Disiplina me dy standarte, fali Tiranën por masakron Vllazninë

4 Shtator 2019, 22:00Sport TEMA

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka publikuar vendimet e fundit në lidhje me ndeshjet e javës së tretë.

Interesant ishte dënimi që do t’i jepej Vllaznisë për shkak të katrahurës që ndodhi në ndeshjen ndaj Tiranës.

Tifozët shkaktuan ndërprerjen e ndeshjes me hedhjen e shisheve në fushën e lojës në humbjen ndaj Tiranës.

FSHF dënoi kuqeblu të me 4 ndeshje pa tifozë, ndërsa Tirana një javë më parë u dënua vetëm me 50 mijë lekë për hedhjen e shisheve në ndeshjen ndaj Teutës.

I çuditshëm dhe dënimi i Olsi Teqjes me dy ndeshje për shkak të deklaratave kundër FSHF-së.

Ai tha pas ndeshjes kundër Laçit se janë ndryshuar gjyqtarët një natë para ndeshjes.

Një dënim i tillë aplikohet për herë të parë në Shqipëri.

Vendimet e plota

1.    KF “Vllaznia”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar akte dhune dhe ndërpreje të përkohëshme të lojës, në bazë të Nenit 65/3 dhe Nenit 65/4/b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshja pa tifozë në fushën përkatëse.

Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, urdhërohet pezullimi i zbatimit të dënimit për ½ e dënimit me kusht për një periudhë 6 mujore.

2. Lojtari i KF “Kukësi”, Olsi Teqja, për publikimin e deklaratave kundër interesave të FSHF, në bazë të Nenit 10/1/d. të Statutit të FSHF dhe Nenit 18 të KDS, dënohet me pezullim nga 2 (dy) ndeshje prej aktivitetet futbollistike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje