Nga fitorja ndaj kampionëve të Europës tek mbulimi me para nga Fatos Nano, 15 vite nga suksesi kundër Greqisë

4 Shtator 2019, 19:50Sport TEMA
Nga fitorja ndaj kampionëve të Europës tek mbulimi me para nga

Si sot 15 vite më parë, më 4 shtator të vitit 2004, në Tiranë do të zbarkonte ekipi kampion i Europës, Greqia.

“Helenët” pas një super suksesi historik duke fituar për herë të parë kampionatit Europianin ndaj Portugalisë, do të zhvillonin në “Qemal Stafa” ndeshjen e tyre të parë zyratre për kualifikueset e kampionatit Botëror 2006, kundër kuqezinjve.

Ekipi grek vinte në vendin tonë si favorit kryesore për të marrë tre pikët, por ai takim u kthye në “ferr” për ta – pasi u hasën në një stadium tē mbushur plot e përplot ku mbizotëronte vetëm ngjyra kuqezi dhe për t’ia lënë më pas spektaklin fushës së lojës – ku edhe aty ata qe dominuan ishin djemtë kuqezi.

Një fitore dhe një emocion i jashtëzakonshëm i cili nuk do të harrohet asnjëherë, i vulosur nga dy golat fantastik të Edvin Muratit dhe Adrian Aliajt.

Gëzimi zgjati deri në orët e para të mëngjesit, por ky sukses nuk u festua vetëm në Tiranë, por në çdo vend të botës ku kishte shqiptarë.

Megjithatë, ky sukses do të ishte tragjik për një tifoz shqiptar, Gramoz Palushi, i cili gjatë festimeve në Greqi u sulmua me thikë nga disa tifozë grek duke humbur jetën.

Në atë vit kryeministër i Shqipërisë ishte Fatos Nano, i cili e ndoqi nga tribuna VIP e “Qemal Stafës” e ndoqi nga afër këtë përballje dhe pas ndeshjes i dha një premio të madhe të gjithë skuadrës.

Plot 500 mijë euro ishte shifra qe kryeministri Nano akordoi si shpërblim për atë fitore ekipin kombëtar.

Sot bëhen plot 15 vite nga ai sukses dhe shumë prej futbollisteve të atij suksesi e kanë kujtuar atë fitore përmes disa fotove të shpërndara në rrjetet sociale.

Ndërkohë, në këtë periudhë ekipi kombëtar është duke u përgatitur për sfidat eleminatore të Europianin që do të ketë më 7 shtator ndaj Francës dhe më 10 shtator kundër Islandës.

Sot një nga protaginistët e suksesit ndaj Greqisë, Edvin Murati, në një prononcim ekskluziv për Gazetën TemA, foli për këto dy sfida.

“Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme për Shqipërinë pasi do të përballet me dy kunërshtarë shumë të fortë.

Edi Reja është një trajner me shumë eksperiencë. Afrimi i tij është diçka pozitive për ne. Unë mendoj se do ishte mirë të provonim elemente të ri në skuadër”, u shpreh Edvin Murati.

(Fatjon Baze- TemA)

2 komente në “Nga fitorja ndaj kampionëve të Europës tek mbulimi me para nga Fatos Nano, 15 vite nga suksesi kundër Greqisë”

  1. Feniks says:

    Edi Reja eshte traineri me i pa afte i huaj qe ka patur Shqiperia!
    Me kete trainer nuk besoj se do bejme ndonje gje pervec sigurimit te vendeve te fundit!
    Ndryshe Kosovaqe do te kualifikohet per ne europian!

  2. Raimond vlonjati says:

    Ajo ndeshje esht e gdhendur ne zemrrn e cdo Shqiptari ne Shqiperi e neper bote
    Kur nuk vfiqa ate dite , nuk kam per te vdekur me

    Kombetarja si ajo qe kishim atehere nuk vjen me , ishin te gjithe super lojtare : inteligjente , te paraqitshem , gjigande nga trupi , patriote te pafund ,. Ishin te perkryer

    Te kishin trajner De Biazin qe dinte te bente mbrojtjen ajo kombetare edhe Gjermanine e rifte

    Pastaj golat qe u bene aq shpejt ishin si nje termet kunder grekut ,
    por edhe per ne ishin te pabesueshem per ne

    Por edhe gola super te bukur

    Une po nxitoja me makine rugeve te Detroitit per te vajtur ne nje lokal Shqiptar i nje Tiransi ,qe ta shifja ndeshjen me tifozllek

    Mirepo ndeshja kish filliar .Makinen e kisha pa frena , nje ford i vjeter qe e frenoja me frena dora
    Ishte komplet makine skandaloze..Dhe duke ecur drejt lokalit me mer vellai ne telefon :
    Thote . Gol Shqiperia … U cmenda nga gezim dhe i dhash gaz makines per te vajt tek lokali

    Kur pas disa minutash me merr plaku : Ai thote :Gol Shqipetia
    I them : E mora vesh ore
    Plaku thote : Gol i tjeter

    Aty u cmenda fare, se nuk po i shifja dot golat …ndersa u bene 2
    u hap srmafori , une frenoj me frena ato nuk kapin , ngre frenat e dores , makina ime ecte per hesap te saj
    ja fus nje furgoni ku ishin dy vajza zezake ,. Ato u tremben dhe nuk thane gje ,se une sic duket e shprehja ne fytyre ankthin
    Sa u hap drita jeshike fluturova, harita ne lokal ,
    lashe makinen ne oborin e nje kishe aty prane , ku mora dhe gjobe nga policia me vone ,
    dhe u futa ne lokal e pashe ndeshjen deri ne fund por jo golat , golat i pashe me perseritje .
    Ishte ndeshje e jashtezkoneshme:..

    Jeta na ka dhuruar shume gezime e hidhetime ne futboll,
    Por kjo fitorja kunder Greqise ishte me e bukura e te gjitha koherave ,
    sepse kur je ne emigrim dhe ndjenja e dashurise per Shqiperine behet me e forte ,me djegese

    Kjo eshte tamam Kombetarja qe meriton ti gdhendin rmrat ne murin e stadiumit te Ri ,
    Sepse fitoja me e embel nuk eshte as fitimi i kupes se
    por eshte ,
    Fitorja kunder armikut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje