Shaqirit i mbeti hatri prej shiritit të kapitenit, Xhaka: Nuk e kam problem, le ta marrë ai

6 Shtator 2019, 11:45Sport TEMA

Habiti jo pak mungesa e Xherdan Shaqirit në këtë grumbullim të Zvicrës për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2020, ndaj Irlandës dhe Gjibraltarit.

Fillimisht u njoftua se sulmuesi kishte preferuar të qëndronte dhe të stërvitej te Liverpuli me trajnerin Klop, si një mënyrë për të fituar më shumë hapësira me kampionët e Europës.

Megjithatë, së fundmi siç raportohet nga mediat zvicerane, mungesa e vërtetë e Xherdan Shaqirit është shiriti i kapitenit.

Kapiteni i parë është Stefan Likshtajner, mirëpo me mungesën e mbrojtësit, shiriti kaloi në krahun e Granit Xhakës. Shaqiri preferon të ishte ai kapiteni, ndaj refuzoi thirrjen nga Zvicra.

Ndërkohë, pas këtyre zërave ka reaguar edhe Xhaka, i cili shprehet se të dy janë të rritur dhe mund të flasin për këtë temë. Nëse sulmuesi është i pakënaqur prej shiritit, atëherë ai mund ta marrë atë, pasi për mesfushorin e Arsenalit kjo çështje nuk përbën problem.

“ Nëse shiriti i kapitenit është problemi, atëherë mund të ulemi bashkë dhe të bisedojmë. Jemi mjaftueshëm të rritur për të folur. Nëse është i pakënaqur prej shiritit të kapitenit, atëherë mund ta marrë. Shiriti nuk është i rëndësishëm për mua, dua të jap gjithçka për skuadrën, si me shiritin kapitenit si pa atë”, u shpreh Xhaka.

2 komente në “Shaqirit i mbeti hatri prej shiritit të kapitenit, Xhaka: Nuk e kam problem, le ta marrë ai”

  1. SHKELZENI says:

    DY LEGENAT ZIHEN PER NJE SHIRIT
    ZVICERIANI SHARQIRI

  2. nk says:

    SHAQA, futbollist i MADH, axhami.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje