Me fillimin e shpërndarjes së teksteve shkollore më 2 shtator, për sistemin parauniversitar, përmbajtjet e librave vijojnë të kenë probleme shqetësuese për gjuhëtarët.
“Gabimet drejtshkrimore janë një problem teknik, por më shqetëson ana konceptuale, zgjidhja e cila varet nga qendrat kërkimore shkencore si dhe departamentet e universiteteve”, u shpreh studiuesi shkencor, Tomorr Plangerica.
Mungesa e koordinimit mes institucioneve arsimore reflekton gabimet në hartimet e teksteve mësimore për nxënësit. Sipas studiuesit shkencor në Institutin e Gjuhësisë, Tomorr Plangarica ka një mënyrë për përmirësimin e librave shkollorë.
“Duhet të bashkëpunojnë institucionet për të arritur më të mirën”, tha ndër të tjera ai.
Në të kundërt, mësimdhënia në klasat do të vazhdojë të jetë e cunguar, pasi ndërlidhja me anë të teksteve shkollore të mësuesve me nxënësit do të jetë e gabuar. Edhe pse kontributi i hartuesve mund të jetë maksimal.
“Le të merren hartuesit më të mirë të teksteve, pa bashkëpunim nuk do të përmbushet misioni i tyre”, deklaroi Plangerica.
Analfabetizmi në shqipëri ka marë përmasa të tmerrshme .
Ky problem nisi qëkur nisën të dalin “Profesorë” që mezi mbaruan filloren , qëkur Pronarë shtypshkronjash u bënë Analfabetët dhe kriteret për redaktor janë thjesht të dish të lexosh.
Që kur Ministra Arsimi bëhen ata /ato që edhe 8-vjeçaren e mbaruan me mik.
Qeveria DUHET TË VENDOSË KRITERE TË RREPTA PËR ARSIMIN, GJITHASHTU DUHET MENJËHERË TË VENDOSEN KUADRO TË KUALIFIKUAR NË POSTE KYÇE TË MINISTRISË SË ARSIMIT DHE MINISTËR ARSIMI DUHET BËRË DIKUSH QË PËRMBUSH KRITERET SI PSH : TË KETË MBARUAR UNIVERSITET APO SHKOLLË TË LARTË DHE JO TA KETË BLERË DIPLLOMËN.