Nga ARSEN HOXHA
Ashtu si une, jane te shumte ata qe kane shfaqur mendimin se Enea Jorgji, mund te behet nje arbiter shume i mire. Aktivizimi i tij ne disa nga aktivitet futbollistike te UEFA-s eshte percjell me kenaqesi nga te gjithe sportedashesit shqiptare.
Por sado dashamires te jeshe, shpesh ngel i çuditur nga disa vendimmarje te tij. Eshte e natyreshme qe edhe ai, si çdo gjyqtare tjeter ne bote, nuk mund tu shmanget disa gabimeve qe klasifikohen si te natyres njerzore. Per fat te keq, ajo qe perben edhe objektin kryesor te ketij shkrimi eshte se çfare po ndodh ne karakterin e arbitrit Enea Jorgji ?!
Jane te shumta rastet qe Enea, veçanerisht ne vendimet brenda zones se 16 metershit pra ne ato qe shpesh vendosin fatin e lojes, perdor standarte te ndryshme. Madje jo vetem ne ndeshje te ndryshme, por shpesh edhe brenda te njejtes ndeshje ! Krejt ndryshe nga disa prej kolegeve te tjere, Enea ka qene shume i ndjeshem ne ndeshkimin e shkeljeve qe kerkojne profesionalizem te larte, por po ai Ene le pa ndeshkuar me 11 metersh nderhyrje teper brutale te mbrojtesve ndaj sulmuesve.
Nese ato nuk jane te qellimeshme, Enea shkakun duhet ta gjeje tek tersia e veçorive psikike kryesore te tij qe shfaqen ne veprimtarine dhe ne sjelljen e tij, ne vendimmarjet e vendimeve te atyre qe ai dallon ne nje ndeshje.
Ne thelb keto qendrime jane shprehja me tipike e karakterit te nje arbitri. Vetem keto tregojne ne se kemi te bejme me nje arbiter me karakter te forte, te bute apo te lekundur. Per fat te keq Enea i ka shprehur te treja. Por nga nje arbiter i nivelit te larte, ku atij i besohen ndeshjet me te rendsishme, ai duhet te demostroje vetem karakterin e forte dhe te qendrushem dhe asnjehere te kundertin e tij.
Ne ndeshejen Kukesi – Partizini arbitri Jorgji la pa ndeshkuar nje prekje te paster te topit me dore nga ana e mbrojtesit. Dora e mbrojtesi kukesian nuk ishte ne pozicion natyral, por e ngritur larte dhe qe ne thelb zmadhonte hapsiren per te penguar topin e nisur nga sulmuesi ne nje drejtim te caktuar.
Ne ndeshjen Vllaznia – Tirana la pa ndeshkuar nje nderyrje e gabuar e mbrojtesit tiranas ndaj sulmuesit shkodran qe po shkonte ne drejtim te portes. Nderyrja e tij ishte e qellimshme. Mbrojtesi nuk ishte i nteresuar qe te largonte topin i cili ndodhej ne krahe te djathte te lojtarit sulmues, por vrapon majtas prapa mbrojtesit, duke e shtyre ne menyre te dukeshme ate.
Ne çfardo pozicioni qe te ndodhej Jorgji, duket qarte hapesira midis vendendodhjes se topit dhe ajo e lojtarit. Ky ishte nje gabim shume i rende dhe i pa justifikuar per nje arbiter cilsor. Shpesh veprime te tilla mund te klasifikohen lehte, ne ate qe une e kam quajtur si arogance ne vendimmarje. Shiko fotot 1-2-3.
Identik eshte rasti i minutes 94 ku Jorgji le pa ndeshkuar nderhyrjen e gabuar te sulmuesit tiranas ndajmrojtesit shkodran. Gabimi i pare i Jorgjit eshte se ndodhet shume larg prej aksionit, por gabimi me i rendesishem i tij eshte qe edhe pse duket qarte se mbrojtesi i nderhyn nga prapa mbrojtesit shkodran dhe behet zotrues i topit, ai nuk ndeshkohet. Shiko fotot 4-5-6.
Pretendimi per nje 11 metersh te pa akorduar ne favor te Vllaznise nuk eshte i drejte, pasi pengimi i lojtarit sulmues eshte bere jashte zones se 16 metershit. Shiko fotot 7 dhe 8. Une shpresoj se Jogji e kupton qarte mesazhin tim. Ai duhet t’u qendroje strikt parimeve te nje gjykimi te unifikuar, te cilat prej tij kerkojne vullnet te forte dhe vendosmeri per te arritur ne nje gjykim korrekt qe do te thote se ai duhet te demostroje nje karakter te forte dhe te qendrushem. Karakteri i lekundur apo i dobet nuk duhet te jete pjese e nje arbitri cilesor. Ketu nuk flitet per gabime te rastit ( njerzore ), por per standarte.
Ne ndeshjet e tjera
Ne ndeshjen Kukesi – Laçi nuk u dha nje 11 metersh i paster ne favor te Kukesit. Ne nje rast te paster per te shenuar gole, nje sulmues laçian konsiderohet ne pozicion jashte loje padrejtesisht. Sinjalizimi i asistentit ishte i gabuar.
Ne ndeshjen Skenderbeu – Bylis arbitri u gjend ne nje gabim te dy fishte. Ai nuk ndeshkoje me 11 metersh pengimin e paster me trup qe mbrojtesi korçar qe i beri sulmuesit ballshiot?! Por ajo qe nuk eshte aspak profesionale eshte veprimi i tij ne bashkepunimin me asistentin. Ne se arbitri kerkon mendimin e asistentit, ai duhet ta zbatoje ate. Atje eshte shume e pa qarte se çfare ka ndodhur ne ate bashkepunim, por ajo qe ndodhi nuk ishte profesionale.
Si ne rastin e arbitrit ne Kukes ashtu edhe atij ne Korçe evidentohet nje paqartesi e arbitrave per kopetencat e tyre. Puna kolegjiale eshte e rekomanduar, por eshte detyre dhe pergjegjesi e arbitrit qe ai ti mare vendimet ne menyre individuale. Konsultimin me asistentet ai do ta beje vetem ne ato raste, kur pozicioni i tij nuk ka qene i pershtatshem dhe ai nuk eshte i sigurt.
Ka ardhe koha qe arbitrat tane duhet ta kapercejne sa me shpejte kete krize te mos ndeshkimit te shkeljeve te bera nga mbrojtesit ne zonen e 16 metershit. Tre javet e para jane nje bilanc i disfavorshem per ta.
Mos u lodh kot me Enea Jorgjin se eshte i vetmi albiter qe cdo vendim e mer me vetedije. Dhe nuk jane vetem keto vendime te pastra se keto ai i mer i sfocuar ,por ai eshte aq i zoti ta coje ndeshjen atje ku don ai pa ra shume ne sy .Po te shohesh shume ndeshje stili i Jorgjit eshte qe per te arritur aty ku don ai jep faulla te pa qena ne afersi te zones ,ose nuk jep faulla te pastra ne menyre qe te krijohet kundra -sulmi per realizimin e qellimit te tij.Po ta vini re me kujdes ne nje ndeshje te rendesishme kjo behet shume e theksuar deri ne aritjen e qellimit te tije .Eshte nje albiter sa i mire aq dhe i pa fytyre ,sa korrekt aq dhe i pa skrupullt.