Trajneri i ri i skuadrës së Luftëtarit është Jorgos Marantas.
46-vjeçari grek, drejton që nga viti 2008, dhe të gjithë karrierën e tij ka qenë në krye të ekipeve inferiore greke.
Disa prej skuadrave që ka drejtuar Marantas janë PAS Lamia, Panahaiqi, Kavala, Trikala apo Panelefsiniakos.
Ekipi i fundit i tij ka qenë Aris Avatou, në krye të cilit ka qenë nga korriku i 2018-ës, deri në shkurt të 2019-ës.
Marantas zë vendin e Klodian Duros tek bluzinjtë i cili u rikthye ne rolin e drejtorit sportiv.