“France Football”: Tri arsye pse duhet t’i trembemi pakëz Shqipërisë

5 Shtator 2019, 09:46Sport TEMA

Më 7 shtator, prej orës 20:45, do të luhet ndeshja kualifikuese e grupit H, mes Francës dhe Shqipërisë. “Stade de France” do të jetë arena ku kampionët e botës në fuqi dhe kuezinjtë tanë do të “përplasin brirët”.

Një transfertë mjaft e vështirë për Edy Reja dhe të tijtë, të cilëve iu nevojiten pikë në dy sfidat e shtatorit, nëse duan të mbajën gjallë ëndrrën e kualifikimit në “Euro 2020”.

Interesant është fakti se francezët, edhe pse janë favoritë absolutë, e vlerësojnë Shqipërinë.

Më konkretisht, prestigjiozja “France Football”, në numrin e së martës, ka renditur tri arsye pse Franca duhet t’i frikësohet pakëz Shqipërisë:

1. Sepse në vitin 2014, Portugalia u surprizua nga “shqiponjat” dhe kjo fitore pati shumë rëndësi, megjithëse CR7 nuk ishte atë ditë në fushë.

2. Sepse Mërgim Mavraj, ai që pati shënuar golin e barazimit të turpshëm mes dy kombëtareve në ndeshjen e Rennes, është gjithmonë aty.

3. Sepse trajneri Edy Reja është një mik shumë i mirë i mjeshtrit të taktikës Fabio Capello. Do ta kemi pisk, nëse ai i ka dhënë disa këshilla.

1 komente në ““France Football”: Tri arsye pse duhet t’i trembemi pakëz Shqipërisë”

  1. xxx says:

    …..dhe ne perfundim si gjithmone ne minutat e fundit ndodh dorezimi i kombetares tone ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje