Kosova, Berisha dhe Hasani: Çekia është favorite, por ne synojmë tri pikët

5 Shtator 2019, 18:04Sport TEMA

Bernard Berisha është rikthyer në Kombëtaren e Kosovës pas një mungese.

Mesfushori që luan në kampionatin rus me skuadrën e Akhmat Grozny ka folur pas stërvitjes në konferencë për shtyp ku ka deklaruar se është duke kaluar një formë mjaftë të mirë.

“Gjithmonë është kënaqësi të jem pjesë e Kosovës”, tha ai.

“Shpresoj të më jepet mundësia, duke e ditur që nuk më është dhënë në asnjë ndeshje zyrtare.

E kam pritur këtë moment. Trajneri e di që është momenti im. Shpresoj që do të luaj për Kosovën dhe shpresoj që do të arrijmë një fitore”, deklaroi Berisha.

Përkrah Bernard Berishës në konferencën për shtyp ishte dhe  mesfushori, Florent Hasani.

Hasani u shpreh se ndeshjs me Çekinë do të jenë vendimtare për kualifikimin, ndersa i pyetur për debutimin me përfaqësuesen, futbollisti tha se është një vendim që i përket trajnerit Bernard Shaland.

Debutimi me Kosovën? “ Këtë e vendos trajneri, kurse sa i përket mungesave dihet se pothuajse kryesorët na mungojnë, por në ekip kemi edhe lojtarë tjerë që presin të japin kontributin e tyre për kombëtaren.

Kemi kualitet që ta mposhtim Çekinë, edhe pse dihet se është një Kombëtare me përvojë, por me ekipin që kemi besoj se mund të marrim tri pikë. Mendoj se ndeshjet me Çekinë brenda dhe jashtë do të jenë vendimtare për Kosovën”.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje