Perlat Musta analizon Kombëtaren dhe portën: Kemi shanse për pikë, tre “gardianët” japin garanci

4 Shtator 2019, 17:40Sport TEMA

Perlat Musta ka një karrierë të pasur si portier, te Partizani por edhe Kombëtarja kuqezi, ndërsa ka kontribuar edhe si trajner portierësh.

Musta analizon lëvizjet në kampin kuqezi, apo dhe grupin që është ndërtuar me trajnerin Edi Reja.

Në prononcimin që ka dhënë për “Rtshsport”, Perlat Musta, tashmë në rolin e analistit është shprehur: “Harmonia më duket më e mirë se me Panuçin, skuadra më duket në rrugë të mbarë ndonëse ka nevojë për rinovim. Mendoj se grupi gradualisht duhet ndryshuar dhe rinovuar, sepse ka nevojë gjithnjë në futboll për një strategji të tillë”.

Ndeshjet

“Sa i përket Francës është një ekip shumë i forcë, kampion Bote, me lojtarë të mëdhenjë, por futbolli është i pa parashikueshëm. Pastaj Shqipëria ka treguar se sa më i fortë të jetë kundërshtari dijmë t’i përgjigjemi më mirë. Ana psikologjike bën shumë punë, nuk e shoh të pakalueshme Islandën sepse edhe trajneri i ri Edi Reja po fut një frymë optimiste në skuadër dhe nartyrisht që edhe rezultatet nuk do të mungojnë”, – shtoi mes të tjerash Perlat Musta.

Në fund, perlat Musta vlerëson shumë edhe tre “gardianët” që sipas tij janë me të vërtetë cilësorë dhe është “gërshetuar” eksperienca me rininë. “Kombëtarja ka portierë cilësorë. Si Strakosha, Berisha apo dhe Selmani e kanë garantuar portën”.

4 komente në “Perlat Musta analizon Kombëtaren dhe portën: Kemi shanse për pikë, tre “gardianët” japin garanci”

  1. taro says:

    Super analize,me dy rreshta qe zberthen gjithshka.
    Kot nuk ka qene talent Perllati.

  2. Raimond vlonjati says:

    Qenka konplet koqe

    Gardianet sidomos Mavraj esht kot fare , lojtar mbushes topi

    1. ahsahaha says:

      O kar e ka fjalen per portjeret o drru me pre

  3. ahsaha says:

    O kar e ka fjalen per portjeret o drru me pre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje