Surpriza, Napoli përfshin në listën e Champions edhe Elseid Hysajn

4 Shtator 2019, 10:04Sport TEMA

Champions-i për sezonin e ri (2019-2020) merr formë, me skuadrat që kanë federuar lojtarët në UEFA. Ashtu si të gjithë pjesëmarrësit në fazën e grupeve, edhe Napoli ka paraqitr listën përkatëse në qeverinë europiane të futbollit.

Të gjitha blerjet e reja janë përfshirë në këtë listë nga trajneri Carlo Ancelotti, ndërsa Lorenzo Tonelli mbetet jashtë.

Interesant është fakti se shqiptari ynë, Elseid Hysaj, është përfshirë në listë, edhe pse qëndroi në merkato deri ditën e fundit.

Mbrojtësi ynë kuqezi mbeti te nënkampionët e Italisë, edhe pse dëshira ishte për të provuar një eksperiencë të re, ku mund të kishte më shumë hapësira aktivizimi.

Me federimin në UEFA, trajneri Ancelotti tregon se do rivalitet edhe në të djathtë të mbrojtjes. Për këtë rol, Hysaj do të jetë në balotazh me të porsaardhurin, Di Lorenzo.

Më poshtë, ja lista e plotë:

Portierë: Meret, Ospina, Karnezis.

Mbrojtës: Maksimovic, Manolas, Koulibaly, Ghoulam, Malcuit, Mario Rui, Hysaj, Di Lorenzo, Luperto.

Mesfushorë: Allan, Zielinski, Callejon, Fabian Ruiz, Gaetano, Elmas.

Sulmues: Insigne, Mertens, Younes, Lozano, Llorente, Milik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje