VIDEO: Italia përmbys Armeninë, të kaltrit shkëputen në krye të grupit

5 Shtator 2019, 20:30Sport TEMA

Kombëtarja e Italisë hapi rrugën e ndeshjeve për kualifikueset e Euro 2020, teksa në orën 18:00 zbritën në fushë përballë Armenisë në transfertë.

Axurrët nuk dështuan dhe arritën të triumfonin me rezultatin 1-3.

Megjithatë, sa i përket ndeshjes, të kaltrit nuk e patën aq të thjeshtë pasi në minutën e 1 u gjendën në disavantazh pas një kundërsulmi, ku Karapetian mposhti portierin Donaruma.

Por, mesa duket italianët ende nuk ishin futur në ritmin e ndeshjes pasi pas këtij momenti e futën takimin në shinat e duhura.

Në minutën e 28, Beloti ia doli të barazonte shifrat. Sulmuesi i Torinos përfitoi nga një asist i Emerson Palmeiri.

Ndërkohë, në fundin e pjesës së parë, Armenia mbeti me 10 lojtarë pasi Karapetian u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Në fraksionin e dytë, të besuarit e Mançinit ishin superiorë, megjithatë goli erdhi vetëm në minutën e 77 me anë të mesfushorit Pelegrini.

Sakaq, pas tre minutash, Italia shënoi edhe të tretin. Këtë herë Beloti ishte me fat teksa goditja e tij pasi u stampua në shtyllë u përplas në shpinën e portierit armen për të përfunduar në rrjetë.

Deri në fund axurrët prodhuan të tjera raste, por ndeshja u mbyll me rezultatin 1-3. Pas këtij rezultati, Italia fiton ndeshjen e pestë radhazi në grup, duke mbajtur vendin e parë në grupin J.

2 komente në “VIDEO: Italia përmbys Armeninë, të kaltrit shkëputen në krye të grupit”

  1. Aleksander says:

    Salvini CHI?
    HAHAHAHAHAHAHAHA
    Che risata,

  2. Moisi Golemi says:

    Ju dhjefsha fraksionin e dytë dhe axurrët!!! Gazetar idiot!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje