë për t’u menaxhuar.

Nga ana tjetër, ajo që nuk mund të arrihet është ajo që të tërheq më shumë. Kjo vlen edhe për Ben Arfa, i cili mund të jetë në pritje të një telefonate nga një skuadër në veçanti…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje