Kombëtarja e Greqisë ka ftuar në ekip një prej talentëve të rinj shqiptar pasi bëri të vetin Fiorin Durmishajn.
Këtë herë bëhet fjalë për mbrojtësin 19 vjeçar Antonio Miço, i cili është kërkuar për t’u bërë pjesë e Greqisë.
Ai luan në të njëjtin ekip me Durmishajn në Greqi me Panionios.
Miço nuk luajti kundër kampionëve të PAOK por ai konsiderohet një talent premtues.
Dëshira e këtij futbollisti është të veshë ngjyrat kuqezi ndaj do të refuzonte ofertën e kombëtares greke.
Megjithatë Greqia do të bëj të pamundurën që të afrojë në rradhët e veta 19 vjeçarin.