Ronaldo surprizohet nga Ferguson, mesazhi prekës i ish-trajnerit

4 Shtator 2019, 11:03Sport TEMA

Cristiano Ronaldo fitoi çmimin si lojtari më i mirë i Portugalisë për të 10-n herë në karrierë.

Surpriza më e bukur e mbrëmjes iu bë nga ish-trajneri i tij te Manchester United, Sir Alex Ferguson.

Ky i fundit e mori CR7 nga Portugalia, e integroi në Angli dhe e ndihmoi që të shpërthente me “Djajtë e Kuq”, mes tyre ka një marrëdhënie të veçantë.

Fjalët e Fergusonit për Ronaldon janë si ato të një prindi për djalin e tij.

“Urime për fitimin e këtij çmimi dhe shpresoj të kaloni një natë fantastike në Portugali. Më vjen shumë keq që nuk mund të jem me ty, por shoh në të kaluarën dhe kujtoj kur ishe 17 vjeç dhe erdhe te Manchester United, sa shumë progres ke bërë si njeri dhe si një futbollist fantastik.

Dua të të them ty, mamasë tënde, familjes dhe fëmijëve të ty: Bravo! Një kënaqësi e madhe për mua që të të njoh, të punoj me ty dhe të shoh progresin që ke bërë si futbollist. Paç fat dhe bravo!”, – tha Ferguson për Ronaldon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje