Strategjia e çuditshme e FSHF-së, tenton të mbushë stadiumin si mitingjet e partive

5 Shtator 2019, 11:04Sport TEMA

Të martën e javës së ardhshme, Shqipëria do të luajë kundër Islandës, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Europianit.

Kuqezinjtë do të presin në “Elbasan Arena” përfaqësuesen islandeze, takim mjaft i rëndësishëm për objektivat e ekipit tanë.

Por, problem shqetësues është bërë prania e tifozëve në shkallët e stadiumit.

Prej disa kohësh ata kanë zgjedhur ta ndjekin Kombëtaren nga televizori duke injoruar ofertat e bëra herë pas here nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Së fundmi, institucioni i futbollit në vend ka marrë një nismë duke urdhëruar të gjithë anëtarët e saj, zyrtarë, gjyqtarë apo punëtorë të thjeshtë, të shpërndajnë promon ku ftohen tifozët për të qenë prezentë, shkruan “Newsport.al”.

Duket në fakt si ato thirrjet e partive që në kohë fushatash elektorale organizojnë grupe të ndryshme në rrjetet sociale për të nxjerrë në shesh të “tyret”.

Por a mbushet në këtë mënyrë një stadium me qindra e mijëra vetë? Le të shohim…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje